Gjakush Tana: KURORA E SHPIRTIT - Epoka perpara gjyqit
Faqja 1 e 1
Gjakush Tana: KURORA E SHPIRTIT - Epoka perpara gjyqit
Gjakush Tana: KURORA E SHPIRTIT - Epoka perpara gjyqit
Është jeta ime që shkoi duke u praptuar ! Dhe malli që më ka kapluar për dashurinë ! Copat e saj janë bërë bulëza të përditëshme që ujiten me lotët e pikëllimit! Më kot i pres të kthehen ta përmbushin gjithë atë zbrazëtirë që shtrihet si shkretëtirë! As fjalët, as buzëqeshjen nuk mundem t’i kthej. Më kanë mbuluar rrudhat dhe thinjat këto çaste! Këngët kanë tha në burimin e gëzimit! E cilit mund t’ia them këto! Kush i ndjen plagët që më kullojnë vrer ! Kush mundet ta ndezë atë rrezeshpresë të vyshkur e të përdjegur si lulja e brymosur!
Isha unë ajo Lauresha e Rilindit që më shkruante mesazhet. Dhe unë prisja një ditë të lirë, të qetë e të blertë për takimin!
Por, ja qielli i Atdheut gjithkah ngrysej ! Ngrysej!
Vargani i gjatë i bisharve pushtues endeshin me egërsi. Kishin hy në çdo rrugë të përgjimit! Edhe këngët i përgjonin! Edhe dukjet! Edhe ngjyrat ! Edhe buzëqeshjet!
I frigohem gjithë kësaj perandorie mos më rrëmbejnë Rilindin ! pëshpërita kur isha duke lexuar në revistën Qëndresa vargjet që ai i shkruante vazhdim :
Si të kuptohemi për dëshirat që nuk mund t'i shprehim
akoma një muzg bën hije rrugës sonë,
dhe ëndërrat e lumturisë na i rrëmbejnë furtunat...
Eh Rilind , klitha! Sa dëshirë kam këto çaste t'më pëshpërisish në vesh...
1. Repertoari : EPOKA PARA GJYQIT!
Është jehonë e shqetësimit repertoari :Epoka para gjyqit!
Rëqethje përshkon nëpër trupin tim dhe të e spektatorëve !
Aktet e kësaj drame të stërgjatur nga njëmendësia sërish dirigjohen nga Gishti i madh!
I veshur në të zeza del e dirigjon gjykatësi Kire! Si mumje heshtin e përcjellin me vështrim lubie porotët! Përpin prokurori i procesit duke hapur kaptinën e perandorisë Drejtësi! Mbi qafën e të pandehurve Shpata e Demokleut - akt i stërzgjatur i një ripërsëritje nga njëmendësia...!
Dhe heshtja bie! Trajta paralajmëruese e kobit me akte e nene ndërsehet mbi Rilindin ! Mbi zemrën që ia bleva unazën e nuk ia vuna në gisht!
Klith e rënkon në brendi shpirti i familiarëve! Nëna, babai, vëllezërit, farefisi...!
Kushedi në cilën variantë të përshkrimit del malli, dashuria , dhembja! Vetëm kurthat e ndarjes shifen! Ngujimi i të pandehurit Rilind, që rri në Bangën e Zezë pa pasur mundësi të kthehen për një përshëndetje! Për një shikim!Dhe, unë Lauresha e tij ! Vetëm nëna e tij ndjeu dhembje të pakarahasuar. As më pyeti përse jam këtu. Më shtërngoi shumë me dy duar dhe më puthi në faqe !
Ishte puthje ajo apo interpretimi i misterit ! Absurdi më shpërfillte atë çast!
Kaptina e meridianeve për horizonte shqetësimi! Për kurtha e dredhi. Paraloja e djallit me theks dhe dimension të ri. Ka caktuar pozitat në hyrje-dalje të kësaj premiere. Hyn duarlidhur aktori i pandehur! Rilindi ! Të rrëfehen përpara drejtësisë. Kërbaçët, dhunën , terrorin e paparë i kanë dhënë dhuratë! Dhe nënshtrimin simbol lirie! Ashtu siç duan dhe kërkojnë prokurorët - përgatitësit e skenarit të djallëzisë!
T'i duartrokis kësaj pamje apo ?! E vulosa përjetë shpirtin tim me të! Me një shikim që më bëri u kuptuam:
- Unë do të ngadhnjej më tha ! Dasmën do ta bëjmë...!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Gjakush Tana: KURORA E SHPIRTIT - Epilog
Gjakush Tana: KURORA E SHPIRTIT - Epilog
Jeta!
Ishte frymëzimi që më mbërthente të shkruaj!U ngrita ngadalë , mora lapsin dhe fletoren!Hapa fletët e saj për ta titulluar poezinë:Jeta!
Pastaj vërtita sytë rretherrotull për të shpërthyer gjithë atë lamsh të përmbledhur! Çka mund të ishte poezia e tillë e shkruar në këto çaste?! Vetëm një gjamë që më sillej vërdallë!Hija e saj më mbulonte me shëmti!Më kot ëndërrova lumturinë!Ajo perëndonte!Perëndonte!Vetëm kujtimet për të kaluarën më lëshonin një shteg drite prej nga gulonte malli!Atë që se harroja kurrë, e, kurrë nuk e ktheja dot!Ndaj i shkrova vargjet:
Jetë moj jeta ime
ike, trete ndër mendime!
Çka të mbaj diçka n'kujtesë
kur n'çdo hap më bëhesh presë!
Herë e dashur plot miklime
vjen e ik nga zemra ime!
Herë e rëndë ma zë kraharorin
e ftohtë,pa dritë, ma mbush oborrin!
Nga të të nis në rrugë të dritës
ti më vë barrë në krahë të rritës!
As të hedh as mund të të mbajë
të të uroj apo të të shajë?!
Jetë moj jeta ime
ike trete ndër mendime...!
Kur matesha t'ia vë pikën kësaj poezie dëgjova trokitjen në derë!
Ishit Ju ata qe trokisni me komentime!
U dola përpara ! U përqafuam ! Fshimë sytë! dhe kuvenduam siç kuvendojnë ato që kanë halle !
Ja ! u thash në fund ! Janë vargjet e kësaj proze të ditarit : Kurora e shpirtit ?! Le t'u bëjë një vend në botime ...
__________________
Jeta!
Ishte frymëzimi që më mbërthente të shkruaj!U ngrita ngadalë , mora lapsin dhe fletoren!Hapa fletët e saj për ta titulluar poezinë:Jeta!
Pastaj vërtita sytë rretherrotull për të shpërthyer gjithë atë lamsh të përmbledhur! Çka mund të ishte poezia e tillë e shkruar në këto çaste?! Vetëm një gjamë që më sillej vërdallë!Hija e saj më mbulonte me shëmti!Më kot ëndërrova lumturinë!Ajo perëndonte!Perëndonte!Vetëm kujtimet për të kaluarën më lëshonin një shteg drite prej nga gulonte malli!Atë që se harroja kurrë, e, kurrë nuk e ktheja dot!Ndaj i shkrova vargjet:
Jetë moj jeta ime
ike, trete ndër mendime!
Çka të mbaj diçka n'kujtesë
kur n'çdo hap më bëhesh presë!
Herë e dashur plot miklime
vjen e ik nga zemra ime!
Herë e rëndë ma zë kraharorin
e ftohtë,pa dritë, ma mbush oborrin!
Nga të të nis në rrugë të dritës
ti më vë barrë në krahë të rritës!
As të hedh as mund të të mbajë
të të uroj apo të të shajë?!
Jetë moj jeta ime
ike trete ndër mendime...!
Kur matesha t'ia vë pikën kësaj poezie dëgjova trokitjen në derë!
Ishit Ju ata qe trokisni me komentime!
U dola përpara ! U përqafuam ! Fshimë sytë! dhe kuvenduam siç kuvendojnë ato që kanë halle !
Ja ! u thash në fund ! Janë vargjet e kësaj proze të ditarit : Kurora e shpirtit ?! Le t'u bëjë një vend në botime ...
__________________
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi