Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi:Ata qe diten flasin,dhe naten vrasin.

Shko poshtë

Faik Krasniqi:Ata qe diten flasin,dhe naten vrasin. Empty Faik Krasniqi:Ata qe diten flasin,dhe naten vrasin.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 04, 2009 10:02 pm

Faik Krasniqi:Ata qe diten flasin,dhe naten vrasin. N1489610899_9909
Shkruan:Faik Krasniqi
Ata qe diten flasin,dhe naten vrasin.

Ata qe diten flasin,dhe naten vrasin. Shkruan;FAIK KRASNIQI
Paralajmerimet e Eulexit te bera nje muaj me pare,qe brenda dy muajve do
te beje arrestimin e rreth 800 personave,perfshire ketu edhe figura eminente
nga skena politike ne Kosove,te involvuar ne korrupsion dhe ne krim te organizuar,
kane shume te perbashket me ngjarjen e diteve te fundit''Rastin Bllaca'',
qe dridhi skenen politike ne Kosove dhe tronditi opinionin mbareshqiptar.

Hiti medial i diteve te fundit Nazim Bllaca,mund te jete befasi per qytetaret e
Kosoves,por jo edhe per Prokurorine dhe Policine.
Vetem pak metra larg stacionit te Policise dhe institucioneve me te larta
te vendit,Kuvendit dhe Qeverise se Kosoves,Nazim Bllaca nje ish-pjesetar
i SHIK-ut dhe profesor i gjeografise ,deklaron publikisht te jete i perfshire
ne se paku 17 vrasje,kercenime,rrahje te njerezve e deri te shantazhet
nga me te ndryshmet te ushtruara ndaj tyre.
Bllaca,si epror te tij deklaron te kene qene ,Azem Syla,Xhavit Haliti,
Kadri Veseli,Shpresim Uka etj ,prej te cileve eshte urdheruar se kush
duhet te ekzekutohet.
Ai madje,per keto vrasje makabre qe kane bere strukturat e SHIK-ut
ne Kosove,permend edhe zv.Ministrin e Brendshem, Fatmir Xhelilin dhe Ministrin
e Financave, Ahmet Shalen,shumica prej tyre tashme anetar te PDK-se.
Kryeministri Thaci ka filluar tashme te shqetesohet,dhe ka arsye te shqetesohet,
sepse njerezit e lartepermundur jane anetar te partise se tij.
Per shume emra qe i permend Bllaca,per opinionin ne Kosove kane qene te ditura,
por doren ne zemer ,per disa prej tyre kurre nuk kisha besuar qe mund te jene
te perfshire ne vrasje ,dhe ne krim te organizuar.
A kane dicka te perbashket vrasja e Bardhyl Ajetit ,Bekim Kastratit ,Xhemail Mustafes,
Shefki Popoves,Enver Malokut etj,me keto vrasje qe i permend Bllaca,po po ,une them
lirisht qe edhe keta jane vrare nga strukturat e SHIK-ut.
''Rasti Bllaca'' eshte vetem fillimi i zbulimit te te gjithe aktoreve dhe skenaristeve
te dhjetera e qindra vrasjeve per motive politike,qe kane ndodhur ne Kosoven e
pasluftes,qe akoma nuk jane ndriquar(Qe padyshim do te dalin te jene te perfshier
edhe peshqit e medhenje,qe mbajne poste te larta shteterore dhe partiake).
Ky eshte shansi me i mire ,qe njehere e pergjithmone te zbardhen vrasjet e pasluftes,
sepse te vraret po kerkojne drejtesi,ngase tash e sa vite qe jane vrare nuk po mund
te prehen te qete.
Eshte casti i pershtatshem qe te mbyllet njehere e mire ky kapitull i dhimbshem per familjaret
e viktimave,dhe ata qe jane pergjegjes per keto vrasje te pandriquara te marrin ate qe
e meritojne ,qofshin ata edhe kreret me te larte te shtetit dhe te partive politike ne Kosove.
Ata qe vrane nuk guxojne te shetisin lirshem neper Kosove,apo te mbajne poste neper institucione te Kosoves,por te ndjeken dhe te ndeshkohen per krimet qe i kane bere.
Deri sa keta kriminele nuk e marrin ate qe meritojne,ne Kosove krimi i organizuar do te lulezoje edhe me tej,dhe vrasjet me motive politike edhe ne te ardhmen nuk do te mungojne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi