Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: TA DËGJOJMË KOHËN - ASCOLTIAMOCI IL TEMPO

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: TA DËGJOJMË KOHËN - ASCOLTIAMOCI IL TEMPO Empty Engjëll Koliqi: TA DËGJOJMË KOHËN - ASCOLTIAMOCI IL TEMPO

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2009 11:33 pm

Engjëll Koliqi: TA DËGJOJMË KOHËN - ASCOLTIAMOCI IL TEMPO N1567621193_2912

Engjëll Koliqi: TA DËGJOJMË KOHËN - ASCOLTIAMOCI IL TEMPO

E pyeta kohën – kush jam unë
Më tha se jam shumë i vogël
I mblodha plaçkat dhe erdha mes jush
Për të ndenjur pa zhurmë
Nën hijen e thashenënave
-
Ju më pranuat me keqardhje
Pa e bërë këtë punë të madhe
E me plot solidaritet
Duke më dhënë vullnet për jetë

E pyeta kohën – kush jam unë
Më tha se jam shumë i madh
I ngrita pak supet
Për t’u dukur edhe më i madh
Pastaj krenar mora rrugën
Erdha te ju
U ula ballë oxhakut
E fillova t’i zbërthej njëmijenjë përralla
-
Ju bënit sikur më aprovonit
Me lëvizje koke
Dhe qeshnit herë-herë
Pa folur gjë
Mbase keni hetuar
Se më është rritur mendja

E pyeta kohën – kush jam unë
Më tha se jam njeri i rëndomtë
Por nëse angazhohem maksimalisht
Mund të bëj shumë punë
Deri në vepra të mëdha
Dhe shumë të vlefshme
Për dashurinë
Në shoqërinë njerëzore
-
Me përkushtim të madh u nisa
Erdha këtu – në botën tuaj
Tash dua të punoj
Bashkë me ju
Asnjë çast të mos ndalem
As të mos lodhem
Derisa të çelin të bukurat lule
Në të gjithë sythat e lumturisë
E ne bashkërisht të këndojmë
Këngë të bukura të dashurisë

E pyeta kohën shkurt:
Kush jam unë ?
Me vendosmëri më tha:
Shko mes njerëzve
Puno hoç pa ndalur
Me besë e me dashuri
Atëherë përgjigja të vjen vetëvetiu
Bëhesh i madh
I vlefshëm dhe i dashur
Bile edhe i domosdoshëm
-
Erdha këtu mes jush
Dhe ju ftoj të gjithëve
Të punojmë pa u ndalur as pa u lodhur
Me dashuri
Për dashurinë!

Garlate (Lecco), 2 dhjetor 2009

ASCOLTIAMOLO IL TEMPO

Ho domandato il tempo – chi sono io
Mi ha detto che sono troppo piccolo
Ho preso tutte le suppellettili e sono venuto tra di voi
Per restare senza rumore
Sotto l’ombra delle dicerie (chiacchiere)
-
Voi mi avete accolto con dispiacere
Senza fare grande questa questione
E con piena solidarietà
Dandomi volontà per la vita

Ho domandato il tempo – chi sono io
Mi ha detto che sono troppo grande
Ho alzato un po’ le spalle
Per sembrarmi più grande
Dopo orgoglioso ho preso la strada
Sono venuto da voi
Mi sono seduto al fronte del camino
E ho cominciato a scomporre milleuno fiabe
-
Voi facevate come mi approvate
Con movimento della testa
E a volte ridevate
Senza parlare niente
Forse avete capito
Che sono diventato troppo vanitoso

Ho domandato il tempo – chi sono io
Mi ha detto che sono un uomo comune
Ma se mi impegno massimamente
Li posso fare tanti affari
Fino alle grande opere di solidarietà
E molto valorose
Per l’amore
Nella società umana
-
Sono partito con grande dedizione
Sono venuto qua – nel vostro mondo
Adesso voglio lavorare
Insieme a voi
Di non fermarmi in nessun momento
Neanche stancarmi
Finche fioriranno i bellissimi fiori
In tutte le gemme della felicità
E noi cantare tutti assieme
Belle canzoni dell’amore

Ho domandato il tempo – corte:
Chi sono io?
Con decisione mi ha detto:
Vai tra la gente
Operi senza fermarti
Con fede e con amore
Allora la risposta ti viene
Diventi grande
Valoroso e amato
Anzi anche indispensabile
-
Sono venuto qua tra voi
E invito tutti
Lavoriamoci senza fermarci e senza stancarci
Con amore
Per amore!

Garlate (Lecco), 2 dicembre 2009

Engjëll Koliqi: TA DËGJOJMË KOHËN - ASCOLTIAMOCI IL TEMPO 15541_1255358955242_1567621193_30653741_7554506_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi