Fadil Demaku: KOSOVA- NENE APO NJERKE E KOSOVAREVE
Faqja 1 e 1
Fadil Demaku: KOSOVA- NENE APO NJERKE E KOSOVAREVE
Fadil Demaku: KOSOVA- NENE APO NJERKE E KOSOVAREVE
Të gjithë diktatorët janë të mirë dhe të dashur, kur nuk ua prish tymin e duhanit dhe gjunjëzohesh si kafshë e uritur para tyre.Partitë politike në demokraci maten nga fakti sa respektojne kundershtarin politik e jo antarësinë e vet.
Edhe një e vërtetë për demokracinë shqiptare ka ngelur “peng” në sirtarët e policisë shqiptare dhe kryeminstrit Sali Berisha. Ai u ka ngelur borxh vëllazërve në Kosovë
duke mbyllur rastet e vrasjeve në mes të ditës dhe në zemër të Shqipërisë, në prag të luftës në Kosovë.
Në Kosovë orë policore!!!
Retë po treten ngadale. Hëna e bukur si nuse buzëqesh mbi nënqiellin e Kosovës. Kosova ime po zgjohet nga gjumi e ëndërrat e llahtarshme. Edhepse ende ka nga ata që kanë ngelur me kokë kah qielli duke pritur më kot shkëlqimin e sërishëm të meteorëve të djeshëm…
Në Kështjellën prej kashte zotërat vdesin një nga një.
Edhe Adem Demaqi pshurri lapidarin e vet në mes të Prishtinës. Albin Kurti pshtynë mbi çlirimtarët e vërtetë të Kosovës për ti zgjatur jetën mjegullave politike në Kosovë, nuk kam fjalë për protagonistët e mjegullave dhe errësirës, të cilët ende po shpresojnë se janë në ëndërr, si “gomari dhe ujku”, në mbretërinë e krimit dhe korrupcionit …EULEX do të tallet me ne si parardhësit e tyre, apo do të arsyetojë ekzistencën e vet në Kosovë. Ai, ashtu si dhe drejtësia kosovare gjendet para një sprove të rënd.
Kosova në Evropë nuk mund të shkojë si shtet njerkë i qytetarëve të vet. Asaj që në ditën që t’i hapeshin kufijtë do të zbrazej e tëra, duke lënë vetëm skeletin e “kmerëve të kuq” dhe bërë atë “shtet të gurëve dhe dheut” pa njerëz…
Ora e ndërgjegjës kombëtare po troket në dyertë e secilit shqipta!
Kur thonin se në Shqipërinë e Enver Hoxhës as vëllau me vëllanë nuk guxojnë të flasin lirishtë, ne në Kosovën e okupuar nga sllavët qeshnim e bënim humor në llogari të kësaj.
E dionim se kishte edhe të atillë që Kosovës ia ndjellnin të njejtën gjë, port ë paktë ishin ata se do të besnonin që pas dhjetëra e dhjetëra vitesh do të përjetojmë të njejtën gjë ne në Kosovë, atëherë kur demokracia ka trokitur kudo, madje edhe në shtetet më diktatoriale. Por ja erdhi edhe ajo ditë, që edhe vëllazërit të të injorojnë për shkak të politikës që plumbin ka të vetmin mjet për të bindur masën se ajo është politika më “patriotike” që duhet përçafuar secili.
Dhe këtë e bëri Demokracia Autentike e Ukshin Hotit, që popullit të Kosovës ju imponua me gjithë brutalitetin dhe çmendurinë njuerëzore, perms Azem Sylave, Xhavit Halitave, Rexhep Qosjes, Hashim Thaqave dhe zot ruajna çfarë mendja e tyre e ngelur pesë dekada pas mund të trillojë!!!???
E ne sit ë verbër vrapojmë pas tyre!
Të gjithë diktatorët janë të mirë dhe të dashur, kur nuk ua prish tymin e duhanit dhe gjunjëzohesh si kafshë e uritur para tyre.
Duartrokisni sa here vrasin vendlindjen, brohoritni për ta sa here vjedhin e plaçkisin djersën dhe gjakun e bijëve të këtij populli. Kënaquni kur ua hedhin nga një kockë nga lartësitë e Olimpit të rrejshëm ku janë ngjitur dhe ju hedhin hi syve duke u krenuar me gjakun e bijeve tuaj. Përuluni dhe puthnjau qizzmet- më mire shqiptarit se shkaut do t’u thonë ata. Më mire ti dhunojmë ne motrat tona se sa të na i dhunojnë shkijet. Kënaqu populli im i dashur. Ibrahim Rugova ishte” tradhtar”, sepse ai nuk vrau, ai nuk lëndoi askend, ai vdiq pa thënë edhe një here të vetme “dreq me gojë”.
Vraponi popull pas çlirimtarëve që na kanë marrur gjithë lirinë dhe nuk duan ti japin askujt sadopak!
Lavdi për jetë e mot atyre që luftuan për liri dhe për Kosovë!
Fatmir Limaj- heroi i Hagës na paska shpëtuar dikend nga pushkatimi se i paska pas shpëtuar vëllaun nga dora gjakatare serbe???!!!
I lumtë Fatmirit, çfarë vepre?!
Kush u ka faj viktimave tjera që nuk kanë shkuar t’i shpëtojnë vëllaun Fatmir Limës edhepse të gjithë ata i kanë ndihmuar dikujt, por që nuk ka qenë vëlla i asnjërit prej protagonistëve të mësipërm. I keq të vret- i keqi të shpëton, i thonë kësaj pune…
Edhe një e vërtetë për demokracinë shqiptare ka ngelur “peng” në sirtarët e policisë shqiptare dhe kryeminstrit Sali Berisha. Ai u ka ngelur borxh vëllazërve në Kosovë
duke mbyllur rastet e vrasjeve në mes të ditës dhe në zemër të Shqipërisë, në prag të luftës në Kosovë. E vërteta është e vërtetë dhe populli duhet ta dij se drejtësia shqiptare ka zbuluar këto raste e kosovarët duhet ta pranojnë të vërtetën, sado e hidhur të ketë qenë. Edhe nëse atë e kanë bërë bandat e Fatos Nanos…apo Nanot tjerë të Kosovës.
Kosova ka nevojë për Dy Parti të reja që do të mblidhnin rreth vetës një popull dymilionësh. Parti që nuk mashtrojnë, nuk hedhin mjegull e errësirë, nuk ngjesin maska demokratike, por që janë vërtetë demokratike. Njëra do të parti e majtë, në të cilën do të futeshin PDK, AKR, edhepse as këto nuk e janë profilizuar asnjëherë edhepse veprimtaria e tyre, duke sikur anon kah e majta…
Partia tjetër do të ishte Partia e Humanizmit Rugovian, që do të bashkonte krihët e Levizjës së përçarë të Dr.Ibrahim Rugovës. Profili i saj duket i kjartë; demokraci liberale e djathtë dhe humane, që përjashton dhunën si mjet propagimi të ideve dhe synimeve të saja.
Ajo nuk do të ketë SHIK, as kurrëfarë shërbimesh që askund në botë nuk I lejohen një partie politike dhe nuk huton opinionin, madje edhe juristët kosovarë se a kemi të bëjmë me Parti Politike apo system politik e shtetëror, çfarë funksioni i dha vetvetes PDK-ja.
Kosovën do ta bëjmë NENE të kosovarëve!
Vizitoni faqen në internet: www.partiaehumanizmitrugovian.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi