Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Ti dhe vetêm ti!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ti dhe vetêm ti! Empty Lediana Kapaj: Ti dhe vetêm ti!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 8:41 pm

Lediana Kapaj: Ti dhe vetêm ti! N744374599_2405

Lediana Kapaj: Ti dhe vetêm ti!

Megjithe tymin e sketerres qe me verbonte,megjithe muziken e sirenave qe me trulloste,ne syte e tu prej figurine,gjeja dashurine te cilen ti doje te me dhuroje...
Nuk ishte nje histori klasike,nje histori banale sic mund te kisha jetuar deri diku...
Era frynte lehte te floket e tu ,ti ishe ketu si nje pranvere ne rrugen time,si nje diamant i rrezuar nga kutija e tij...
Te vetem ne kete drite,me kishin kapur rrjetat e dashurise,dhe duart tona te shtrenguara qendronin si per te treguar forcen e vertete te dashurise...
Nga dashuria qe ti nxirrje nga syte e tu ,e dija qe qe per kete jete dhe per ate mbas saj ti ishe projekti im i vetem...
E dija qe fluturonim te dy nga i njejti drejtim per nje udhetim te gjate drejt nje lumturie te pafund...
Buzeqeshjet qe ti me dhurove me bene te kuptoja qe ishim bere per te qene te dy ne kete bote te madhe ..
Ne ishim si dy femije ne kete toke,ne folem,ne u ngjitem me njeri tjeterin dhe u prekem te pangopur nga kenaqesija...
Urtesia jote me dha lehtesine,durimi yt me dha besimin,dashuria jote me dha lumturine dhe butesia jote me dha dehjen per jeten...
Prej teje engjelli im munda ti thoja lamtumire te gjithe fantomave qe ishin ne shpirtin tim dhe qe e kishin rrethuar,te gjithe ketyre djajve qe me gerryenin nga brenda...

Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi