Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disfavoret gjeopolitike për shqiptarët në Maqedoni

Shko poshtë

Disfavoret gjeopolitike për shqiptarët në Maqedoni Empty Disfavoret gjeopolitike për shqiptarët në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 1:58 am

Disfavoret gjeopolitike për shqiptarët në Maqedoni

Faton Abdullahu
Logu politik

Shqiptarët nga Maqedonia nuk mund të llogarisin se në kauzën e tyre për afirmim kombëtar dhe faktorizim, mund të kenë ndonjë përkrahje të madhe nga institucionet shtetërore apo edhe të tjera të Shqipërisë. Thjeshtë nuk është koha. Ky nuk është arsyetimi që mund të dëgjohet, por ky është shpjegimi që mund të nënkuptohet. Pse mund të konstatohet kështu? Sepse Shqipëria ja ka mësy Evropës, dhe gjëra të tilla të ndjeshme në Ballkan, sikundër është bërja vërejtje ndaj shtetit fqinjë se nuk bënë sa duhet për afirmim kombëtar, mund të krijojnë një imazh jo të favorshëm. Prandaj në këtë rrugëtim, gjithsesi jetik për të ardhmen e saj, Shqipëria ecën me kujdesin e shtuar se mos po shkel në “drasë të kalbur”.
Shqiptarët nga Maqedonia, në kauzën e tyre për më shumë të drejta nacionale, mund të presin edhe më pak përkrahje nga Kosova. Thjeshtë nuk është koha as këtu. Për dallim nga Shqipëria, Kosova është shumëfish më në hall. Thjeshtë ‘nuk i ka renet’ besa as ‘senet’ për çfarëdo ndihme, bile as për sugjerim, apo këshill ndaj shqiptarëve atje. Kosova nuk e ka problemin e hyrjes në Evropë sikundër e ka Shqipëria apo të tjerët në Ballkan, thjeshtë sepse kjo çështje për Kosovën është e reduktuar në atë se pranohet se ajo është pjesë e Evropës. Por Kosova ka një problem tjetër, shumë të veçantë. Për fatin e saj është gati jetike, numri i njohjeve të reja që duhet të bëhen. Që ato të ndodhin, Kosova duhet të jetë stabile në aspektin ekstern dhe atë intern. Pra nuk duhet të ketë probleme të brendshme, as me serbët, as edhe ndërmjet forcave të ndryshme politike partiake, mundësisht as edhe probleme sociale. As edhe të shkaktoj probleme të jashtme, as për kufijtë, as për çështje të tjera prej të cilave fqinjëve mund tu mbetet hatri. Marrë këtë parasysh, mund të merret me mend se, sa mund të jetë Kosova aktive dhe e interesuar në politikën e saj të jashtme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Dhe në këtë rrugëtim politik për më shumë njohje dhe stabilitet, institucionet e Kosovës, ecin me kujdesin e atij që ecën nëpër fushën e minuar.
Shqiptarët e Maqedonisë në kauzën e tyre për më shumë të drejta, nuk mund të presin shumë as edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Thjeshtë as edhe me këtë rast nuk është koha. Maqedonia në rend të parë është në krizë goxha të madhe ekonomike, pastaj ajo nuk u pranua në NATO, ajo ka shumë për të bërë që të hy në Evropë, ajo ka probleme me Serbinë ( sa për rastin e Kosovës, aq edhe për autoqefalin e Kishës) dhe në fund, ajo ka problem tejet të madh me Greqinë për shkak të emrit. Gjithsesi shumë probleme për një shtet kaq të vogël. Cili është ai faktor ndërkombëtar i cili do të merrte përsipër që në një ose mënyrë tjetër, nën këto rrethana t’ia tërheq vërejtjen institucioneve shtetërore të Maqedonisë se, duhet të bëjnë më shumë për të drejtat e shqiptarëve? Cili është ai faktor ndërkombëtar i cili edhe falë miqësisë e dashamirësisë ndaj shqiptarëve, do ta shihte të arsyeshme që tu jap kurajë shqiptarëve në Maqedoni të jenë më të zëshëm dhe më të drejtpërdrejtë në kërkesat e tyre? Asnjëri.
Në kuadër të një gjeopolitike tash më aktive, Maqedonia hynë në katërshen e njohur ballkanike bashkë me Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Raportet ndërmjet këtyre shteteve në Ballkan duhet të jenë të mira. Thjeshtë me një 'duhet obligative', dhe atë për interesa dhe përfitime të këtyre katër shteteve, por dhe për interesat dhe përfitimet gjeopolitike të aleatëve euro-perëndimor. Faktori shqiptarë në Maqedoni, duhet t’i ketë parasysh të gjitha këto kalkulime gjeopolitike, kur bënë përpjekje për të pasur më shumë të drejta dhe për tu bërë faktor më relevantë në këtë shtet. Janë partitë politike shqiptare në Maqedoni ato që, duhet të bëjnë përpjekje që të gjejnë metoda dhe hapësira edhe në këto rrethana për të vepruar. Për afirmim nacional dhe për faktorizim pragmatik, gjithmonë ka mundësi dhe gjithmonë mund të gjenden kohëra dhe metoda të përshtatshme dhe atë pa prishur raportet e mira e shkaktuar debalance në rajon. Fjalën e kanë partitë politike shqiptare në Maqedoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi