Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan

Shko poshtë

Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan Empty Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:23 pm

Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan

Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, hap fushatën në Lipjan

Në kuadër të fushatës për balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës sot në Gadime të Epërme të Lipjanit mbajti një tubim elektoral me anëtarësinë dhe simpatizantët e këtij subjekti.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lipjan, Imri Ahmeti, duke i bërë thirrje elektoratit të dalë sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojë për subjektin që ai e përfaqëson, ndërsa është zotuar se nëse merr besimin e qytetarëve atëherë gjatë mandatit të tij do të ketë menaxhim transparent të taksave komunale.
Nënkryetari i LDK së, Lutfi Haziri, me këte rast, ka shprehur besimin se në garën e balotazhit qytetarët lipjanas do të votojnë për LDK në dhe kandidatin e saj Imri Ahmetit, pasi sipas tij, ai është zgjidhja më adekuate për të udhëhequr qeverisjen komunale në mandatin e ardhshëm katërvjecar.
Ahmeti në garën për balotazh për kundër kandidat do të ketë Shukri Bujën nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetar aktual i komunës së Lipjanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi