Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe Empty Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2009 2:36 am

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe N1531091616_2773

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe

A e sheh
a e ndien
a rri në mesin tonë
apo vetëm ec
si e verbuar
bie në përrockë të shiut
e herë e lëndon kokën
herë e lëndon këmbën
bie në përrockë të shiut
në përrockë kur ujrat rriten
a e sheh
a e ndien
a rri në mesin tonë
eh mendje e madhe
a e sheh e pse jo
athua nuk të lejon mendja
apo je lindur për përrockën
mbas shiut
pse s’po e sheh po e shkatërron dhe shpirtin
e po e dëmton nderin
...

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është !

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe 4716_1050687917376_1531091616_30115159_5992366_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe Empty Afrim Asllani: Poezi - Sytë e motrës flasin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2009 2:41 am

Afrim Asllani: Poezi - Sytë e motrës flasin


O vëlla i motrës
o vëlla i imi o
të do motra në përqafim
o im vëlla!

Ku je sot
dhuna na ndau
na ndau turma
na ndau dëbimi i mallkuar
rrugëve të botës
na shpërndau e do vdesim
ditët e jetës pa shijuar
në afërsi si na lindi nëna
nuk na lanë për të jetuar.

Sytë e motrës flasin
e shtirren nga loti
mallin që mban
edhe në gjumë flasin ëndrrat
që t’ia heq pak mallin
o vëlla i motrës o
o vëlla imi o
në ëndërr të përqafoj
e të mbaj afër
të shtrëngoj me fuqinë që kam
frikësohem se mos na ndajnë!!!

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është!

Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe 4716_1050694437539_1531091616_30115181_6746156_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi