Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet

Shko poshtë

Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet Empty Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:40 am



Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet U1_AdnanAbrashiSHPIRTI I NJË POPULLI ËSHTË GJUHA QË E FLET

(Gjuha shqipe është e bukur edhe si gjuhë zyrtare administrative-shtetërore)

Nga Adnan Abrashi

Në mesin e shumë ekspertëve tanë të pakontestueshëm gjuhësorë që janë në Kosovë, më vjen shumë keq që mua si qytetar i zakonshëm dhe laik në këtë sferë të ngushtë profesionale, më ra hise të reagoj ndaj një fenomeni tejet të shprehur të ekzistimit të një bastardimi gjuhësor kudo, e në veçanti nëpër institucionet tona të larta të administratës shtetërore.
Që nga paslufta dhe instalimi i Administratës së Përkohshme Ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë, në komunikimin e përditshëm të të shprehurit dhe të të shkruarit profesional administrativ-juridik dhe politik të gjuhës standarde shqipe, shpesh vërehet një regjistër i zakonshëm, i thjeshtë dhe argotë i fjalëve dhe kuptimeve të përdorura.
Nëse me vëmendje i analizojmë disa llojet të këtyre komunikimeve me shkrim të nivelit të lartë shtetëror, do të vërejmë se ato i karakterizojnë shumë shkelje të normës gjuhësore; ka mjaft fjalë dhe struktura të huazuara sintaksore; zhvendosje të shprehur të rendit të fjalëve dhe fjalive; në kuptimin e tyre ndjehet qartë mungesa e një frymëzimi të përsiatur profesional; nocionet dhe frazat që e ndërtojnë tërësinë e këtyre akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare, fare nuk rrezatojnë ndjenjën e burimit të tyre të vërtetë nga një mendje krijuese ekspertësh të profilit të caktuar që mendojnë dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si përkthime të zbehta të bëra nga ndonjë gjuhë tjetër dhe nga ndonjë përkthyes joprofesional.
Në këtë kontekst, lirshëm mund të konstatojmë se, deri më sot nuk ka asnjë ligj apo ndonjë akt tjetër normativ-juridik, të aprovuar, dikur në kohën e UNMIK-ut dhe tashti të EULEX-it, që nga aspekti gramatikor, terminologjik apo sintaksor, nuk është “masakruar” apo devijuar nga ana e përkthyesve tanë analfabetë që punojnë në këto institucione ndërkombëtare.
Nëse i analizojmë me vëmendje disa shkrime të publikuara në formë të dokumenteve dhe akteve tjera të përgjithshme të nivelit të lartë shtetëror (e mos të flasim për ato të niveleve më të ulëta komunale dhe të shoqatave tjera joqeveritare etj), do të bindemi se në institucionet tona qeverisëse-publike, nga shumë zyrtarë profesionalë, nuk po kuptohet si duhet se ç’është rregullorja, vendimi, statuti, statusi, programi, raporti, udhëzimi, preferenca, plani... Ta zëmë, është tejet qesharake, kur shpeshherë gjatë paraqitjeve dhe debateve publike të disa politikanëve tanë të lartë, ndoshta nga mosdija apo si “lapsus”, ngatërrohet domethënia kuptimore e termeve “STATUT” me “STATUS”, “KONTEKST” me “KONTEST”, etj..
Siç duket, mbase nga shumica e të punësuarve sot në administratën publike dhe shtetërore, nuk po dihet se me çfarë dokumenti si akt formal, raportohet, planifikohet, përcaktohet, vendoset apo rregullohet. Edhe sikur të dihet, posa ta lexosh me vëmendje përmbajtjen e ndonjërës prej tyre, menjëherë aty do të vëresh përplot gabime, jo vetëm estetike dhe gjuhësore, por edhe të mungesën konstruktive përmbajtjesore të paraqitjes kuptimore të lëndës, e cila nuk është aspak në harmoni me standardet e përgjithshme profesionale të parapara për atë dokument apo akt konkret.
Një dukuri edhe më drastike e bastardimit të rregullave të përgjithshme të gjuhës standarde shqipe, e kemi në gjyqësi dhe institucionet tjera të drejtësisë. Për procesverbale, që zakonisht diktohen dhe shkruhen gjatë seancave të rregullta gjyqësore dhe mbeten si interne në lëndët e shumta, as mos të flasim fare, por, mjafton që me vëmendje ta lexoni një AKTVENDIM apo AKTGJYKIM të pranuar gjyqësor. Sa gabime estetike, ortografike, kuptimore, gramatikore dhe sintaksore do të vëreni aty?!!
”Shpirti i një populli është gjuha që e flet” (kuptohet edhe e shkruan mirë), ka thënë S. Spasse ynë i madh, prandaj, këtë artikull do ta përfundoja me një këshillë dhe porosi të thjeshtë drejtuar të gjithë “ekspertëve” të profileve të ndryshme që punojnë me komunikime publike në organet qeveritare, gjyqtarëve dhe punëtorëve tjerë të administratës gjyqësore, deputetëve dhe politikanëve...
SHQIPJA është e bukur edhe si gjuhë shtetërore dhe ajo ka rregullat e përsosura të ndërtimit dhe të përdorimit të saj në praktikë. Prandaj, ju lutem, mos e shëmtoni atë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi