Shazim Mehmeti: MOS QOFTË SI THONË, AMIN!
Faqja 1 e 1
Shazim Mehmeti: MOS QOFTË SI THONË, AMIN!
Shazim Mehmeti: MOS QOFTË SI THONË, AMIN!
«Gruaja është engjëll, burri është dhé!», qe britma që më zgjoi.
U ngrita, çela derën, u futa. Kokëvarur si gjithëherë, këmbët më dërguan te këndi i zakonshëm ku duhej të ishin: karrigja, ngjyrërat, brushat, pëlhurat.
Por, nga gjërat që i përmenda asgjë nuk kishte. Për çudi, nuk kishte as atelje! Përpara meje kishte hapësirë. Hapësirë prej uji e dheu, me një ishull drite në mes. Ky ishull më ishte aq pranë, sa gjithë çka ndodhte e përbija me sy.
Ja ç’pashë: dy engjëj (që ishin engjëj gra), lagnin dhé me duar dhe latonin një trup burri. Më pas ndodhi një zënkë dhe mbeti vetëm njëra. Mbeti pra, jo ajo që kujdesej për kokën, por ajo që kujdesej për trupin dhe gjymtyrët.
Mbase për arsye egoizmi, mbase s’di për se, por çuditërisht, fytyrës së shëmtuar të trupdheut, ajo që mbeti s’i vuri më dorë. Përqëndrimi i saj u vendos në meskëmbëshin e tij, atje ku me gjasë mungonte një majë. Ajo buzëqeshi paksa, pastaj lagu dhé, dhe i vendosi majën në vendin e duhur.
Me gjasë, kjo qe maja e artit të saj, ndaj as nuk u përmbajt, po e mbërtheu trupdheun me krahët dhe e shtrëngoi fort në krahërorin e bujshëm. Dhe, si afshej e merrte frymë ajo, ashtu afshej e merrte shpirt trupdheu. Dhe si i çelte sytë, e, e hidhte shikimin ai, bota përreth tyre ashtu lulëzonte.
Unë s’vazhdova më tej. Dola se e ndjeva veten budalla: aq gjatë kisha besuar në ca bibla e kuranë që thonë se gruaja u krijua nga një brinjë e burrit!
Mos qoftë si thonë, amin!
1995
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi