Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
Faqja 1 e 1
Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
KALOSH ÇELIKU
UNË PUNO PËR POPULL
E AI PUNO PËR GRA
Gjatë Manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup, pasmesnate u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukur erotike lexuar gjatë dy netëve. Dhe, me intervenim të kryetarit të LSHSHM - së, papritur juria si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit Kuqezi.
Duartrokitjet jehuan në sallë. Xhaxhi Kuqezi duke u fry si bibani, doli ta marrë çmimin:
- Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh. Nuk e di, a ta marrë apo të mos e marrë.
- Jo, mos e merr! Ndërhyri Kalosh Çeliku duke ditur se në zarf ka vetëm dhjetë euro. Ktheje prapë!...
- Megjithatë, do ta marrë. Unë 30 vjet përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno për gra…
PAJTIMI ME FATIN
Një “patriot” melez e ngacmoi në rrugë shkrimtarin rebel, Kalosh Çeliku:
- Vite me radhë nuk të shoh as në xhami e as nëpër tubime politike. E sa di unë, dajtë e nënës i ke doktora të teologjisë, që e kanë kryer shkollimin në Kajro. Nga stërgjyshi, bektashi, bashkëluftëtar i Dervish Carës… Babai - ballist…
E vërtetë, iu përgjegjë shkrimtari. U përpoqa të hyj në xhami, por kur i pash para këmbëve të hoxhës se si i luteshin Zotit: vjedhësit, kriminelët dhe spiunët, ika jashtë nga sytë këmbët. Vend nuk gjeta edhe te partitë politike shqiptare, para meje i kishin marrë librezat “patriotët”, melezët, spiunët dhe rrospitë meshkuj…
Dhe, vendosa të pajtohem me fatin, ngrej dolli nën Rrap. Në një degë ta varë armën, nën hije ta lidh Gjokun pullali… Dhe, ta pres Miken me dy shtamba verё…
IDILA POLITIKE
Një mik i tij shkrimtarit “problematik”, Kalosh Çelikut i tha: -Çudi, ty nuk të do asnjë Qeveri!... Asnjë parti politike…
- Punemadhe. U përgjigjë shkrimtari. Megjithatë, unë jam më i lumtur se ata “patriotë”. Më do poezia, vera. Dhe, gratë…
LUKIANI DHE ÇELIKU
Lukiani: me rastin e varrimit, bëhet një ndarje sipas zakoneve të popujve të ndryshëm: greku e djeg të vdekurin, persiani e kall në dhe, indiani e mbulon me një tis të tejdukshëm, shiti e ha, egjiptiani e than.
Çeliku: E çka i bënë shqiptari?! E vajton mbi kokë. E futë në varr. Dhe, gjithë jetën i këndon me çifteli, e thërret tё çohet nga varri, ta shpëtojë nga robëria…
NAIM FRASHËRI DHE
KALOSH ÇELIKU
Naim Frashëri:
Do të shkrihem
të venitem,
si kandili kur s’ka vaj;
Balt’ e pluhur
do të bëhem,
të më shkel’
një këmb’ e saj;
E të prehem
duke puthur
Atë këmbë pasandaj…
Kalosh Çeliku:
Durim më s’kam. Haj moj jetë, haj
Ty të rroftë “ Bagëti e bujqësia “!
Përderisa ty të shkelë këmbë e saj
Mua më shkelë Kurvë Partia…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi