Idriz Zeqiraj: Kryehajduti thërret: ''Kapeni Hajdutin''
Faqja 1 e 1

KRYEHAJDUTI THËRRET: "KAPENI HAJDUTIN"
Nga Idriz ZEQIRAJ
"Ikjet" sistematike dhe të organizuara nga burgjet e sigurisë të lartë, "vjedhjet" në qendrat policore dhe në institucionet tjera shtetërore vepër e kujt janë? Pse bëhet tymnajë qorruese para shqiptarëve të molisur dhe të traumatizuar nga krimet makabre të dekadës të fundit, krime keto të bëra ditën dhe natën, nga bandat e kuqe staliniane, të ideologjisë sllavo-bizantine, por, mjerisht, shqipfolës? Pse u dashkan kërkuar kriminelët, kur patronët ushtrues dhe emërues të tyre janë hierarkët partiakë të së majtës ekstreme të Kosovës.
Shumë është lobuar e pluhruar për Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Emër domethënës dhe të mirë kishte kjo trupë. Por, cila ishte, në fakt, pëbërja e kësaj trupe? Përgjatë luftës dhe pas saj, e majta ekstreme duke synuar marrjen e pushtetit, qoftë edhe dhunëshëm, përgaditi bandat vrastare, grabitëse e gjobitëse, me emërtimë gjithëfarëshe e ndër ato shquhet emërtesa zëkeqe "Shqiponjat e zeza." Kur forcat ndërkombëtare përzunë pushtuesit serbë e malazezë dhe çliruan Kosovën, nuk e pranuan pjellën e Tiranës zyrtare-komuniste -Qeverinë e Përkohëshme, e cila okupoi dhunëshëm institucionet e Kosovës, me skenarin gatshëm që përdori Serbia në vitet 90-a. Ndërkombëtarët kërkuan edhe shpërbërjen e të ashtuquajturës UÇK-e imagjinare, duke e zëvëndësuar me TMK-në dhe Policinë e Kosovës. Krerët e të majtës ekstreme të Kosovës e kishin kuadrin e gatshëm, natyrisht, jo profesional, por skajshëm banditesk. Ngulmueshëm përjashtuan mundësine e kthimit në detyrë të policisë të shkolluar e profesionale, të cilët iu përgjigjën nismës të dr.Rugovës për të themeluar Shërbimin Informativ, përkatësisht Ministrinë e Brendshme dhe ate të Mbrojtjes, që më pastaj përfunduan në burgjet serbo-sllave, dhe, inkuadruan bandat e tyre ne TMK-e dhe në Policinë e Kosovës. Sa për sy e faqe në keto dy institucione hynë edhe ndoca vajza e djem, pjesmarrës faktik në luftë, të krahut institucional. Por, në raport me të përzgjedhurit militantë të së majtës, këta ishin minorancë.
Heroi i Kosovës, fituesi i betejës të parë ballore në Kosovë, kundër forcave armike në Loxhë, kolonel Tahir Zemaj, duke i njohur nga afër shumicën e atyre që u futen në TMK-ë dhe në Policinë e Kosovës,ka dhënë vlerësimin më adekuat të mundshëm: "Nuk ka asnjë krim politik,ekonomik apo ordinier ku të mos jenë pjesemarrës banditë nga TMK-ja dhe Policia e Kosovës." Dhe,po t`i referohemi kronologjisë të mediave e gjyqeve të asaj kohe,madje edhe sot,edhe më skeptikët do të bindën në përkufizimin e saktë të dhënë nga trimi - kolonel Tahir Zemaj.
Vjelja e gjobave, të të gjitha llojeve të bizneseve, është praktikuar në stil të gjërë në Shqipëri përgjatë viteve 9O-a, vazhdon edhe sot e lokalizuar, por në veçanti gjatë kalljes të Shqiperisë më 1997, ku turpshëm morën pjesë edhe halabakët komunistë stalinistë të Kosovës. Ka një ndryshim cilësor ndërmjet gjobavënësve në Shqipëri me ata të Kosovës.Ne Shqipëri bandat ishin private, ndërsa në Kosovë zyrtare.Në Shqipëri bandat bashkëpunonin me elementë korruptivë në polici e drejtësi, e më pak me pushtetarët, përjashto me 1997-ën kur Partia Socialiste i thirri në ndihmë për ta kallur Shqipërinë dhe për ta rrënuar demokracinë e sapofilluar. Akuzës të bërë dr. Berishës për vrasjet e shumëta, gjatë anarkisë komuniste, në Shqipëri, miku im i vuajtjes në burgun e vdekjes të Burrelit, ish - kryeparlamentari Pjetër Arbnori i është përgjigjur në Parlamentin Shqiptar: "Përjashto kuadrin partiak,policor e ushtarak në shërbim të pushtetit demokratik, vrasjet tjera masive janë ndërmjet bandave gjobitëse e grabitëse për prishje pazaresh dhe ndarje të zonave të interesit." Vetëm në një sulm grabitës në një fshat të Fierit, me ç`rast banditët vranë kryetarin e fshatit, në përgjigje,u vranë ,si qentë e tërbuar,18 banditë. Edhe në varrezat,kudo të mirëmbajtura në Shqipëri, varret e banditëve gjobavenës e të grabitësve bien në sy për kushtueshmërinë e pakursyer.
Në Kosovë skenari e regjia e gjobavënies dhe e grabitjes u bartën nga Shqipëria të gatshme, veçse me ndryshimin e madh të zyrtarizimit. Gjobat, grabitjet dhe vrasjet e organizuara, kryesish tpolitike, në Kosovë ishin të studjuara dhe zyrtarisht të administruara nga eksponentët e të majtës ekstreme, me tundjen e flamurit të UÇK-së. Në vitin 1998 1 200 bizneseve në Kosovë u është vënë dhe u është marrë shuma-gjobë nga 50 000 marka për krye biznesi. Edhe ndërkombëtarët hetuan dhe ligjërisht urdhëruan ndërprerjen e gjobave, por hierarkët majtistë e vazhduan lirshëm. Çdo kundërshti "shpërblehej" me hedhje në erë të objekt-lokaleve dhe kërcenim eleminimi fizik. Ky ishte një terrorizëm i pastër. Natyrisht, edhe një turp i madh për UNMIK-un!
Një biznesmen i fuqishëm nga Peja detyrohej të paguante nga 40 000 marka në muaj shefave gjobavënes. Vetëm me një rast nuk arriti të shlyejë "obligimin" me kohë, një lokali të tij të shumicës i doli tymi. Të gjitha vjeljet e gjobave, grabitjet, rrahjet dhe vrasjet realizoheshin nga struktura të organizuara, të cilat më vonë do të ishinn pjesë aktive në TMK-e dhe Policinë e Kosovës.
Gjobat e vjelura nuk janë përdorur kurrë për luftën dhe as për buxhetin e Kosovës. Ato kanë përfunduar në xhepat e kuadrit të së majtës dhe dëshmi vetëfolëse janë pasuritë përrallore të tyre të sotme të vëna në një kohë rekorde.
Krimri i organizuar politik në Kosovë është vepër ekskluzive e segmentit të majtë stalinist të Kosovës. Dhe, këtu kanë pjesën e tyre edhe disa pjestarë markantë të TMK-së dhe të Policisë të Kosovës.
Të gjitha këto krime të rënda, krime të shekullit, janë bërë në sytë e UNMIK-ut, pa u penguar dhe pa u penalizuar. Disa arrestime me dyshimin e bazuar të kriminelëve, të bëra dhe "lirimet për mungesë faktesh", e penalizojnë rëndë edhe vetë UNMIK-un si stimulues të krimit të organizuar anekand Kosovës.
Me krime nepër këmbë nuk ka ecje përpara të Kosovës tonë. Asnjë nostalgji nuk duhet të kemi për TMK-në, fort të inkriminuar, gjatë dhe pas luftës, gjithmonë në raport me shqipëtarët (askurrë më pushtuesit). Pa mohuar faktin se pjesë e TMK-së kanë qenë edhe shumë djem e vajza, mjaft të përkushtuar dhe të pa njollë, megjithate pa spastrimin e mirëfilltë të saj, nuk mund ta justifikojë e as ta meritoje emërtesën zëmadhe.
"Ikjet" dhe "vjedhjet" në vijimësi janë vepër e asaj garniture policore, skajshëm të inkriminuar më herët, të cilët qellimshëm i punësoi dhe i lartësoi në Policinë e Kosovës hierarkia komuniste-staliniste e Kosovës. Pa fshesën e hekurtë spastruese të elementëve kriminalë nga Policia e Kosovës si dhe shumë dikastere tjera vitale, gjithëherë shoqëria jonë, shteti i brishtë i Kosovës do të ballafaqohet me vepra kriminale të shëmtuara. Krimin nuk mund ta luftojnë të inkriminuarit, të cilët i kanë inspiruar,udhëzuar e urdhëruar militantët partiakë për kryerjen e një serë veprash kriminale në dëm të njerëzve që mendonin ndryshe nga ata. Njerëzit e krimit nuk janë vetëm në polici. Ata kanë zënë vende kyçe në dikasteret e larta të shtetit dhe të pushtetit. Disa syrësh janë akuzuar për krime dhe janë liruar nga UNMIK-u qëllimshëm, për ta diskredituar dhe për ta kompromentuar shtetin e Kosovës. Rrjedhimisht, sot kemi një shoqëri të inkriminuar rendë dhe populli i Kosovës bashkëjeton me krimin dhe kriminelët, të cilët jo vetëm që nuk i japin llogari drejtësisë për krimet e bëra, përkundrazi i kanë duartë e lira për të vazhduar me krime të reja. Me kot lakohet edhe emri i ministrit aktual te brendshëm, për të cilin ka fjalë miradije, sepse ai as nuk e ka emëruar kuadrin policor dhe as nuk mund ta spastrojë atë.
E majta ekstreme e Kosovës kundërshton hapjen e dosjeve, ashtu siç bënë simotra e saj në Tiranë. Që të dyja janë bashkëpunëtore të ish - regjimeve komuniste. Por, "ikjet" e përsëritura, "vjedhjet" edhe në zyrat qendrore të policisë si dhe krimet tjera në vijimesi, e bëjnë të domosdoshme hapjen e dosjeve, madje jo vetëm të atyre të ish - regjimit pushtues, që, fundja, janë më shumë të një rëndësie morale, por edhe të dekades të fundit (gjatë dhe pas luftës), qe janë imperativ i kohës dhe jetike për krijimin e një rendi dhe shoqërie të shendoshë e demokratike. Dikush mund të pyes se kush i ka bërë dosjet e krimeve në Kosovë përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit? Dhe, përgjigja është e saktë: populli i Kosovës. Janë këto banda që filluan krimet, duke e keqpërdorur uniformën e UÇK-së dhe me pasë u strehuan në TMK-e dhe Policinë e Kosovës. Vetëm në qarkun e Pejës dhe të Istogut, në gjashtë mujorin e parë të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s, këto banda kanë rrahur 48 ushtarë e oficerë të Koshares! Rrahjet janë bërë ditën për diell, (nuk kanë munguar as natën), qellimshëm, jo vetëm për hakmarrje pse ishin luftëtarë institucionalë, pra, të dr.Rugovës, por edhe me kërcënimin se "sot po ju rrahim, nesër do t`ju përgjakim (lexo: vrasim), nëse nuk na bashkoheni neve." Dhe,vërtet, e mbajtën fjalën, duke vrarë kuadro të devotshëm të LDK-së, si dhe bashkëpunëtorë të afërt të Presidentit Rugova. Dhe,ju - pushtetarë të sotëm, nëse ndjeheni të pastër, i bëni thirrje popullit ta vrasë frikën (ashtu siç është vrarë frika në Shqipëri) dhe do të pasojnë deshmitë sa origjinale, aq edhe rrënqethëse për të bëmat e bandave të kuqe staliniste të Kosovës.
Eshtë për çdo keqardhje heshtja, tulatja e asaj avangardes studentore të viteve 60-ta e 80-ta, burgaxhinj politikë, me ideale fisnike të lirisë gjër në sakrificë. Si vallë, heshtin para gjithë kësaj maskarade të monstrumeve të imponuar dhe të promovuar dhunëshëm në jetën politike të Kosovës?! Pse është mëkur aq shumë zëri i tyre, dikur buçitës e shpresëdhënës? Apo edhe ata janë akomoduar me poshtërësitë e çdoditëshme, duke u mashtruar me ndojnë karrike qoshake të dhëna nga bosët e krimit, sa për t`ua mbyllur gojën! Nëse shtirësi dhe kryersi i krimit janë të një linje, mosdenoncimi dhe heshtja i bënë njerëzit pjesë të krimit, sepse, rrjedhimisht, bëhen aprovues të krimit. Sa zhgënjyese, aq edhe tmerruese letargjia e heronjëve të dikurshëm!
Çuditërisht, një ndihmë dhe mbrojtje direkte po i japin krimit dhe kriminelëve në Kosovë mediat elektronike dhe ato të shkruara, të cilat cenzurojnë rreptas gjithëçka që denoncon fajesinë e krerëve partiakë e shteterorë, në lidhjet e tyre me krimin e organizuar politik, ekonomik dhe ordinier.
Korrik 2009
Gjermani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi