Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana:Cikël poetik dhëmbjeje!

Shko poshtë

Gjakush Tana:Cikël poetik dhëmbjeje! Empty Gjakush Tana:Cikël poetik dhëmbjeje!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 8:15 pm



LIND-VDEKJA JOTE !



( Bijës sime Arianës që ndërroj jetë
më 31 dhjetor 1982 )


Lindja jote mbeti pa uruar
ndër mote që vijnë !
Çdoherë në kujtime - e praruar,
si lulet në saksi kur mbijnë !

Sa shpejt erdhe në jetë
dhe ike pa lamtumirë !
Në zemrën time ka mbetur
hija - e shpirtit tënd - e shkrirë !

Si mundem të ndahem nga ti
kur ndërrimin e viteve festoj ?
Urimin për Ty ! Se di !
Për ku ? E, si ta emëroj ?!

Lindjen tënde - dhjetori
çdoherë e shfaq me borë !
Ndërrimi i viteve për Ty
më mban t' vetmuar çdo orë !

Dhe kurrë s'kam prehje
kur vitet sjellin agime !
Ti mbetesh pëllumb i ngrirë !
Urim i padërguar i zemrës sime...!

13 dhjetor 1983, Shkup


NË PËRVJETORIN E 25 TË ARIANËS !

Akrepët e orës s'lëvizin !
I mbulon heshtja në pafundësi !
Kjo natë e përmortshme - si çdo përvjetorë
më pushton me mall , më gri !

Jam unë babai i përdëlluar
Çfarë hije do të kishe Ti Arianë ?
Lahuria e nusërisë të vezullonte anësisë
e gëzimi të mbulonte çdo anë !

Një çerek shekulli më pushton malli
në ndryshimmote ku të gjej gëzim,
diçka e padukshme më gërryen nga brendia
janë vullkane që shkojnë rrëmbim!

Janë furtuna që më zgjojnë kujtime
dhe Ti bija ime Arianë
një çerek shekull me akull në shkrime
më shfaqesh pranë ! Pranë !

Përpiqem të të shoh a je rritur
në cilin fakultet i vijon studimet !
Dhe mbetem në pritje i tronditur
se ftohtësia ndarje - m'i mbulon krijimet !


ZEMRËS QË S'DO TË AGOJË !


( Nënës sime Xifes )


Fjala jote plot mirësi
ma e ëmbël se nektari,
një buzëqeshje - ma e bukur,
se sa ngjyrat që sjell behari !

Dora jote çelës magjik
që e zgjidh lamshin e gëzimit!
Nga përgdhelja të rriten vrik :
- Nipërit , mbesat e trashëgimit !

Ku e gjete tërë urtësinë
që na fale në jetë uratën,
djersa jote për dashurinë
e theu, e mposhti dhe shtërngatën !

Në çfarë kurore ta mbërthej
zemrën që s'do të agojë ?
Vdekja - Nënë ! Ty të rrëmbeu!
Por, ti mbetesh - Pararojë !

Mbetesh edhe rreze dielli
plot ngrohtësi e shkëlqim !
Rrugëmbara e shtigjeve të jetës
që m'përqafoi në çdo agim !



E botuar në Revistën GËZIMI Nr.8, 01.01.1987, Shkup


NËNA IME!



Ajo ishte shtrirë në spital e lengonte
ne mbremje sa keq erresira pa henë
Vete zemra ime pa ndal lengonte
se kisha dhembje te madhe per nënë !

Ajo me grahma numronte ditët
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami
Kush mund te kuptonte se vitet
na ndanin me mall e me zi!

Dhe, trokiti ai cast , mbeta i vetmuar
pa vellezer, pa motra, si zog ne humnerë,
As nëna e babai më s'ma kanë vizituar
i kujtoj ne shkrime sikur hyjnë ne derë...!




Thirravajë për JU!




(Bashkëshortes sime Lijes

dhe birit tim të ndjerë , binjakut të parë , Sadikut

Qe e humben jeten ne komunikacion me 26 qershor 1995 ! )






Pa Ju këngës i vura pikë,

pikëllimi çdo ditë rritet!



Pa Ju mbeta statujë

e ballsamosur në zemër guri!



Pa Ju verdhësia ma mbërtheu trupin

më thau damari i jetës !



Pa Ju jam cung pa krahë

pa shpirt, pa zemër , pa gjak!



Pa Ju jam bisht lahute

pa tela i përtharë!



Pa Ju! Oh! Pa Ju në jetë i vrarë

shpirtërisht, kurrë i ndarë...!




Revista Vlera , 6- 7 , 1995


Ju lutem ejani !

Ju lutem ejani se s’mundem

vetmia ma mbylli frymëmarrjen!

Djersët e ftohta më gërryen

e vargjet s’kanë fund në domethënie!



Ju lutem ejani se s’mundem

largësia m’ është qepur si rriqër!

Në shpirt e ndjej praninë

tek u qaset me duhmën e shkrumuar!



Ju lutem ejani se s’mundem

Pa Ju si dal këngës as vajës!

Vetmia ma ka mbarsur frymëzimin

për Pirgun e dhembjes!

Ju lutem ejani...!


Flaka, 13 korrik 1995





Atëherë kur hytë!


Me shpejtësi rrufeje hytë

në brendi të zemrës sime,

shqetësimet më lan meit

dhe pyeta : Kush jeni?



Heshtja juaj fliste

qëndrimi statujë e ngrirë aktronte

buzëvdekja si dallgë deti

përmbyti qetësinë!



Ju lutem mos m’i përvëloni

këngët e dashurisë!,

se pastaj më këputen telat

e përthahem si bishti i lahutës!



Dolët! Dhe kurrë më

su pashë të hyni ndonjëherë!

Se atëherë kur hytë pa jetë -

më verbuat...!





Fjalë të pathëna

Thash :

Stinët mund t’ma sjellin shpresën

që iu këput hapi atë ditë,

kur dielli në perëndim rrezatonte

ne thurrëm kuptimin -

për fjalët e pathëna të këngës!



Le të jetë e Diela e parë

apo e fundit

që derdhi shëmtinë e kohës!

Ndërsa e hëna! Oh ! E hëna !

- Nismë e fjalëve të pa thëna...!






Flaka, 13 korrik, 1995

NËNA IME!



Ajo ishte shtrirë në spital e lengonte
ne mbremje sa keq erresira pa henë
Vete zemra ime pa ndal lengonte
se kisha dhembje te madhe per nënë !

Ajo me grahma numronte ditët
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami
Kush mund te kuptonte se vitet
na ndanin me mall e me zi!

Dhe, trokiti ai cast , mbeta i vetmuar
pa vellezer, pa motra, si zog ne humnerë,
As nëna e babai më s'ma kanë vizituar
i kujtoj ne shkrime sikur hyjnë ne derë...!

NËNA IME!



Ajo ishte shtrirë në spital e lengonte
ne mbremje sa keq erresira pa henë
Vete zemra ime pa ndal lengonte
se kisha dhembje te madhe per nënë !

Ajo me grahma numronte ditët
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami
Kush mund te kuptonte se vitet
na ndanin me mall e me zi!

Dhe, trokiti ai cast , mbeta i vetmuar
pa vellezer, pa motra, si zog ne humnerë,
As nëna e babai më s'ma kanë vizituar
i kujtoj ne shkrime sikur hyjnë ne derë...!


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana:Cikël poetik dhëmbjeje! Empty Re: Gjakush Tana:Cikël poetik dhëmbjeje!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 8:33 pm

BABA , MU BË SE THE : MË FAL BIR !


Ti ike befas atë ditë prilli !
Në Prishtine më lajmeruan se je sëmurë rëndë!
E mbylla librin, e lash provimin !
u nisa rrëmbimthi më këmbë !

E gjatë ishte rruga deri në stacion!
Rrugëtimi i autobusit i ngathët si breshka!
Të kisha pasur mundësi të fluturoj
të arrija pranë teje, desha!

Arrita ! Po çka se arrita!
Nuk më fole kur të putha fytyrën e ngrirë !
Vetëm ate shikim të syve të lexova !
M'u bë se me the : Më fal bir !

Kaq arrita të kuptoj në ate heshtje mortore !
Se lotët më mbuluan shikimin tim!
Të ëndërrova me bijtë , i mbaje për dore
Dhe Arianen time! - Të madhin pikëllim!


Më mbuluan rënkimet, qiellin kisha mbi
Po ti nuk më flisje, qëndroje i shtrirë !
Heshtja jote gjithçka më shperndau:
- Tashti, të udheheqish shtëpinë bir!

I derdha mendimet nëper arat që lëvronim
Në mal sa herë shkonim të mbledhim dru !
Ku mbeti sopata, parmenda që levronit
me mendje i solla pranë t'uj vajtu!


Do t'u mungonte i zoti, autori i tyre !
Ai që nëpër shekuj kish shkruar një vepër,
me pikëllime e mundime të një mynxyre
Kërkoj trashegimtar të ketë patjetër!

Po! U rrita unë pas shumë pikëllimeve
Nuk pashë buzeqeshje në fytyre të babait kurrë
Tani me lot prej tundimeve
më mbyt një mall si furrë !


14.04.1988

U pres të vini...!

U pres të vini me buzëqeshje

me zjarrin e urtësisë në shpirt

dhe hapa portën e zemrës

të hyni pa rrapëllimë!



U pres të vini pa huqe

me dallgët e madhërishme të dashurisë

dhe nisa motivet

për t’i ngritur në këngë!



U pres ndër stinë e vite

thinja, dhe rrudha më dolën,

buzëqeshjes iu zverdh pamja

tek zogu i këngës vdiste!



U pres ndër shekuj ! U pres!

Dhe Ju e di se vini -

me erë e poterë , pa madhështi!

Kënga e korbit më shurdhoi -

gjarpëri i zi...!




Flaka, 13 korrik 1995


Vdekje ik

Vdekje ik!

Ik se s’mundem -

prania ma vrau durimin

buzëqeshjet e ftohta më gërryen

dhe vargjet s’kanë fund në domethënie!



Vdekje ik!

Ik se s’mundem -

qasja jote është përbindësh

që ndër stinë më shkreton

krrokamë në tinguj do!



Vdekje ik!

Ik se s’mundem

në vargje të dal me shpresë, buzëqeshje

prania jote ma mbars frymëzimin

ta ndjejë në palcë pikëllimin !



Flaka, 13 korrik 1995


Pa datë

Ditarit iu zverdhën fletët

domethënien e humbi pritja

e shpresat u ngrinë si vullkane

në stacionin e ndarjes



Rrënimi i Kullës është kob

dhe kënga e qyqes mbi kuvli!

Thau pema e blerimit tim

nga kafshimi i gjarpërit të zi!



Ma thotë mendja se vdiqëm

atë ditë kur u ndamë...!






Ditëtakimet - kujtim i zi

(Një vit pa Lijen e Sadikun)



Në labirinthe misteri i përgjigjeve ngec

Unë shtegtar i fatit me këngën e këputur

Radhis në shkallmimin e shpresës

Varganin e gjatë të vuajtjes!

Ëndërrat për takime mbesin pezull

Malli më vyshk me dallgë shkrumi

Aty ku lidhet nyja e kuptimeve

Domethënia e muzgut më derdh acar!



Çdo çast syngjia më ngulet në zemër

Sa herë gëzimi lind për takim të ri,

Kulshedra vdekje u turret agimeve

- u derdh zezonë, vetmi!

E përplasem i verbër në jetë i plagosur

Ditëtakimet mbesin kujtim i zi

Dy vende në sofrën e jetimëve

Si gjërësi shkretëtire mbjellin verdhësi...!



Flaka, 27 qershor 1996
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi