Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Politkanët janë produkt si Shfaqje Aktoret...!

Shko poshtë

Naile Zhupani: Politkanët janë produkt si Shfaqje Aktoret...! Empty Naile Zhupani: Politkanët janë produkt si Shfaqje Aktoret...!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 04, 2009 11:25 pm

Naile Zhupani: Politkanët janë produkt si Shfaqje Aktoret...! N1161530640_8994

Naile Zhupani: Politkanët janë produkt si Shfaqje Aktoret...!

Çfarë po ndodh me jetën politike në Pristinë nuk mund veçse të ndiqet si shfaqje – edhe pse nuk dihet sa janë përfshirë në këtë shfaqje aktorët vetë e sa u vënë mend suflerëve ose edhe reagimeve nga publiku në sallë.

Në Perëndim, sikur ne Australia, Amerika, Kanada figura që i tregon leader-i publikut asht rezultat i një produksioni total, i cili bashkon në vetvete elemente të artit skenik, të retorikës, të teknologjisë mediatike dhe të ceremonialit fetar.

Përshtypja ime, e bazue vetëm në analizën e ligjërimit, asht se KryeMinisteri jone ende vijon t’i ketë të skriptuara ndërhyrjet e veta; .

Në Perëndim, skriptimi nuk ka lidhje me paaftësinë e politikanëve për të qenë në lartësinë e situatës, por me nevojën për t’i ndërtuar marrëdhëniet me publikun në mënyrë të tillë, që të manifakturohet konsensus – për të parafrazue Chomsky-n.
Ndërveprimi i leader-it me publikun shërben kështu si ndërfaqe (interface) nëpërmjet të cilës komunikimi i institucioneve politike me elektoratin dhe qytetarët jo vetëm kryhet, por edhe vetë skajet e këtij komunikimi riprodhohen pa prerë.

Për Kosoven, thuhet zakonisht se politikanët janë produkt i nivelit qytetar të publikut dhe të institucioneve, pavarësisht nga forma kargo-kultiste e këtyre të fundit. Mirëpo njëlloj e saktë do të ishte të thuhej edhe se leaderët politikë, të përcjellë e të amplifikue ndaj mediave, kanë krijue tashmë një publik të vrazhdë, amoral, të etur për spektakël të ndytë dhe pornografi, të padurue për të shijue ekzekutimin e radhës në shesh.

"Lufta” e sotme kundër krimit asht shumë e vonue!

Sipas literaturës bashkëkohore, kriminaliteti i organizue mund të definohet në disa forma. Sipas numrit të madh të ligjeve penale të shteteve perendimore, qëllimi i kriminalitetit të organizue asht definue si përpjekje e kundërligjshme për realizimin e përfitimeve të ndryshme pasurore, por edhe si përpjekje për krijimin e influencës së caktue në jetën politike dhe ekonomike të vendit.Veçoria më karakteristike e krimit të organizue, asht korrupsioni dhe dhuna.

Aktet e dhunës, gjatë këtyne viteve në Kosovë, u bënë për qëllime të ndryshme, duke fillue nga rivaliteti i krijue nga konfliktet politike, mosmarrëveshjet rreth biznesit, si dhe për gjakmarrje të ndryshme. Moszbulimi i shumë vrasjeve, ka ba që familjarët e të vrarëve të mos besojnë te funksionimi i së drejtës dhe i shtetit ligjor, që, edhe pas zyrtarizmit të pavarësisë, po vonon te ne.

Kodi leninist i politikës se Kosovës

Në këtë mes, nuk asht ekzagjerim të spekulohet se tabloja e sotme e mjerue e komunikimit politik në Kosovë asht rezultat i drejtpërdrejtë i frymës në thelb leniniste që ka vijue t’i sundojë partitë politike gjatë këtyne 10 vjetëve të fundit, pavarësisht nga programet që kanë shpallur, misionet që kanë përqafue, dhe statutet që kanë kopjue.

Leninist asht bojkotimi i institucioneve, duke fillue nga Parlamenti – kush vallë e ka llogaritur përqindjen e kohës gjatë së cilës ky institucion themelor i shtetit asht braktisur nga njëra palë politike ose nga tjetra? Kush vallë i ka numërue herët kur bojkoti, ose prania zero ka qenë e vetmja formë me të cilën opozitat kanë kontribuar në jetën politike të vendit?

Leninist asht shkatërrimi psikologjik dhe fizik i kundërshtarit nëpërmjet akuzave të njëpasnjëshme denigruese; stigmatizimi i tij si armik i popullit ose tradhëtor i shitur ose horr i degjenerue e kusar për t’i hedhur hekurat; vendosmëria për të korrur fitore totale ndaj palës tjetër, e cila mbështetet në idenë e trashëgue se jeta politike mund të arrijë ekuilibër vetëm në monizëm.

Leniniste asht bindja se pluralizmi politik asht një luks për t’u tolerue, edhe kur nuk asht një e keqe për t’u çrrënjosur; demonizimi dhe kriminalizimi i kundërshtarit politik, bile adoptimi i formave simbolike të luftës civile, në emër të hegjemonisë në pushtet.

Leninist asht shantazhi që i bëhet kundërshtarit nëpërmjet familjes, ose përkatësisë klasore; citimit të emrave të gjyshërve, dajallarëve e xhaxhallarëve; përgojimi i incidenteve në jetën private ose i skandaleve me natyrë seksuale ose të tilla që nuk mund të përgënjeshtrohen, pa e vënë në pozitë të vështirë vetë përgënjeshtruesin.

Leninist asht mobilizimi total i partisë, në luftë për të mposhtur partinë tjetër, pa pyetur për interesin kombëtar, integritetin e shtetit dhe të institucioneve, dinjitetin e publikut dhe të palëve, mekanizmat e ndërmjetësimit dhe të arbitrimit të konfliktit politik, ndarjen e pushteteve.

Leninist asht rekrutimi dhe mobilizimi i detyruar mediave në këtë fushatë të pandalshme, ose gjendje të jashtëzakonshme që tashmë po vazhdon prej muajsh, në mos vitesh e dekadash (për të provuar se adoptimi i formave dhe ligjeve perëndimore për institucionet e shtetit Kosovare tashmë ka dështue).

Leninist asht homologimi i mediave, kur artikujt kalojnë nga një gazetë në tjetrën, sikurse videokasetat e livruara nga zyrat e shtypit të partive nga një TV në tjetrin, njëlloj si dikur fishekët mes partizanëve në llogore.

Leniniste asht, më në fund, përbuzja ndaj kompromisit, ose vështrimi i gatishmërisë ose hapjes për kompromis si shenjë dobësie, nga e cila duhet përfitue duke e ashpërsue edhe më tonin e sharjeve e ngritur edhe më temperaturën e pështymës; në një kohë kur format dhe mekanizmat e ndërmjetësimit janë amortizue krejtsisht dhe shërbejnë vetëm për të përligjur fasadën “perëndimore” të institucioneve.

Dhe gjykatat rrinë e vështrojnë

Kriza e tashme tregoi, edhe pse nuk ishte tashmë nevoja, se një republikë moderne, pluraliste dhe demokratike ku të drejtat dhe liritë e njeriut respektohen si të shenjta, nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të fortë, të pavarur dhe të shëndetshëm.

Të gjitha aspektet e konfliktit, të cilat po i serviren publikut në mbidoza, kanë të bëjnë, në një mënyrë ose në një tjetër, me veprimtarinë e gjykatave – që nga mangësitë në ligjin e zgjedhjeve, të cilat e shkaktuan situatën e tanishme; e deri te mënyra e certifikimit të zgjedhjeve, ose në gabimet që u kryen përsëri nga gjykatat në trajtimin e kërkesave të opozitës për hapje kutish; e deri te akuzat e randa për kriminalitet të organizue, që kanë lëshuar tashti së fundi kundër njëri-tjetrit dhe palëve përkatëse dy krerët e forcave politike kryesore në vend.

Vendin gjykatave ua ka zanë piazza, ose gjyqi popullor – përsëri në kuadrin e një modeli leninist të pushtetit, të cilin më kot po përpiqen t’ia përshtatin kushtetutës pluraliste dhe moderne, të përkthyer, përkundrazi, nga tekste kulturash politike ku e ku më të avancuara se ajo e Pristinës.

Rasti më i freskët, asht kur kryeministri i vendit i parashtroi në konferencë shtypi, si prokuror metikuloz dhe i mirinformuar, akuzat e veta të hollësishme, me emra njerëzish dhe shifra metrash katrorë, për “mafiozët punistë” që paskan përfituar nga spekulimet ndërtimore në kryeqytet nën autoritetin e kryebashkiakut , më dëshmon përsëri se shteti atje po keqtrajtohet nga klikat, për qëllime aspak publike, por që kanë të bëjnë me avancimin e ambicjeve politike të krerëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi