Shqiptarët e Amerikës njohin vetëm 28 Nëntorin
Faqja 1 e 1

Manifestim madhështor i 'Vatrës' në Nju Jork
Shqiptarët e Amerikës kudo që janë, festuan 28 Nëntorin - Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në festën e 28 Nëntorit, në Nju Jork organizuar nga “Vatra”, morën pjesë më shumë se 500 bashkatdhetarë, nga Shqipëria, Kosova, nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë dhe Çamëri.
Më 28 nëntor, atmosfera festive e 97-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u ndie në të gjitha qytetet dhe shtetet ku janë vendosur shqiptarët e Amerikës. Manifestimi më i madh dhe më madhështori u zhvillua në Bronks - Nju Jork, nga shoqata më e vjetër shqiptare, në Amerikë, Federata PanShqiptare e Amerikës “Vatra”. Kjo shoqatë e cila festoi muaj më parë edhe 100-vejtorin e themellimit të saj, sipas traditës, në këtë eveniment, ka bashkuar në këtë mbrëmje më shumë se 20 shoqata, organizata, kisha e xhami, fondacionet shqiptare, në festën e madhe, të pavarësisë së Shqipërisë ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Kjo festë u kujton shqiptarëve 28 nëntorin 1912, kur delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, dhe diaspora u mblodhën në Vlorë dhe Ismail Qemali, ngriti flamurin duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në një kohë që pothuajse pjesa më e madhe e territoreve të vendit tonë nga jugu në veri ishin të okupuara nga ushtritë e disa shteteve të huaja. Me 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Turqia, ndërsa më 28 nëntor 1944, ajo feston si ditën e çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman.
Ngritja e flamurit në Vlorë ishte një lumturi dhe gëzim mbarëkombëtar
Me këtë rast për herë të parë Vatra, nderoi me çmimin "Fan Stilian Noli 2009", ish kongresistin republikan Jospeh J. DioGuardi, presidentin vullnetar të LQSHA, për kontributin dhe rolin e tij të madh në dobi të çështjes shqiptare. Çmimi iu dorëzua nga nënkryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj.
Mirëseardhja dhe hapjen solmne të kësaj mbrëmje festive e bëri nënkryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, sikurse udhëhoqi programin festiv të kësaj mbrëmje Bashkim Musabelliu.
Drejtuesi i kësaj feste, Musabelliu tha: Jam krenar që m´u besua mua të prezantoj programin e kësaj mbrëmje festive të organizuar nga Vatra, me rastin e 97-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ose siç është bërë zakon ta quajmë ne "Dita e Flamurit". Për këtë nder falenderoj kryetarin e shoqatës Vatra, Agim Karagjozin, i cili për arsye të forta shëndetësore nuk merr pjesë. - tha ai. Këngëtarja Merita Halili interpetoj hymnet kombëtare të dy vendeve, duke filluar në fillim me himin kombëtar të SHBA-ve dhe pastaj atë të Shqipërisë.
Musabelliu, u kujtoi të pranishmeve me këtë rast se flamuri ynë kuq e zi është simbol i unitetit kombëtar në shekuj. 97 më parë në qytetin e Vlorës, në prani të patriotëve nga të gjithë trojet tona, intelektualëve, luftëtarëve dhe atdhetarëve të flakët shqiptarë, Ismail Qemali, ngriti flamurin e Skënderbeut, që ishte një lumturi dhe gëzim mbarëkombëtar edhe kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Mirëpo, tha Musabelliu, shqiptarët në trojet e tyre në Maqedoni luftuan për flamurin kuq e zi dhe në trojet e okupara ata fituan më shumë të drejta, si në Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc e Çamëri, por shqiptarët ende po luftojnë e punojnë për flamurin e tyre kombëtar - flamurin e Skëndërbeut. Të mos harrojmë kurrë përmendi ai në fjalën e tij, se gjitha këto arritje dhe fitore janë marrë me sakrifica sublime dhe me gjak me dhënien e jetës të atyre bijëve e bijave shqiptare. Në shenjë respekti për të gjithë të rënët në altarin e atdheut, dëshmorët e kombit shqiptar dhe atij amerikan, ai ftoi të pranishmit për një minutë heshtjeje. Pastaj lutja fetare dhe bekimi i festës, sipas zakonit u krye nga imam Ediz Ymeri.
Më pas u bë dhe paraqitja e personalitetve të kësaj mbrëmje festive. Të ftuarit e nderit ishin përfaqësuesit e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës dr. Aleksandër Sallabanda, ambasadori i Shqipërisë në Uashington dhe trupën diplomatike të kësaj ambasde. ambasdori Ferit Hoxha, pranë Misionit të Përherëshëm të OKB-së, konsullja e përgjithshme në Nju Jork Admira Jorgji, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB-ë, Adrian Neritani, ambasadori i Kosovës, në Uashington, Avni Spahiu, dhe konsullja e Arta Rama dhe trupi diplomatik i Kosovës në Nju Jork, Mr. Vinny Forras, (Lutenet Engen 166 RetiredGrup - President i Fondacionit Twin Tours at 9-11), Shoqata e mjekëve shqiptaro-amerikan e përfaqësuar nga doktoresha Lindita Çoku, Avni Mustafaj, drejtor ekezekutiv i KKSHA,anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, James Vacca, krerët e disa shoqatave dhe organizatave të komunitetit, dhe udhëheqës fetarë.
Përshëndejtje dhe mesazhe urimi në emër të shtetit shqiptar presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha, solli ambasadori i Shqipërisë në Misonin e Përherëshëm në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Ferit Hoxha. Ndërsa në emër të presidenti të Kosovës, Sejdiut dhe kryeministrit Thaqi, mesazhet e urimit i përcolli ambasdori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu.
Përfaqësuesja e Vatrës në Uashington, Merita Bajraktari - McCormack, lexoi letrën përshëndetëse që At Arthur Liolini, kujdestari i kishës ortodokse shqiptare të Amerikës.
Presidenti Rugova bënte thirrje për miqësi të përhershme me SHBA-të
Fjalë rasti mbajti edhe Franë Shkreli. Ai tha se të gjithë jemi pjesëmarrës në një aktivitet të bashkimit kombëtar duke u lidhur shpirtërisht me kryeqendrat më të mëdha shqiptare në Balkan, me Tiranën, Prishtinën e Shkupin, për të celebruar festën panshqiptare, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë. Ai vijoi duke thënë: "Jo se organizatave të tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashtë trojeve tona nuk ndihet fryma e atdheut si ndihet sonte në këtë mes, por është shumë domethënës fakti që qendrat fetare dhe organizata të tjera politike e kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte këtu për të festuar përvejtorin e ngritjes së flamurit dhe Ditën e Pavarësisë. Bashkimi, tha Skreli, është një ëndërr që na fton dhe nuk duhet të heqim dorë prej kësaj ëndërre. Me këtë rast Shkreli tha se nuk është aspak e rastit, që edhe presidenti amerikan Barack Obama në deklaratën që bëri këtë javë me rastin e 28 Nëntorit, i bën homazh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thënë se: "Këtu në Amerikë, ata që prejardhjen e kanë nga Shqipëria, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij kombi." Mos të harrojmë, tha ai se përkrahja e SHBA-ve për shqiptarët gjatë historisë me perjashtim të periudhës se zezë komuniste ishte dhe është përcaktuese për arritjen e sukseve tona kombëtare.
Ishte presidenti Ibrahim Rugova, ai i cili e kishte kuptuar këtë më mirë se çdo njeri tjetër. "Më kujtohet se në çdo takim e bisedë zyrtarë dhe jo zyrtare, gjithmonë, Rugova bënte thirrje "për miqësi të përhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Sa që edhe vetë presidenti Bill Clinton gjatë vizitës së tij në Kosovë, tha se e ndiente veten krenar se kishte pasur një mik të posaçëm dhe shumë të çmueshëm: Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili sipas presidentit Clinton, ia kishte shpjeguar si askush më parë realitetin e shqiptarëve në Ballkan.
Tek Vatra, valle, këngë e melodi nga të gjitha trevat, kanë vijuar për gjatë gjithë mbrëmjes nën argëtimin e hareshëm të grupit muzikor, drejtuar nga Raif Hyseni dhe këngëtares shqiptare Merita Halili, si dhe Mithat Salihu, Aida Ndoci dhe Liza Nikprelaj. Kjo atmosferë festive shoqëroi entuziazmin e pjesëmarrësve, deri në orët e vona me valle nga të gjitha trevat luajtur nga grupi “Rugova” dhe SHKA “Bashkimi Kombëtar”.
Beqir Sina

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» OVL e UÇK-së: Vetëm klikat titiste nuk e njohin kontributin e ‘shokut’ Fatos Klosi
» Shqiptarët e Amerikës dhe Pavarësia e Kosovës
» SHQIPTARËT KANË TË DREJTË T’I URREJNË KOLONISTËT SERBË, SEPSE ATA NUK PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET TË TYRE, POR SERBINË!
» "ZËRI I AMERIKËS" REAGON NDAJ SULMIT TË RAMËS: NE THEMI VETËM TË VËRTETËN
» “Vatra” fton shqiptarët e Amerikës të ndihmojnë të përmbyturit në Shkodër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi