Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Gashi: RILEXONI HESHTJEN

Shko poshtë

Edi Gashi: RILEXONI HESHTJEN Empty Edi Gashi: RILEXONI HESHTJEN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:26 am

Edi Gashi: RILEXONI HESHTJEN N100000411215873_6353

Edi Gashi: RILEXONI HESHTJEN

Nëse doni të dini të vërtën
mos rrini atje në zgafellë të përgjumjes
kanë ndodhur gjëra pa shije, gjëra pa kripë
i kanë bërë ata që e duan të keqen

Nëse doni ta dini të vërtën
shikoni gjithmon në ballin e rrudhur
në fytyrën e vyshkur , të berë eshkë
do të bindeni se jeta i ka vra!


2.

Kur të ndaleni të pushoni në udhëkryq
mendoni për ata që u ndanë dhe s'u takuan
mendoni për dëshirat që u mbetën peng
mendoni do të kthehen në piktakimin e njëjtë

Se u nisën me trenin e të dëbuarve
me lot e me mall , me plagë e me zjarr
dhe vdiqën të ringjallen në kujtime
këgët lot e pikëllim, kanë ...!


3.

Tash kur të ktheheni të rilexoni heshtjen
mos klithni për martirët e vrarë
ia falën Kosovës gjakun për qetësi
të mos ketë kurrë vëllavrasje,

Sa shpejt kaluan të gjitha, si era
mos e mallkoni harresën që ra ,
është ndezur dëshira për të rrëmbyer fronin
të pushtohet gjaku me gjakun e gjuhës...! Edi Gashi: RILEXONI HESHTJEN 11059_102440349779672_100000411215873_69126_6326443_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi