Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkesa e PDK së që LDD të distancohet nga veprimet e Salihajt dhe Gecit, marketing politik

Shko poshtë

Kërkesa e PDK së që LDD të distancohet nga veprimet e Salihajt dhe Gecit, marketing politik Empty Kërkesa e PDK së që LDD të distancohet nga veprimet e Salihajt dhe Gecit, marketing politik

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2009 11:58 pm

Kërkesa e PDK së që LDD të distancohet nga veprimet e Salihajt dhe Gecit, marketing politik

Kërkesa e PDK së që LDD të distancohet nga veprimet e Salihajt dhe Gecit, marketing politik Ldd%20(Small)

Lidhja Demokratike e Dardanisë ka vlerësuar se lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë shtyllat kryesore të shtetësisë kanë dështuar duke lënë vend për konfuzion, shqetësim dhe krijim te opinioneve negative në vend.
Në deklaratën e LDD së të bërë publike në konferencën për media thuhet se pas qëndrimeve të bëra publike dhe kërkesës se grupit Parlamentar të LDD së drejtuar krerëve të institucioneve të vendit, kryetarit të Kosovës, kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kryeministrit për inicimin e procedurave parlamentare dhe ligjore të cilat ofrojnë transparencë, punë të përgjegjshme në luftimin e krimit të organizuar dhe vendosje të rendit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
LDD fton institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat nevojshme për të zbardhur të gjitha rastet e dyshuara për krime në vend, "në mënyrë që Kosova të mos jetë peng i krimit , por të vazhdoj rrugëtimin e vet në rrjedhë normale si shtet i pavarur".
Kërkesën e PDK së që LDD të distancohet nga veprimet e nënkryetarit të LDD së Adem Salihaj dhe deputetit të kësaj partie Gani Geci u vlerësuan si marketing politik në shërbim të interesave të ngushta partiake.
"Deklaratat e PDK se në kohën kur qytetarët e Kosovës presin fjalën e drejtësisë dhe organeve të hetuesisë , dëshmon se partia në pushtet i kushton shumë më shumë rëndësi dhe është e interesuar për krijimin dhe orientimin e opinioneve ditore në vend dhe marketing politik në shërbim të interesave të ngushta partiake, në vend që të kontribuoj për ta vënë në vend drejtësinë dhe ligjin për të cilat ka shumë vërejtje dhe Kosova po vazhdon të konsiderohet njollë e zezë".
Në deklaratë konstatohet se LDD mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, ku sundon rendi dhe ligji dhe ku respektohen Kushtetuta dhe parimet demokratike të funksionimit të shteti dhe shoqërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi