Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës Empty Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 04, 2009 10:12 pm

Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës N100000202629693_1751
Adem Berisha: ME VEPRA DËSHMOHET BURRËRIA E ATDHEDASHURIA

Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës
E Enjte, 03-12-2009, 07:59pm (GMT)
http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/11593/
Agim Gashi: Në 65 vjetorin e lindjes së Dr. Ibrahim Rugoves

Sot është 65 vjetori i lindjes së Dr. Ibrahim Rugoves. Për nder të kujtimit për njeriun që e bëri Kosoven ju sjell një shkrim që e shkruajta në trevjetorin e ringjalljes dhe dy këngë.


Agim Gashi
22.01.06

KOLOSIT DARDANIAN DR. IBRAHIM RUGOVES

Lot´ e varg i derdhi n´letër
Se si Ti ma nuk ka tjetër,
Dhe sharkia mbushë me mall´
Kanga ime shëndrrohet n´vaj.

Lum´ Kosova që e pat nji djalë
Mirë i rrinte në qafë nji shallë,
Lum´ e lum´ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!

Lumja nana n´dritë që e qiti
Lumja shpija që e rriti,
Lum´ Dardania që t´pati Ty
Për Vatan dritë e LIRI!

Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Gju më gju me burra t´botës
Me ja sjellë lirinë Kosovës.

Limja nana n´dritë që e qiti,
Lum´ Kosova që të rriti,
Mbete simbol dhe krenari
Lum´ ky popull që t´pati Ty !

Prina, prina t´thoshte Kosova
Gjithmonë n´ball´ Ibrahim Rugova,
N´shpirt e bajshe nji amanet
Që këtë popull n´dritë ta qet.

Lumja nana n´dritë që t´qiti,
Lumja shpija që të rriti,
Lum´ e lum´ populli që t´pat´
Dymijë vjet i ke sjellë fat !

Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumë mallë e me gjëmim,
Loton Prishtina, loton Tirana…
Loton nusja e vajton nana.

Lamtumirë o bir Dardani
Lamtumirë për në botë t´amshueshme,
Vepra Jote legjendare
Na e ka ba Kosov´n t´bekueshme!


PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE

Shkruan Agim Gashi

Shkrim i botuar në gazetën "Bota sot" dhe në faqet e internetit:
www.albemigrant.com
www.zemrashqiptare.net dhe
www.agim.poeticforum.com


Sot më 21 janar 2009, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.
Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas tri viteve pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.

Koha prej tri vitësh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperotetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerzit e politikës botrore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjiçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vllëzërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.
Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.

Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!

Doktor Ibrahim Rugovën që tri vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë.

Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushoi së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.
Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.

Sot pas tri vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.


Agim Gashi

Në tre vjetorin e ringjalljes
/Dr. Ibrahim Rugovës/


Shkuan tri vite
Do t´shkojnë tremijë
Me Ty gjithmonë
Në pamvarsi.

Shkuan tri vite
Shekujt varg e vi
Kosova trime
Me Ty n´liri.

Shkuan tri vite
Do t´ndrrohet moti
Për Ty i dashur
S’do të teret loti.

Sa të jetë toka
Sa t´jetë gjithësia
Krenar n´fitore
Me Ty shqiptaria.

Sa t´jetë Luboteni
Sa të jetë Rugova
Ty do t´këndojnë
Shqipëria e Kosova.

Nga maja e Tomorrit
Nga majë e Korabit
Roje nuri Yt
Në tokën e Arbërit.

Bashkë me Nënë Terezen
Edhe Skënderbeun
Nga korbat e zinj
Do ruani atdheun.

Mos t’i bijë e keqja
Mos të vie robëria
Gjithmonë n´tokë të Arbërit
Liria e pamvarsia.

Si ndërrohen stinët
Dhe vie pranvera
Gjithmonë me emrin tënd
N´fitore të reja.

Lum Kosova nanë
Që të pati Ty
Gjithmonë roje nderi
Në pamvarësi.

Për shkak të falsifikatorëve të historiatit të Dr. Rugovës të cilët shkruajnë me nofka po ua jap lexuesve të vërtetën e familjes së Dr. Rugoves.

[b]E vërteta për familjen e Dr. Rugoves!


Dajtë e Presidentit Rugova janë me prejardhje nga Koshutani i Rugovës. Me fis janë Kelmend,nënfisi Muriq,përndryshe dera e lavdishme e kryetrimit të Zhuj Selmanit.Janë të ardhur nga Malësia e Rugovës në komunën e Istogut pikrisht në fshatin Llukavc i Begut para me shumë se 100 vjet.Nëna Sofë ka lindur në vitin 1921 në Llukavc të Begut dhe është vajza e Qerim Rrustem Rugovës,një burrë i urtë dhe pleqnarë në zë,dhe e nënës Razë,një grua fisnike nga familja Visoqi e po këtij fshati, pra Llukavc i Begut.Kulla e Qerim Rugovës ishte dhe është në zë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në vitin 2005 është futur me ligj nën mbrojtjen e shtetit si arkitekturë kombëtare me vlera të veçanta,kurse guri i oxhakut të kësaj kulle është në sallonin e Rezidencës së Presidentit Rugova,ku i ka pritur të gjithë burrshtetasit e botës.
Kurse sa i takon babait të Presidentit Rugova, Ukë Rrustë Rugova,është pushkatuar bashkë me babain e tij(gjyshin e Presidentit,Rrustë Rugovën) me 5 janar 1945,si familje nacionaliste nga OZNA serbe.Siq dihet familja e Presidentit njifet si një nga familjet më atdhetare në Rugovë e Dukagjin,që kanë dhënë shumë mashkuj për mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike,si Halil Sadria e Xhemë Sadria(Vëllëzrit e gjyshit të Presidentit,Rrustë Sadri Rugovës).Ja se çka shkruan Gjergj Fishta në një varg në Lahutën e Malsisë:

''Pritni djemt e vatanit,
Rrustem Ukën pika e djalit,
Xhemë Sadrinë si zanë e malit".

A nuk flet kjo mjaft se kush është familja e presidentit Rugova dhe sa gjakun e derdhi kjo familje për të mirën e atdheut?
Kurse rapsodët në këngën për Rrustë dhe Ukë Rugovën që u pushkatuan së bashku e këndojnë këngën si vijon:

''Në katerdhjetepestën me 5 janar
N´'Cerrcë kanë hy çetnikt barbarë.
Vranë çetnikt at Rrustë Rugovën,
Hije e zezë kaploi Kosovën,
Rrustë Rugovën me djalë t'vet,
E la Uka nji amanet,
Amanet e la një djalë
Që ta shpëtoj popullin shqiptarë“!

Dhe aludohet në Presidentin Rugova që mbeti jetim kur kishte vetëm 5 javë jetë.

Presidenti Rugova duke shpalosur flamurin të cilin duhej sot ta kishte Kosova. Fatkeqësisht ate e dogjë në rrugët e Prishtinës dhe për këtë sot e kemi atë flamur që si ngjan me asgjë identitetit shqiptar!




Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës 12944_104952016188219_100000202629693_125789_5659790_n


P.S.Falenderoj mikun tim Adem Berishën i cili këtë shkrim e publikoi në fb.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi