Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syku Pellumb: Kujdes!

Shko poshtë

Syku Pellumb: Kujdes! Empty Syku Pellumb: Kujdes!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 05, 2009 10:05 pm

Syku Pellumb: Kujdes! N1311514780_5293


Syku Pellumb: Kujdes!


Se mos na duhet ta harrojme tiranine tende,
o tiran, prijes i vdekur i se keqes se mbetur,
e te pranojme mysa injorance siç merret thika
nder brinje - me ftohtesi te menjehershme -
duke lene te shkuaren te gllende ne trungun
tone, te ligen tende te madhe, qe rikembon
nga varret kolektive e ne bindjen qe trashegojne
zoçkat e tua, bushtrat e vjetra te pispillosura!
Sa qenie njerezore vdiqen pasi u varrosen,
pa nje emer mbi gur, por me nje fytyre nder sy,
me nje leter lamtumire te pashkruar, nder duar?
E ashper mbetet pyetja ime e ngrehur, ashtu siç
mbesin paradoksal shume hapa te historise sone.
Duket, se ajo çka lypim ne uraten e mbremjes,
eshte deshira e ndjesise se shtypjes se vazhdueshme,
apo ndoshta, zotat e nuk e kuptojne gjuhen shqipe.
Shqiptaria nuk eshte nje ngjizje e rastesishme
politikanesh, e as trillim i tyrpshem gazetaresh,
por kombesi e vertete, me plage te verteta, o vellezer.
Kini mendjen, ujqerit nuk do te na i lepijne plaget!


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi