Sabile Keçmezi- Basha: Katarina Josipi-Pjetri, Anëtarja e devotshme e ONDSH-së
Faqja 1 e 1

Katarina Josipi-Pjetri, Anëtarja e devotshme e ONDSH-së
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha
sabile_basha@hotmail.com
Katarina Josipin zakonisht opinioni i gjerë e njohu më tepër si artiste të madhe, dhe zaten ajo u futë dhe u ruajt në kujtesën e tij dhe ngeli si e tillë. Por, duke hulumtuar në dokumente të shumta të ilegales shqiptare të viteve të hershme pas “çlirimit” (1945), hasim në shumë të dhëna interesante të Katarinës, që dëshmojnë për një biografi të pasur atdhetare që në të njëjtën kohë ishte edhe e dhembshme dhe me plotë peripeci e sakrifica që e përcollën gjatë tërë jetës.
Biografi e shkurtër e Katarinës
Hasjanja e famshme Katarina Josipi, u lind më 19 nëntor 1922, në Zym të Hasit. Si shumica e familjeve hasjane, edhe familja e Katarina Josipit ishin të detyruar që të kërkonin kushte më të mira për jetë, andaj dhe u detyruan që të shpërnguleshin për në Nish. Kati i vogël ishte vetëm një vit, kur lumi i mërgimtarëve e përpiu me vete për ta kthyer pas 18 vitesh në vendin e saj që asnjëherë nuk e kishin harruar. Në qytetin e Qelekullës së famshme, në Nish, ajo kishte mbaruar shkollën fillore, pastaj kishte filluar edhe shkollën e natës, për ta përfunduar pas tri viteve. Familja e saj shquhej për një traditë të pasur patriotike, bujare e fisnike. Babai i saj edhe pse ishte një mërgimtar i zakonshëm, ai çdo kund frymonte dhe bashkëjetonte me jetën e rëndë e të robëruar të Kosovës. Ishte arsimdashës i madh, dhe të vetmen dëshirë që kishte, ishte që fëmijët e tij ti shkollonte dhe në një të ardhme jo të largët të kthehen në vendin nga kishin ardhur dhe ti shërbenin atdheut të tyre-Kosovës. Shpesh ndodhte, që pas punëve të rënda e të vështira që bënte si bukëpjekës, në mbrëmjet e vona i grumbullonte fëmijët rreth vetes, dhe iu fliste gjatë e gjatë për Hasin e thatë. Iu tregonte për luftërat atdhetare që kishin bërë të parët, por që ajo luftë ende vazhdonte dhe ende nuk kishte përfunduar në trojet shqiptare e sidomos i qante hallin Kosovës që grabitqaret bënin hapat e fundit për ta gëlltitur.
Babai i saj si njohës i mirë i jetës që ishte, ai çdo herë preferonte që fëmijët e tij përveç shkollës, që do të mbaronin, insistonte që së paku të kenë edhe ndonjë zanat. Pasi se Katarina ishte vajzë, u mundonin që atë ta kursenin sadopak nga zeja e bukëpjekësit, dhe e detyroi që të vazhdonte kursin e rrobaqepësisë.
Gjatë tërë historisë, shpërnguljet ishin pjesë e dhembshme e popullit shqiptar. Andaj, edhe pse kishin kaluar 18 vite jashtë Kosovës, edhe pse sadopak ia kishin arritur që të krijonin një mirëqenie modeste në Nish, babai i Katarinës, vendosi që të kthehej, të kthehej aty, për të cilën e brente malli.
Familja Josipi pas kthimit nga Nishi u vendos në Ferizaj. Ndërsa jeta e Katit të re, ndryshoi tërësisht. Pas ardhjes në Kosovë, përsëri gjendja ekonomike e tyre u keqësua, Kati ndërpreu shkollimin. Dhe nga të gjitha shkollat që kishte mbarua, ajo kishte vetëm një diplomë, edhe atë diplomën e rrobaqepësisë.
Veprimtaria ilegale e Katit
Me kthimin e saj në Kosovë, ajo filloi të angazhohej s’bashku me vëllanë edhe në punë të tjera që gjerë më atëherë mendonin se ishin në të rrallë për gratë.
Historikisht dihej se gruaja shqiptare, duke e parë vendin e vet të robëruar asnjëherë nuk u pajtua me te, dhe krahas burrave mori pjesë aktive në luftërat për çlirim kombëtar. Në mesin e grave që u angazhuan në lëvizjet për Lirimin e tokave shqiptare ndodhej edhe Katarina Josipi. Vëllai i Katarinës, Lazër Josipi, i cili në vitet 1945 ishte nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ai qysh herët ishte angazhuar në organizatën Nacional Demokratike Shqiptare. Nën këshillat dhe kërkesën e vazhdueshme të profesorit Gjon Serreqit që më herët e kishin bërë edhe patriot të tjerë si profesor Ymer Berisha, kërkonin me këmbëngulje që gruaja shqiptare të angazhohej sa më tepër në lëvizjet atdhetare. Dhe si detyrë primare shtrohej nevoja që ato të angazhohen në çdo punë që bënte ilegalja, por aksent të veçantë i kushtonin në bartjen e postës, në mbledhjen e ndihmave, në shpërndarjen e tyre, në shpërndarjen e afisheve e trakteve të ndryshme, në grumbullimin e materialit sanitar, në vizitat e shumta që do iu bëhen familjeve të anëtarëve, që ishin të pushkatuar, ose ishin në male. Prijësit e ilegales shqiptare ishin të mendimit se grat, madje ishin shumë të përshtatshme që në mënyrë të padiktueshme të zhvillonin aktivitete më lehtë se burrat për hir të veshjes së tyre .
Në gjysmën e dytë të vitit 1945, organet e ndjekjes duke parë aktivitetin e shtuar të forcave të rezistencës, filluan të shtojnë ndjekjet dhe ndërruan taktikën e të hetuarit. Po në këtë vit, organet e ndjekjes arritën gati-gati të depërtojnë në të gjitha grupet, që vepronin në ilegalitet. Kështu sipas disa të dhënave thuhej se për një kohë të shkurtër u likuiduan 15, dhe u plagosën 12 prijës dhe personalitete të rëndësishme të grupeve të armatosura që bënin rezistencë të hapur kundër okupuesit. Me qëllim që në mbarim të vitit 1946 të kalohet në aksione të gjëra kundër lëvizjes së rezistencës. Aksionet më vonë vazhduan me arrestimin e jatakëve dhe mobilizimin e gjerë të masave popullore të shoqëruara me aksione urgjente ushtarake.
Gjatë viteve 1945-1948, gjyqet ushtarake e civile si në Gjilan, në Prishtinë, në Pejë, në Prizren, në Shkup e në Tetovë u shndërruan në qendra linçi e inkuizicioni. Në fillim nga të arrestuarit kërkohej që të bashkëpunonin me pushtetin për ti zbuluar shokët dhe anëtarët e tjerë të organizatës, dhe kur kjo mënyrë nuk kishte sukses, atëherë fillonin proceset e gjata gjyqësore, ku shqiptoheshin dënime të rënda, me vdekje e deri 20 vjet heqje lirie. E më vonë shqiptarët dërgoheshin në burgjet më famëkeqe anekënd Jugosllavisë, për të vuajtur e kryer punët më të rënda, e shpesh ndodhte edhe të likuidoheshin.
Procesi gjyqësor i Gjilanit
Është i njohur dhe i freskët kujtimi për procesin gjyqësor të anëtarëve të NDSH-es, të Anamoravës që u mbajt me 1-7 shkurt të vitit 1947, e që në popull njihej si procesi gjyqësor i “Grupit të Hamdi Berishës”. Procesit gjyqësor të grupit të Gjilanit, i jepej publicitet i madh, vetëm e vetëm me një qëllim të caktuar, që më masat e gjera e liridashëse të futet frika dhe pasiguria. Ky proces ishte një ndër proceset më të mëdha, që u mbajt pas vitit 1945 e këndej në anën e Anamoravës. Gjatë mbajtjes së procesit, popullata shqiptare ishte e shqetësuar tej mase dhe në ethe priste epilogun e tij. Mirëpo, shqiptarët kudo që ndodheshin nuk ishin të sigurt për të nesërmen, nuk ishin të sigurt për veten dhe të afërmit e tyre. Çdo gjë kishte marrë formën e tmerrit dhe të pasigurisë. Njerëzit liridashës frymonin me frymëmarrje astmatike.
Sipas aktgjykimit të Gjyqit të Qarkut në Gjilan P.Nr. 18/47, thuhej se këtë gjykim e udhëhiqte këshilli i përbërë nga kryetari Zaharija Orgjinikidze, kryetar i këshillit, si dhe gjykatësi porot Isak Selmani dhe Hafiz Kaculi, anëtarë të këshillit dhe procesmbajtësi Millorad Nikoliq. Nga ata ( të burgosurit), shumica ishin të shkolluar, tregtar dhe fshatarë të ngritur. Të gjithë këta patriot ishin të akuzuar për vepër penale nga neni 3, alinetë 8 e 14 të ligjit mbi vërtetimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit mbi veprat penale kundër popullit dhe kundër shtetit.
E tërë këtë aktakuzë e përfaqësonte siç ishte veç e ditur, kush tjetër pos prokurorit publik të KAKM-së, Ali Shukriu. Ku me këmbëngulje kërkonte që për anëtarët e NDSH-së të shqiptohen dënimet më drakonike, që ishin dhënë deri më atëherë. Vërtet ashtu dhe ndodhi, nuk u kursyen as njerëzit, as vitet, as torturat vetëm e vetëm për ti detyruar të nënshkruajnë deklarata vet akuzuese.
Nga ata 37 persona që dolën para gjyqit, 32 patriotë u dënuan me vite marramendëse burgimi, njëri prej tyre, Hamdi Berisha, u dënua me vdekje (pushkatim), pesë të tjerë, pas shumë muajve të kaluar në burg, në mesin e të cilëve ishte edhe Katarina Josipi- Pjetri, në mungesë të fakteve u liruan nga aktakuza. Vlen të përmendët se gjykimi i tyre nuk u mbajt në gjykatore, ku zakonisht mbaheshin gjykimet e rëndomta, por ky proces gjyqësor u mbajt në sallën e edukatës fizike të Gjilanit, që quhej “Sokollana”. Interesimi për pjesëmarrje në këtë gjykim ishte tejet i madh, ngase të afërmit e të akuzuarve donin së paku t’i shihnin të dashurit e tyre, ndërsa popullata serbe e Gjilanit dhe e rrethinës kishte shprehur dëshirën që ta përcillnin gjykimin në sallë.
Kush ishin të dënuarit e procesit gjyqësor të Gjilanit
Në bazë të të gjitha të dhënave që kemi dhe veprimtarin e tyre, grupi i përbërë prej 37 vetave,u shpall fajtor në bazë të ligjit penal të Jugosllavisë kundër popullit dhe shtetit, dhe këta ishin:
Nr. Emri dhe mbiemri, vendlindja, mosha, profesioni, dënimi
1. Hamdi Berisha, Gjilan, 20vjeç, nxënës, (pushkatim)
2. Maliq Sahiti, Gjilan, librar (10 vjet)
3. Ramadan Agushi, Tërpezë, 24 vjeç, mësues, (7 vjet)
4. Jakup Malisheva, Malishevë, 40 vjeç,punëtor, (10 vjet)
5. Rexhep Shema, Dajkoc, 37 vjeç, bujk, (15 vjet)
6. Arif Salihu, Rogaçicë, 40 vjet, bujk, (11 vjet)
7. Riza Osmani, Poliçkë, 42 vjet, hoxhë, (12 vjet)
8. Destan Budrika, Budrikë e P.33 vjet, nëpunës, (12 vjet)
9. Lazër Josipi, Ferizaj, 18 vjet, nxënës, (12 vjet)
10. Rrustem Statovci, Batllavë, 29 vjet, nxënës, (20 vjet)
11. Sefedin Shabani, Ferizaj, 18 vjet, nxënës, (15 vjet)
12. Hysen Dalladaku, Ferizaj, 17 vjet, nxënës, (7 vjet)
13. Ismail Mema, Ferizaj, 25 vjet, punëtor, (15 vjet)
14. Njazi Çarkaxhiu, Ferizaj, 25 vjet, tregtar, (10 vjet)
15. Hamdi Dalipi, Pogragjë,25 vjet, tregtar, (3 vjet)
16. Zija Shuku, Ferizaj, 27 vjet, nëpunës, (7 vjet)
17. Haki Zylfiqari, Prizren, 29 vjet, nëpunës, (5 vjet)
18. Salih Aliu, Ferizaj, 21 vjet, tregtar, (15 vjet)
19. Ilaz Ibrahimi, Gjakovë, 61 vjet, tregtar, (15 vjet)
20. Murat Zherka, Gjakovë, 20 vjet, saraç, (5 vjet)
21. Fehmi Zherka, Gjakovë, 20 vjet, tregtar, (15 vjet)
22. Hajredin Fazliu, Duraj, 36 vjet, bujk, (15 vjet)
23. Sylë Fejza, Kaçanik, 32 vjet, nëpunës, (10 vjet)
24. Abaz Behluli, Kaçanik, 47 vjet, bujk, (7 vjet)
25. Xhemajl Maksuti, Kaçanik, 50 vjet, tregtar, (1 vit)
26. Hajrush Halimi, Kaçanik, 26 vjet, nëpunës, (10 vjet)
27. Fahri Halimi, Kaçanik, 33 vjet, nëpunës, (20 vjet)
28. Hilmi Ejupi, Begracë, 24 vjet, nëpunës, (17 vjet)
29. Shefki Metushi, Kaçanik, 23 vjet, kafexhi, (5 vjet)
30. Ibrahim Grainca, Cërnillë, 30 vjet, nëpunës, (20 vjet)
31. Asllan Buza, Gjakovë, 22 vjet, tregtar, (8 vjet)
32. Rifat Tasholli, Gadime, 39 vjet, mekanik, (7 vjet)
U liruan nga aktakuza, këta persona:
1. Mumin Jakupi, Gjilan, 30 vjeç, student
2. Shaban Bekteshi, Ferizaj, 37 vjeç, tregtar
3. Ismail Sylejmani, Ferizaj, 17 vjeç, nxënës
4. Katarina Josipi, Ferizaj, 23 vjeçe, amvise
5. Gani Xaja, Gjakovë, tregtar,
6. Ali Murseli, Kaçanik, 41 vjeç,
Një nga këta të dënuar u dënua me pushkatim- Hamdi Berisha, ndërsa për 31 veta u shqiptuan gjithsej 427 vjet burg ose mesatarja për çdo të burgosur ishte 10 vjet e 8 muaj e 4 ditë. Mosha mesatare e të dënuarve ishte 30 vjet e 25 ditë, çka do të thotë se ishin në moshën më të mirë, kur mundnin të kontribuonin si në aspektin familjar po ashtu edhe në aspektin kombëtar. Shumica e të dënuarve ishin intelektualë, 11 veta, ishin nëpunës, mësues ishte vetëm 1 person. Tregtarë ishin 8 veta, librar ishte 1 vetë, ishte 1 hoxhë, 1 kryetar i Këshillit popullor, 2 punëtorë, 4 bujq, 1 kafexhi, 1 saraç, 1 mekanik. Në këtë statistikë nuk jepet profesioni i personave që u liruan nga aktakuza.
Në procesin gjyqësor, para trupit gjykues, në bankën e zezë u ulë edhe një grua. Kjo ishte amvisja nga Ferizaj, Katarina Josipi- Pjetri, motër e Lazër Josipit, që edhe ai dënohej po në këtë proces gjyqësor. Gjykata e akuzonte Katarinen se ka qenë anëtare dhe ka vepruar kundër pushtetit “popullor” që ishte instaluar në Kosovë. Në kohën kur organizohej procesi gjyqësor, Katarina kishte gjithsej 23 vjet, ishte e martuar, por megjithatë rrezikoi çdo gjë vetëm e vetëm që ti ndihmojë lëvizjes së NDSH-ës.
Si Marie Shllaku njashtu edhe Katarina Josipi dolën para gjyqit dhe në mënyrën më të vrazhdë u ballafaquan me realitetin historik, se liria megjithatë, pa sakrificë nuk mund të fitohet.
Në hetuesi, ndaj Katarinës së re u përdor dhunë e paparë. E malltretuan udbashët e Serbisë por edhe ca shqipfolës, por ajo qëndroi stoike, dhe fjalë nuk nxori nga goja. Veç që e akuzuan se kishte fshehur, ilegalistin e njohur, Hamdi Berishën dhe kishte ruajtur armatimin në shtëpinë e saj, tjetër gjë nuk mundën të zbulonin. Shokët nuk treguan asgjë për veprimtarin e saj, kështu pas disa muajve të kaluara në burg, në mungesë të fakteve, atë e lirojnë nga aktakuza.
Në aktgjykimin e Katarina Josipit- Pjetrit, shkruante: “ Katarina Josipi- Pjetri, e bija e Gjinit dhe e Gjystines, e moshës 23 vjeçare, me profesion amvise, shqiptare, katolike, shtetase e RFPJ-së, e martuar, pa fëmijë, kinse e padënuar, me gjendje të varfër ekonomike, tani në burgun hetues”.
Por, megjithatë, të gjithë ata që u liruan nga aktakuza u cilësuan si “armiq të popullit” dhe se kanë bërë vepra penale nga neni 3, pikat 7, 8 dhe 14 të Ligjit mbi vërtetimin e ndryshimit dhe të plotësimit të ligjit mbi veprat penale kundër shtetit e kundër popullit, të dënueshëm sipas nenit 4 të këtij ligji.
Vuajtjet vazhdojnë për Katarinën
Pushtetarët jugosllav nuk i harronin lehtë “armiqtë e popullit”. Andaj pas daljes nga burgu të Katarinës, udbashët marrin një tjetër ofensivë ndaj saj. Por kësaj radhe atë nuk e burgosin, por arritën që jetën e më vonshme t’ia bënin më burg se burgun. Ajo ishte e martuar me Hil Pjetrin, inxhinier i pylltarisë nga Kavaja e Shqipërisë. Kishte lindur dy fëmijë që pas një kohe i vdesin. Trishtimi i saj pas kësaj nuk kishte skaj. Pas vdekjes së fëmijëve, udbashët përzien duart edhe në jetën private të saj. Si i pa dëshiruar nga shteti, ia dëbojnë edhe burrin nga Kosova. Në moshën më të mirë, Katarina ngeli vetëm, fill vetëm. Ajo kurrë më nuk u martua. Vetëm një vit para vdekjes fati e deshi që të vizitoi Shqipërinë, dhe ishte e pamundur që ajo mos ta vizitojë qytetin e Kavajës, ku jetonte ende një pjesë e jetës së saj. Në momentin kur takohej me njeriun që e kishte ruajtur në kujtime me aq vite, kishte mbledhur tërë forcën që i kishte mbetur dhe i kishte shtrirë dorën. Kujtimet që mendonte se kishin filluar të zbehen, e vërtetuan të kundërtën. Asgjë nuk kishte ndryshuar, veç viteve të egra që e kishin rënduar rëndë-rëndë samarin e jetës. Në familjen e ish-burrit u prit me një respekt të posaçëm. Njohu gruan dhe fëmijët e tij. Për çudi i deshi shumë. Katarina ishte grua e madhe. Ata kishin lindur dy fëmijë, dhe jetonin të shëndosh si molla, njësojë si me Katarinën që i kishin pasur në Kosovë (djalë e vajzë). Ajo që e befasoi dhe e gëzoi ishte fakti se të dy fëmijët ishin të pagëzuar me emrat që kishin qenë dikur fëmijët e tyre. Ja... edhe ky është fat, e fati siç dihej ka rrjedhën e vet...
Katarina Josipi jetoi relativisht shkurt (46 vjet), por mbeti për ta kujtuar gjatë. Vdiq me 29 prill 1969, për tu kthyer sërish atje nga erdhi, për tu varrosur atje ku lindi, në Has, në Karashëngjergj, në lagjen ku pushonte Shtjefan Gjeçovi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi