Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Rama të kërkojë falje për dekretin vrasës të babait të tij

Shko poshtë

Edi Rama të kërkojë falje për dekretin vrasës të babait të tij Empty Edi Rama të kërkojë falje për dekretin vrasës të babait të tij

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:26 pm

Edi Rama të kërkojë falje për dekretin vrasës të babait të tij

Reagon vëllai i poetit të vrarë Havzi Nela

Familjarët e poetit të ndjerë, Havzi Nela, i bëjnë thirrje Edvin Ramës të reflektojë dhe tu kërkojë falje atyre për aktin makabër të atit të tij biologjik, Kristaq Rama, i cili u mjaftua me një firmë që të dënonte me varje poetin e pafajshëm. Apeli i familjarëve vjen në një kohë kur Edvini fruston në deklaratat publike se e quajnë: Edi Kristaq Rama, duke hipnotizuar me dashje emrin e babait të tij, paçka se është pikërisht ky emër, i një skulptori dhe anëtar kryesor i Presidiumit që ka marrë në qafë jetën e një poeti të pafajshëm, vetëm se ai shkruante në vargjet e tij, për lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve të nëpërkëmbur nga regjimi stalinist. Deklarata e plotë e vëllait të poetit të dënuar me vrasje nga regjimi i egër komunist: “Ne familjarët e Havzi Nelës jemi këtu për të ngritur jo për të ngritur akuzë politike por për të denoncuar një realitet të dëshmuar në fakte, në fakte dhe prova autentike që disponojmë për ekzekutimin e vëllait tonë, Dekreti që dënoi me varje në litar vëllain tonë, në ditët kur diktatura po jepte shpirt mban firmën e Kristaq Ramës, babait të Kryetarit të PS, Edvin Rama. Zoti Edvin Rama që shprehet me mburrje se është biri i të atit duhet të paktën të na kërkonte falje, ne vëllezërve, familjarëve si dhe të gjithë shqiptarëve për firmën e babait të tij, për varjen e vëllait tonë Havzi Nela. Ky është një akt jetik për të dëshmuar se ai distancohet nga trashëgimia kriminale e diktaturës, pjesë e të cilës është dhe babai i tij. Është hapi i parë që zoti Rama duhet të hedhë, për të besuar se Edvin Rama nuk ka të njëjtin mendësi me të atin”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi