Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: NË VEND TË URATËS

Shko poshtë

Gjakush Tana: NË VEND TË URATËS Empty Gjakush Tana: NË VEND TË URATËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 7:37 pm

Gjakush Tana: NË VEND TË URATËS Q1289294870_7823
Gjakush Tana: NË VEND TË URATËS

(Asaj që ia fal jetën
por nuk ia pranoj fajsinë !)


U përmbyll kaptina shpresë, dëshpërimi le të rritet
Nga zgavrat e syve të rrjedhë lot e vrer !
Gjithçka - të bëhet vdekje, që më mban në terr!

Si të dal nga makthi ? - Sa herë fal mirësi,
Më lidhën në grykë stinët , që i kam uruar !
Me flakë më kallën , zjarr më kanë dhuruar!

Ka ma keq se hiri i mbërthyer në urnë ?
Mbeta meit ! Jo nuk kam fjalë për shkrim,
- në vend të uratës - më jep mallkim!

Më ndërpreve linjat si orteku shtigjet,
më ngrive damarët n'errësirë me klithmë mbeta,
materje që më grinte helmi n'epruveta!

Vetëm një gjë s'thyhet ! Ajo e ka qëndrimin!
Gjithmonë me mirësi ka bërë shestime rrite,
nga shenjtëria jote - kërkoj rreze drite !

Tani në errësirë , i ngrirë dhe i nxirrë !
Do të hesht e pres çastin që arrin !
- Rrezeshpresa Ti - Dielli që më shkrin...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi