Skënder Limani:Nazim Bllaca ka të drejtë
Faqja 1 e 1
Skënder Limani:Nazim Bllaca ka të drejtë
Skënder Limani
Nazim Bllaca ka të drejtë
Në të vërtetë, se a e ka Nazim Bllaca të drejtë ose jo, këtë do të dëshmojë koha. Dhe EULEX-i. Kryesorja është që “dosja SHIK” tashmë është e hapur. S’ka më “X File”.
Ndërkohë, po e shohim që mediet e afërta me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) tashmë veç po e shpallin Nazim Bllacën të çmendur ose të krisur. Për vete, nuk do të habitesha nëse mjekësia konstaton që Nazim Bllaca të jetë nën presion të rëndë psikologjik sepse askush nuk del “për qejf” të deklaroj gjëra të tilla. Sepse, sido që të behet, në tregimet e tij janë përfshirë edhe personat e vrarë në periudhën e pasluftës, pra, këtu janë përfshirë edhe familjet e tyre.
Ose, Nazim Bllaca mund të shpallet i çmendur e i krisur, por gjaku i personave të vrarë do të shpërthej përsëri. Sikurse 3.5 eurot e RTK-së. Sepse kjo është punë që nuk mbulohet, që nuk varroset, që nuk heshtet, e aq më pak të shpallet “çështje e çmendur”.
Tashti, kur flitet për PDK-në, me automatizëm flitet edhe për SHIK-un (Shërbimin Informativ të Kosovës). Dhe e kundërta. Kur flitet për SHIK-un, me automatizëm flitet për PDK-në. Këto dy emërtime janë një. Ato nuk ndahen ose nuk dallojnë nga njëra-tjetra.
Prej vitit 2007, pushtetin real politik në Kosovë e ka PDK-ja. PDK ka shpallur flamurin dhe himnin e Kosovës, PDK ka shpallur të shpërbërë edhe SHIK-un. SHIK-u, i shpërbërë, është bërë pjesë e secilit institucion të Kosovës. Është mëshiruar në secilin institucion qeverisës të Kosovës. Sepse, edhe një herë, PDK dhe SHIK është një.
Në këtë mes, ajo që vërehet nga larg është që njëri prej pjesëtarëve të SHIK-ut, rasti në fjalë, Nazim Bllaca, është lënë jashtë rehatisë në institucionet të Kosovës (sidomos në PTK dhe në Aeroportin e Prishtinës). As ai dhe asnjë anëtarë i familjes së tij nuk është punësuar në këto institucione. Pas tërë atij angazhimi disavjeçar në UÇK dhe në SHIK, Nazim Bllaca është lënë pa kafshatë të gojës. Pse-ja këtu nuk është me rëndësi.
Me rëndësi është që ka tendenca që Hashim Thaçi, dhe një pjesë e PDK-së, të kthehen kundër strukturave ose kundër njerëzve që e kanë sjell këtë njeri dhe këtë parti në pushtet. E tash, si u bë që Hashim Thaçi të kthehet kundër njerëzve që e kanë sjell në pushtet? As këtu, pyetja “pse” nuk është fort me rëndësi. Në fakt, ka diçka hyjnore ose natyrore, ose religjioze e fetare që e shpjegon këtë dukuri të pashmangshme, posaçërisht këtu në Kosovë – se njerëzit kanë prirje të natyrshme të kthehen kundër njerëzve që i sollën në pushtet (ose kudo qoftë). Matematikisht, kjo i bie disi si i madhi ia kthen shpinën të voglit (nëse ju kujtohen shenjat matematikore < dhe >).
Në fakt, ajo që është brengosëse është që PDK, ngadalë por sigurt, po e humb themelin e vet, po e humb bazën e vet, po e humb arsyen e ekzistimit të vet (si PDK që e njohim ose që njihet), me kthimin e saj kundër pjesëtarëve të shënjuar të SHIK-ut. Kjo u dëshmua ekskluzivisht në natën e 19 nëntorit 2009 kur PDK e la Kosovën pa Qeveri dhe pa asnjë institucion shtetëror, pra, në natën kur qytetarët e Kosovës për 12 orë mbetën pa shtëpi. Me këtë, përveç shumë gjërave të tjera, PDK e dëshmoi që kjo parti po mbetet pa themel, pa bazë dhe pa arsye qenësore të ekzistimit të vet.
Ose, deklarimi që PDK është partia më e votuar nuk është konstatim mbështetës. Sepse i njëjti elektorat nesër mund të jetë i cilësdo parti tjetër. Sepse elektorati në Kosovë nuk ka përcaktim politik. Kjo u dëshmua (për të satën herë) në fushatën zgjedhore në Prishtinë. Pra, elektorati nuk është i qëndrueshëm politikisht. Ky elektorat (dhe unë njëri nga ta), dëshiron vetëm mirëqenie.
Tashti, shtrohet çështja: çfarë dëshirojnë partitë tona politike? Ose, a janë partitë tona politike që ta shkatërrojnë këtë shtet e këtë vend dhe këta njerëz e qytetarë vetëm e vetëm për të arritur e realizuar interesat ose mirëqenien e tyre? Sepse tash e dhjetë vjet, asnjë parti politike (sidomos LDK-ja që ankohet për gjithçka) nuk e ka dëshmuar se e ka interesin dhe mirëqenien qytetare si pikën e vetme të agjendës së vet politike. Në këtë mënyrë, LDK nga rreth 70 përqind, tashmë është LDK e rreth 20 përqind.
I tërë ky shkrim mund të konsiderohet si një teori e mundshme e komplotit ose e konspiracionit. Por, gjërat po ndodhin, ndërsa kthimi kundër tyre është vetëvrasje. Tek e fundit, me qëllim nuk e përmenda letërnjoftimin e UNMIK-ut të Kryeministrit tonë. Sepse ai letërnjoftim shtron çështjen legjitime nëse Hashim Thaçi e njeh shtetin e Kosovës ose jo. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë përgjigjen.
Së fundi, a duhet që data e 28 nëntorit e vitit 2009 të shpallet datë kur UÇK del për herë të dytë në skenën politike e shoqërore të Kosovës? Sepse Nazim Bllaca për shumëçka ka të drejtë dhe e tëra mund të përmblidhet në një të vetmen shprehje - padrejtësi. Dua të them, Nazim Bllaca ka shumëçka të përbashkët me Migjen Kelmendin, por edhe me mua. Na ofron e njëjta shprehje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi