Kadri Mani:O shoku socialist, Azem Syla, mos e loz rolin e Haxhi Mizës!
Faqja 1 e 1
Kadri Mani:O shoku socialist, Azem Syla, mos e loz rolin e Haxhi Mizës!
O shoku socialist, Azem Syla, mos e loz rolin e Haxhi Mizës!
Haxhi Miza, kishte ngjit zilka opingave që të mos i shkelte mizat as buburrecat!
Haxhi Miza, kishte ngjit zilka opingave që të mos i shkelte mizat as buburrecat!
Nga Kadri Mani
Ti bre “burrë” kurrë s’ke qenë burrë! Gani Syla (shoku ynë i ilegales) ty nuk të ka besuar kurrë!?- a je ankuar ti te pleqnarët, te islihati, që të pasjtoheshit ju dy kuhsërinjtë mesvete? Ju dy, a i keni treguar Anton Çettës se si i keni hallet, dhe të mos hynit në luftë me shkaun, derisa je në armiqësi me vëllain!
Mero Baze, shkrimtar:“Kam duruar deri tani katër lista vdekjes, nga kjo racë, dhe do të duroja edhe njëqind të tjera, nga “daja” (Azem Syla), nga “Zeka” (Milaim Zeka), dhe nga të gjitha pseudonimet, që fillojnë me emra zvarranikësh e përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës, duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar se, “qeni që leh, nuk ha”, por tashmë ky lloj qeni që po leh për hesap të Serbisë, e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha që të lidhen këta zagarë.[/size][1] Dhe nga i njëti burim f. 142: Agim Gashi, mësues me profesion, rapsod i famshëm me zërin kumbues e me sharkinë e vet si një “gulinov” i UÇK-së, e patriot me orientim demokratik, për këto shkaqe u gjet në Listat e Zeza të socialistëve-puçistë, nën numrin rendor 111- për likudim!!!
Me adresë e pa adresë, që të gjithë të pabesë!
Dhe kur u ndatë edhe te revista “Zëri i Kosovës”me adresë e pa adresë, juve nuk ju përputheshin diagnozat, por të gjithë ishit të pabesë! Karakteristikë juaj e përbashkët ka qenë: antiamerikanizmi, arrogantë, agresivë, me i prish mbledhjet e çdokuj që nuk është me ju, keni rrahë e keni vra, keni zhvilluar luftë ideologjike me shabllonet enveriste-staliniste. Trojka ruse: Azem Syla-Shaip Muja-Xhavit Haliti, kundër trojkës ruse: Muhamet Kelmendi-Emrush Xhemajli-Xhafer Shatri me kompanitë tuaja, reparte të SHIK-ut të Tiranës tiranke mynafike!!
E pse jemi prish ne dy midis Tiranës kur t’i kam sha 700.000 nëna ty dhe lëpëkëistëve, mund të dëshmojë Milazim Maraj me shokët e restoantit, ku keni pi kafet bashkë, kur ta kam dorëzuar letrën e mospajtimeve, e ti e kishe gris! Një kopje të kësaj letre mund ta ketë Sabri Novosella dhe familja e Ramadan Shalës në Suedi?- të cilët i lus të m’i dërgojnë.
E pata takuar xhaxhain tënd, Haxhi Sylën te Prokredit Bank, i cili më tha: po më thoshin se Azem Slya është më i madh se Skënderbeu!? Për besë kisha dëshirë të ishte ashtu, se djalë të vëllait e kam Azemin, por disi nuk ma merrte mendja, se ky nipi im s’ka edhe ndpnjë shkollë të madhe, pastaj unë nuk e di se çka ka bërë që ta tejkalojë edhe të madhin Skënderbe!?!
Presim poashtu nga SHIK-u i Tiranës që të sqarohet për bashkëpunëtorët e vet, repartet e pushkatarëve të instaluara në Kosovë?
Në këto krime është i përzer edhe Adem Demaçi, edhe Qosja: prishja e marrëveshjes së Osllos?
Si dhe të gjithë antiinstitucionalistët që parapakisht me shkrmet e tyre destruktive, po jua nxinin biografitë e kristalta, viktimave të tyre të radhës!
Ju që keni ëndërruar mazhorancën dhe keni fituar minorancën-injorancën!
Injorantët tuaj: Qendra në Bern, Klubi në Cyrih, Universiteti në Gjenevë, Bashkësia në Shafhauzen, AKSH-ja, kanë zhvilluar veprimtari përçarëse: në Gjenevë është sulmuar Nekibe Kelmendi e Adem Slihaj... me shishe birre e me petarda!! E keni vra me atenta gazetarin Bekim Kastrati dhe e keni plagosur Gani Gecin!! E keni vra Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, e keni plagosur Sabri Hamitin!! Ju kacketat leniniste-staliniste!!
Ja edhe emra mercenarësh: Agron Morina, Bedri Islami, Begzad Gashi, Ekrem Jashari, Faridin Tafallari, Gafurr Adili, Hasan Mala, Hidajet Beqiei, Ibrahim Kelmendi, Osman Osmani, Faton Topalli, Nysret Hajdari, Shefqet Musliu... e derri e thiu!
Kur vriteshin njerëzit
Mbaroi lufta
Thamë sa mirë
Nga ajo ngeli
Veç kujtim i keq
Por u mashtruam
Në Kosovën e lirë
Natën si lugat
Po sillet një dreq.
Shpërthejnë bombat
Si në filma horor
Dëgjohen ditën
Edhe pas mesnate
Vriten të pafajshmit
Lëndohen fëmijët
Vallë kujt i duhen
Tash këto atentate.
Uniformat e larme
Uniformat blu
A na sigurojnë
Të flemë rehat
Deri kur kështu
Pyeti një vocrrak
Jemi në Kosovë
Apo në Irak?
Dridhet qyteti
Prishet gjumi
Mbarojnë ëndrrat
Sirenat ushtojnë
UNMIK-u e KFOR-i
Thërrasin gazetarë
E dënojnë krimin
Hetimet vazhdojnë
Hetimet vazhdojnë
Hetimet vazhdojnë…
Lexoni e (mos) besoni!
Azem Syla
Azem Syla: Padia ime, sot në EULEX
[size=12]Nuk kam qenë pjesëtar i SHIK’ut. Nuk e njoh Nazim Bllacën dhe nuk e kam takuar asnjëherë. Ato që thotë, janë të pavërteta. Ky është orkestrim në fushatë dhe në prag të GJND’së. Sot, unë do të ngre padi në EULEX. Vetë jam i gatshëm të përballem me drejtësinë kurdoherë. Është mirë të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës dhe të mbyllet ky kapitull. Azem Syla, Ish Shef i Shtabit të UÇK’së, flet për Express.
Nga Nebih Maxhuni më 30.11.2009 në ora 8:12
Express: Nazim Bllaca ka deklaruar para mediave për vrasjet që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë. Ai ka thënë se urdhrat për këto vrasje i ka marrë nga ju. Cila është e vërteta, sipas jush?
Azem Syla: Së pari, këto ditët e fundit, në deklarimet që kam dëgjuar në Parlament, javën e kaluar, nga dy deputetë, edhe sot pasdite nga ky emër që përmendët, unë shokohem. Vërtet janë shpifje, rrena të llojit të tyre, dhe të llojit të tij.
Express: A keni dëgjuar ndonjëherë për emrin e Nazmi Bllacës?
Azem Syla: As që kam e njohur gjatë luftës, e as sot nuk e njoh.
Express: Bllaca ju ka përmendur si epror të tij në SHIK. A keni qenë ju i përfshirë në strukturat e SHIK’ut?
Azem Syla: SHIK’u, si shërbim, gjatë luftës e ka bërë punën e tij me mjaft sukses, vërtet për lëvdatë. Kurse, pas luftës, ka vazhduar deri në momentin kur është deklaruar vetë se nuk ka nevojë më për të. Është absurde sot të thuhet se nëpërmjet Azem Sylës ka marrë urdhra të tillë.
Express: Megjithatë, nuk thatë nëse keni qenë pjesëtar i SHIK’ut. Po apo jo?
Azem Syla: SHIK’u, gjatë luftës, ka qenë strukturë e Shtabit të Përgjithshëm, kurse pas luftës SHIK’u ka qenë strukturë në vete. Unë nuk kam qenë pjesëtar i SHIK’ut. Të gjithë anëtarët e tij, normalisht, nga ditët e para të përbërjes së UÇK’së, i kam pasur shokë të luftës.
Express: Bllaca ka thënë se ka marrë urdhra nga Shpresim Uka. A është Shpresim Uka dhëndri juaj?
Azem Syla: Nuk di çfarë është duke folur për të. Kjo është gënjeshtër. Shihet se ai është i shtyrë, tendencioz, edhe në këtë kohë të fushatës që jemi, e sidomos në prag të GJND’së.
Express: Pas luftës kanë ndodhur vrasje. Gjatë kësaj periudhë nëntë vjeçare, a keni mundur ju, ose ish strukturat e UÇK’së, ose të SHIK’ut, të keni informacione se kush ka mundur t’i kryejë këto vrasje?
Azem Syla: Do të hyj pak në aktivitetin tim. Në vitet ‘70 deri ’81, kam qenë pedagog. Në vitet ‘81 e tutje, kam qenë në burg, si shumë shqiptarë të Kosovës. Kur kam dalë nga burgu, ne vitet 88-89, në izolim kam qenë. Pastaj, një jetë të tërë e kam vënë në shërbim për liri dhe respektim të ligjit, për këtë ditë të sotme, të popullit tim. Pra, unë njihem edhe si pedagog, edhe për angazhimin tim në kohën e luftës në hierarkinë e Shtabit të Përgjithshëm, edhe pas luftës në strukturat e PDK’së.
Vërtet janë dëgjuar disa emra që janë vrarë. Me keqardhje. Çdo vrasje dhe vepër e keqe që mund ta dëgjosh, është e rëndë. Por, nuk mund ta di dhe vërtet s’di ta orientoj te një X personi.
Të kthehemi të deklaratat e dy deputetëve të Parlamentit të Kosovës, ditëve të shkuara. Ato, nuk më habisin. Njëri ka vrarë gjatë luftës luftëtarë të UÇK’së, gjatë luftës ka qenë pengesë apo sabotator i luftës, vërtet e ka pranuar edhe ne librin e tij, edhe pse nuk e kam lexuar.
Për mendimin tim, këto janë sikur kombinime moti të UDB’së, me njerëz të ligë brenda popullit, që kanë mundur të kryejnë e të bëjnë kombinime të tilla.
Andaj, më vjen keq, por nuk mund të them dhe nuk e di për vrasje të tilla.
Express: T’i kthehemi deklaratës së Nazim Bllacës. Ai përmend datën 13 tetor, ku thotë se është takuar me ju dhe ka një incizim në të cilin, sipas tij, i janë premtuar para nëse ai hesht dhe nuk del me këto deklarata...
Azem Syla: Jo. Më vjen keq që më duhet të merrem tash me njerëz të tillë. Por, për hir të opinionit, duhet të merrem. E kam obligim që edhe opinionit t’ia sqaroj. Deklarimet e tilla që Azem Syla, i cili gjatë tërë jetës së tij ishte në përpjekje për këtë ditë të sotme, paska dhënë urdhra për të kryer akte të tilla, janë shpifje, rrena shumë të poshtra, shumë të ulëta. Por, kam shumë besim te populli, tek të gjitha ato gjenerata të nxënësve që kam përcjellë, ata shokë burgu, shokë lufte, që e dinë karakterin dhe shpirtin e Azem Sylës.
Ato që janë thënë, nuk janë të vërteta. Nuk jam takuar me askënd. Më vjen rëndë që më duhet të përgjigjem për shpifje të tilla.
Express: A ka pasur lista të njerëzve për likuidim?
Azem Syla: As gjatë luftës, e as pas luftës, nuk ka pasur lista të tilla.
Express: Ju shprehët dyshimet tuaja se Nazim Bllaca ka dalë në opinion pikërisht në këtë kohë, të fushatës dhe të GJND’së. Në çka e mbështetni këtë?
Azem Syla: Nga deklaratat e deputetëve. Shihet se edhe ai është i kurdisur nga njerëz të caktuar, dhe është punë fushate, duan të denigrojnë, por kot e kanë. Unë nuk hiqem në burrëri ose trimëri. Unë, kur ishte çështja edhe në Hagë, ish ushtarët e UÇK’së, i kam thënë Del Pontes që nëse janë të përzier ushtarët në vepra apo krime të tilla, dënimin do ta marrin nga ne vetë. Por, edhe e kundërta, në qoftë se nga shpifësit, që hedhin fjalë dhe gënjeshtra të tilla në media, le të kenë kujdes, sepse padrejtësinë nuk e kam duruar dhe moralisht nuk e duroj.
Le t’i mbetet drejtësisë. Kemi drejtësinë, gjyqësinë. EULEX-i le ta bëjë punën e tij. Në fund, le ta dinë edhe EULEX’i, edhe institucionet tona, edhe populli ynë, që në fund kanë me dalë shpifje të njerëzve të ligë.
Express: Ju do të merrni ndonjë veprim konkret?
Azem Syla: Unë që nesër (e hënë) do t’i denoncoj te organet tona.
Express: Ka spekulime që ky dëshmitar dhe kjo CD ka qarkulluar për vite të tëra në UNMIK dhe strukturat tjera ndërkombëtare. A ju kanë pyetur ndonjëherë ndokush nga organet e drejtësisë ndërkombëtare, për këtë çështje?
Azem Syla: Jo, as ndërkombëtarët dhe as vendorët.
Express: Nuk keni biseduar me prokurorë vendorë apo ndërkombëtarë në lidhje me këto raste?
Azem Syla: Jo, asnjëherë, asnjëherë.
Express: T’i kthehemi 13 tetorit. Ju e mohoni që keni pasur takim me Bllacën në atë ditë?
Azem Syla: Jo. Dhe jo vetëm me Bllacën, por me njerëz të ligë, me shpifës të tillë, as nuk kam pasur e as që do të kem kurrë.
Express: A u besoni organeve të drejtësisë që janë të ndërtuara sot në Kosovë, nëse ato eventualisht ju thërrasin për të dhënë dëshmi?
Azem Syla: Unë jam i gatshëm. Që nesër, do t’i denoncoj. Jam i gatshëm të ballafaqohem me drejtësi.
Express: Mendoni që ky rast duhet të shërbejë në mënyrë që këto enigma dhe dilema që kanë ndodhur nëntë vjetëve të fundit të zbardhën përfundimisht nga organet e krimit dhe drejtësia?
Azem Syla: Kërkoj që organet e drejtësisë, edhe për hir të drejtësisë, që faktet të dalin, që opinioni të mos presë me ankth kush çfarë ka bërë. Është mirë të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës dhe të mbyllet ky kapitull.
Shpërndaje artikullin:
Komentet
drita (prizren): 30.11.09 në ora:13:48
Nese di dikush, me tregoni se me çka merret tash Azem Syla. A eshte i inkuadruar ne ndonje instutcion zyrtar?
E rekomandoj (+14) Nuk e rekomandoj (-11)
Feha (Bruksel): 30.11.09 në ora:13:46
Të kthehemi të deklaratat e dy deputetëve të Parlamentit të Kosovës, ditëve të shkuara. Ato, nuk më habisin. Njëri ka vrarë gjatë luftës luftëtarë të UÇK’së, gjatë luftës ka qenë pengesë apo sabotator i luftës, vërtet e ka pranuar edhe ne librin e tij, edhe pse nuk e kam lexuar. Për mendimin tim, këto janë sikur kombinime moti të UDB’së, me njerëz të ligë brenda popullit, që kanë mundur të kryejnë e të bëjnë kombinime të tilla. Andaj, më vjen keq, por nuk mund të them dhe nuk e di për vrasje të tilla.
E rekomandoj (+15) Nuk e rekomandoj (-9)
Justitia (Gjermani): 30.11.09 në ora:13:36
Fakt eshte se shume njerez gjate dhe mbas luftes jane vrare ne rrethana misterioze. Kurre askush nuk eshte pergjigjur per keto vrasje. Te mos ngutemi as qe ta hyjnizojme Azem Sylen e as ta mallkojme kete fare Bllacen. Askush nuk ben te jete i paprekshem nese ka bere krim!!! Shpresoj te mos jete e vertete kjo cka po flitet. Le te presim drejtesine.
E rekomandoj (+26) Nuk e rekomandoj (-4)
bardhi (gjilan): 30.11.09 në ora:13:34
Mendoj se nuk duhet të ngutemi e të japim vlerësime kuturu për të cilat më vonë mund të pendohemi. Ne nuk mund të themi se janë apo jo të vërteta ato që ka thënë Nazim Bllaca, por derisa kanë ndodhur vrasjet ekzistojnë edhe vrasësit.
E rekomandoj (+15) Nuk e rekomandoj (-2)
Gjimi (New York): 30.11.09 në ora:13:24
Deklaratat e Bllaces jane aq amatore dhe jo profesionale saqe edhe nje njeri me 4 vjet shkollim do ta kuptoje kete montazhe. Gani Geci dhe Adem Saliaj qysh sot duhet te japin doreheqje nga Parlamenti.
E rekomandoj (+19) Nuk e rekomandoj (-59)
petriti (Pristhine): 30.11.09 në ora:13:14
Gjithe ata emra, gjithe ato raste, nuk po doket bash psikopat ky Bllaca. S'po vjen era mire fort, jo...
E rekomandoj (+75) Nuk e rekomandoj (-19)
Ledioni (Prishtinë): 30.11.09 në ora:12:52
Kjo qe po bëhet është duke tentuar të bëjë të pavlerë luftën e UÇK-së, lloj të tillë qe nuk ja duan të mirën Kosovës kemi edhe në parlament siç janë: Gani Geci, analfabet, Adem Salihaj, analfabet, Melihate Termkolli etj, aq sa dine edhe flasin. Këta shpirtligë si G.G, A.S, kemi pasur plotë dhe do të kemi, andaj i lus qytetaret qe të kene kujdes ndaj këtyre njerëzve, këta janë duke tentuar të shkaktojnë vëllavrasje dhe përfitime personale.
E rekomandoj (+43) Nuk e rekomandoj (-62)
lonn - gjilan (Gjilan): 30.11.09 në ora:12:25
Genjeshter, kejt cka po thote Azem Syla eshte e vertete.
E rekomandoj (+46) Nuk e rekomandoj (-117)
Afrimi (Pr.): 30.11.09 në ora:12:16
Populli dashur mos gjykoni ju. Ketu dicka ka.
E rekomandoj (+112) Nuk e rekomandoj (-28)
Fehmi Xhemajli (Prishtina): 30.11.09 në ora:12:09
Kjo cka po ndodh neper mediat tona eshte per t'u cuditur, si mundet te dale nji njeri si ky Bllaca e te fyeje luften edhe sakrificen e ketij populli qe ka vujtur me decenie nga okupatori serb, cfare te drejte kane Adem Salihaj e Fadil Geci te shperndajne CD-ja gjoja per vrasjet politike... Kete e kane ba per qellime te caktuara politike. Me denigru shtetin.
E rekomandoj (+51) Nuk e rekomandoj (-101)
DANI NGA VUSHTRRIJA (Vushtrri): 30.11.09 në ora:12:08
Ju lumtë patriotëve me bateria, Gani Gecajt dhe Adem Salihajt, për "zbulimin" e psikopatriotit pa bateria, Nazim Bllacës?!...Tani u mbetët që të shkojnë edhe në Beograd e t'i marrin edhe informatat tjera për t'i "zbuluar" viktimat serbe, të vrarë nga UçK-ja, dhe t'i paraqesin edhe në Gjykatën e Hagës "vrasjet" e "qytetarëve të pafajshëm, lexo kriminelet serbë e veglat e tyre qorre shqipëfolës...Kurse luftëtarët e lirisë, dëshmorët dhe këta që mbetën gjallë paskan vrarë policë, paramilitarë, ushtarë okupatorë e shërbëtorë me porosi nga Azem Syla. O kohra o zakone, sa e kane"shpëlarë trurin disa "patriotë" si Adem Salihaj, e sivëllezër të tij, që qanin e ankoheshin në burgjet serbo-jugosllave se e kishin edhe sëmurjën e keqe "sidën" vetëm e vetëm për t'u liruar nga vuajtjët e burgut...Tani qenka "shëruar" nga "sida" dhe na u merrka me "zbulimet" e atentatorëve me porosi duke i pasur në shënjeshtër ish të burgosurit e ndërgjegjës dhe luftëtarët e denjë siç është Azem Syla me shokë...
E rekomandoj (+55) Nuk e rekomandoj (-83)
zzzzzz (Pr): 30.11.09 në ora:12:01
Bllaca duhet te jete njeri i Serbise. S'ka pergjigje tjeter.
E rekomandoj (+56) Nuk e rekomandoj (-100)
prishtine (prishtine): 30.11.09 në ora:11:58
Respekt dhe nderime te perjetshme per figuren emblematike te Azem Syles. Ky rast eshte nje dram e inskinuar me plot gabime, qe nuk e di pse disa po e marrin aq seriozisht, si skenar shihet qe ka mjaft gabime, ky tipi thote njehere kam punuar deri ne 2003, dikund thote deri ne 2007, pastaj e kemi rastin e sic cek ai njeriun e paguar per ta vrare z.Bllacen, ku me kete rast thote me ka dhane mu 50 mije euro. Nje shikim i thjeshe i kesaj deklarate del se kjo eshte loje e atyre tipave (Geci, Salihaj) qe si pas meje duhet te pastrohen vete nga e kaluara e tyre kriminale.
E rekomandoj (+45) Nuk e rekomandoj (-85)
mimoza (prishtine): 30.11.09 në ora:11:49
Pajtohem shume me shumicen kur thojne se dora e UDB-se ende deperton ne Kosove. Ne kohen kur per Kosoven fillon procesi i GJND, dalin njerez te paguar dhe deputet te tmerruar nga fundi qe po ju vjen ne skenen politike, dalin dhe japin goditje Kosoves dhe popullit te saj. Une nuk kisha komentuar me teper vetem se e kisha lutur popullin tone qe deputet e tille t'i denoje me voten e tyre pasi qe ata nuk jane duke e shfrytezuar ate ne te mire te tyre dhe aq me keq ne dem te ardhmes se tyre. E bej kete thirrje pasi qe e gjithe kjo cmenduri e tyre gate ketyre diteve te fundit behet per interesa te tyre te ngushte partiak e aq me shume personal.
E rekomandoj (+37) Nuk e rekomandoj (-67)
fatosi (w'thur): 30.11.09 në ora:11:49
Burra dhe trima si AZEM SYLA ka shumë pak Kosova. Turp per ata qe mendojne se ai eshte njeri i keq. Besoj se drejtesia do ta deshmoje.
E rekomandoj (+41) Nuk e rekomandoj (-82)
Hans Weber (Rahovec): 30.11.09 në ora:11:44
Azem Syla eshte njeriu me i sinqerte i tere udheheqesve te luftes, ndersa Gani Geci duhet te merret ne prokurori per sqarimin e vrasjes se Sandokanit.
E rekomandoj (+45) Nuk e rekomandoj (-80)
Toni (Pr): 30.11.09 në ora:11:39
Z. Azem Syla eshte nje njeri qe ka dhene cdo gje per kete vend. Puna e tij eshte e shenjte, dhe nuk e kuptoj se si ka mundesi qe nje vrases i Abedin Rexhes, nje nga luftetaret me te zot te Drenices, del publikisht bile edhe eshte antar i Parlamentit dhe ben akuza te tilla. Uroj qe orkestruesit e ketyre shpifjeve te dalin ne shesh, dhe te marrin denimin e merituar.
E rekomandoj (+35) Nuk e rekomandoj (-64)
Shkoza (Basel): 30.11.09 në ora:11:29
Institucionet e Kosovës nuk duhet te presin urdhra nga askushi por ta fillokne proceduren e hetimit duke e paraburgosur ate njeri qe del e pranon vrasjet qe i paska ba. SHPK-ja keshtu tregohet e padenje ne kete heshtje para veprimeve te tilla kriminale, dhe duhet ta aplikojne Ligjin penal dhe kushtetuten e Kosovës menjihere, duke vepruar sipas te gjitha procedurave penale në cdo shtet juridik.
E rekomandoj (+51) Nuk e rekomandoj (-12)
mjegulla (Ku ende ka mjegull): 30.11.09 në ora:11:11
Dhjetra liderë lokal dhe nacional të LDK-së janë vra nga dikush. Ky asht fakt. Dhe vrasesit jane ne liri. Edhe ky asht fakt.
E rekomandoj (+264) Nuk e rekomandoj (-39)
ALBANA (Berlin): 30.11.09 në ora:10:53
Ja pra po shifet qe ende kane mbetur UDB-shë qe punojne sikur ne vitet e para luftes. Azem Syla ka qene, eshte dhe do te mbetet ai i cili ka respekt, dhe kemi ndrerin me te madh qe kemi nje personalitet te tille.
E rekomandoj (+79) Nuk e rekomandoj (-202)
toni (prishtin): 30.11.09 në ora:10:50
Tash paramendoni se cfare personi eshte Gani Geci e Adem Salihaj, dhe a munden keta me u krahasu me Azem Sylen.
E rekomandoj (+76) Nuk e rekomandoj (-174)
Ledioni (Prishtinë): 30.11.09 në ora:10:41
Kjo çka po shohim në televizionet tona është tronditëse, për faktin se në këto momente shumë të rënda për vet shtetin e Kosovës. Këto janë me shumë qëllimkëqija se sa kanë seriozisht në zbardhjen e fakteve të vrasjeve të viteve të kaluara. Gjërat e tilla nuk i bëjnë nder vendit por dërgojnë ujë në mullirin e armikut shekullor - Serbine. Gjërat duhet të paraqiten në gjykata e jo nëpër fushata qëllimkëqija për qytetarët e Republikës se Kosovës. Me këto raste duhet të merren gjykatat kompetente e jo të bëhet fushate mediale dhe nga deputet te lige qe janë të inkriminuar vete. Kjo është thirrje për vëllavrasje e asgjë me shumë.
E rekomandoj (+72) Nuk e rekomandoj (-60)
bardh sokoli (n'shpelle): 30.11.09 në ora:10:38
Azem Syla ka shpetuar (se bashku me shoket e tij) jetrat jo vetem tonat por edhe te pasardhesve tane, sepse jeta nen cizmen serbe eshte jete e humbur. Andaj Azem Sylen ben mire parlamenti i Kosoves (edhe Gania e Adem Salihaj) ta dekorojne per merita te vecanta per clirimin e vendit. Cdo hamendje tjeter con uje ne ne mulli te Sllobes e te Vojos. Andaj burra lereni kete njeri te lojtur te llomotit, Kosova ka shtetndertimin para, njohjen e perpufundur, dhe shume e shume pune tjera perpara se te mirret me njerez te hallakatur! Gania nese vazhdon keshtu dhe nuk e ndal kete "grip" eshte ka e do ate cfare i ka bere LDK me karrike me je be tani fatit te Kosoves...
E rekomandoj (+72) Nuk e rekomandoj (-126)
Analisti: 30.11.09 në ora:10:22
Shume qarte e paska deklaru z. Azem Syla qe EULEXI nuk e ka marre ne pyetje per kete rast, e ata CD-ne e kane qe 1 muj. Qysh po doket, po del qe drejtesia nderkombetare nuk i han foret e Nazim Bllaces.
E rekomandoj (+76) Nuk e rekomandoj (-157)
Sedat Sahitaj (Malisheve): 30.11.09 në ora:10:20
Nuk me ka befasuar fare deklarata e N.Bllaces, se qe ne delaraten e tij e vrejta qe ai njeri eshte i rekrotuar nga sherbimet e huaja ne bashkepunim me disa mbeturina te UDB-se qe kane mbetur ne Kosove. Jam i bindur se do te dale e verteta ne shesh, si ne rastin Limaj.
E rekomandoj (+77) Nuk e rekomandoj (-135)
Arber (PR): 30.11.09 në ora:10:16
Po fillon te zhdavariset mjegulla. Dhashte zoti e kriminelet marrin ndeshkimin qe meritojne, pavaresisht se kush jane ata, nga i pari te i fundit. Edhe nje gje do te doja ta cek. Pavaresisht angazhimit dhe sakrifices qe ka mundur ta beje kushdo per kete vend, te drejten per te vrare nuk ia ka dhene e s'mund t'ia jep askush, asnjehere dhe ne asnje rrethane.
E rekomandoj (+178) Nuk e rekomandoj (-28)
krenarja (skenderaj): 30.11.09 në ora:10:15
Nuk na mjafton kjo gjendje e mjere qe e kemi e qe eshte trashegimi e roberise mijevjeqare , ne nje periudhe kur gjerat dukej te kene levizur paksa dhe ajo ndasi partiake e tmerrshme qe ishte krijuar paslufte ngadale po shkrihej. Ne situata kur gjerat fillojne te levizin, ketu ne Kosove, vazhdimisht veprojne agjensionet e huaja qe per fat te keq nuk jane te pakta. Une besoj se ka vend per sqarimin e ketyre rasteve, por jo mu sot me u be tema e mediave te botes dhe me na e hape perseri ate plage qe te gjithve na dhemb. Pse zoterinj nuk e late kete lajm te dilte pas vendimit te GJND apo edhe pas fushates zgjedhore. Nuk i vjen era patriotizem e as nder kesaj pune...Inshalla nuk perseritete historia. Ne populli jemi te lodhur shume. Na leni pak te qete...
E rekomandoj (+73) Nuk e rekomandoj (-54)
Agron (Prishtine): 30.11.09 në ora:09:56
Me vjen me te vertete keq qe te ra me u marre me tipa te cmendur si Nazim Bllaca, e me njerez te interesave te ngushta si Adem Salihaj e Gani Geci. Me vjen mire qe paske me i padite, ishalla nje here e pergjithmone do te kete pergjegjesi ne kete vend.
E rekomandoj (+77) Nuk e rekomandoj (-179)
sanije (gjilan): 30.11.09 në ora:09:50
I mbetet drejtesise te vendose. Sa eshte efikase drejtesia e Kosoves, te gjithe e dime, kur eshte instuticioni me i korruptuar.
E rekomandoj (+185) Nuk e rekomandoj (-21)
ximi (prishtine): 30.11.09 në ora:09:30
Nuk e di, por eshte lajm qe e ka trondite Kosoven e gjore.
E rekomandoj (+202) Nuk e rekomandoj (-14)
fitore (prishtine): 30.11.09 në ora:09:04
Keto qe po i thote Z.Azem Syla jane gjera te verteta.
E rekomandoj (+80) Nuk e rekomandoj (-195)
vrrinasi: 30.11.09 në ora:08:40
Nese EULEX-i nuk i zbardhë vrasjet, tani me këtë rast të dëshmive, atëherë duhet të shkojë nga Kosova. Nuk na duhet një EULEX që toleron maskarenjtë të na fusin tmerrin.
[1) “Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”, Prizren, 2002, f. 130.
[2] Revista “Zëri I Kosovës” është Organ i Grupit Revolucionar, ju vjedhëcit lëpëkëistë e keni përvetësuar duke ia shkurtuar biografinë, për ta kënaqur mafinë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi