Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: NJË TUFËZ POEZISHË

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: NJË TUFËZ POEZISHË Empty Engjëll Koliqi: NJË TUFËZ POEZISHË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 03, 2009 9:46 pm

Engjëll Koliqi: NJË TUFËZ POEZISHË N1567621193_2912
Engjëll Koliqi: NJË TUFËZ POEZISHË

Rreth varreve shekullore
Copëza përrallash mbledh
Me mite ndeshem
Dhe refrene këngësh zbërthej
Me besë e me shpresë
Dekretet historike respektoj
Edhe me venome
Me ligje të reja dashurinë pasuroj!

Bergamo, 26 qershor 2006

PARA MBARIMIT

Sikur me urdhër të paparë
Shumë turma ikën
Ende pa ditur pse ishin mbledhur
S’dihej a këndonin a vajtonin…

Brescia, 26 qershor 2006

MBAS MBARIMIT

Për habi të syve të lodhur
Koha kishte ikur
Turmat spontanisht të rikthyera
Shtanguar kishin mbetur
Në arenën e kërcënimeve
Tregtime në heshtje bëheshin
Këngët iknin të pakënduara
Kronistët me kokë ndër duar
Falimentim i shpallnin shekullit
Historia mblidhte lecka të grisura…

Verona, 26 qershor 2006

DUA TË SHKOJ…

Nga stina e egër
Dua t’ik unë megjithë këngët
Lotët s’na hapin udhë
Koha do të ecë me mua dhe me këngët e dashurisë
Lamtumirë mot’ i lig
Stina e ringjalljes më pret
Shekullin e ri historia ma ka premtuar!

Vicenza, 26 qershor 2006

NË DREJTIM TË NATËS

Rruga që ke zgjedhur
Ka plot barrikada
Dhe rreziqe të papara

Mungon dielli
Nxehtësi as dritë nuk ka

Nëse vazhdon
Nuk ka dalje
Në drejtim të natës mbetesh ngujar

Padova, 26 qershor 2006

PËRENDJET S’MBAROJNË DOT

Ende pa i filluar
Të gjitha punët i kanë braktisur
Përzierje planesh e e programesh kudo
Endje e përendje shkallëve të rrezikshme të kohës
Vrasje motesh e rrëzim shekujsh të plagosur
Labirinthet ua kanë hutuar kokën e patru
Përendjet e tyre s’mbarojnë dot…

Venezia (Venedik), 26 qershor 2006

NË TË NJËTËN KOHË

Kësaj radhe
Me gëzim të madh u përshëndeta nga gjumi
Njeri me fat e quajta vetëvetin
Sepse ëndërra më solli në të njëjtën këngë me Ty
Do vazhdojmë udhës së jehonës
Me iso bese e dashurie
Deri në përjetësi!

Trieste, 26 qershor 2006

NJË FAT I SHPALOSUR

Një kërkesë kam për Ty
Mbretëresha Ime:
Ma konfermo
Si unë me argumente
Se prania jonë e përbashkët
Në këtë botë të bujshme
Tashmë shihet si një fat i shpalosur
Dhe shekullin e dashurisë dritëson!

Trieste, 26 qershor 2006

MBAS RRËSHQITJES

Të mos merremi më me të kaluarën
As me autorët as motivet e rrëzimit

Të ngritemi me fuqinë e shpresës
Besëlidjhjen ta fiksojmë me mrekulli!

Lubjanë, 26 qershor 2006

TEJ SHFRYTËZIMIT

I shoh dhe i ndjej
Të gjitha të bërat dhe të pabërat
Në projekte sekrete renduar
Me apostrofë interesash në mes
Vazhdojnë garat e mashtrimeve…

Lubjanë, 26 qershor 2006

Engjëll Koliqi: NJË TUFËZ POEZISHË 15541_1256245057394_1567621193_30655089_2906235_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi