Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kakofonia politike

Shko poshtë

Kakofonia politike Empty Kakofonia politike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:37 pm

Kakofonia politike

Kastriot Shehdadi
Në kohën e rokadave kur për pak metra “qeveria zhvendoset”

Jo rastësisht apo instiktivisht njëherë pata thënë apo kujtuar se “populli shqiptar në Kosovë është para politikës!Qëndron më i avancuar në vetëdije, në substancë institucionale shtetërore”!Kjo, për shkak të situatave nëpër të cilat ka kaluar Kosova, ka arritur që edhe në sajë të kërkimeve individuale jashtë shtetit të sotëm të pranuar ndërkombëtarisht, brenda shtetit, por edhe si tërësi nacionale, si komb të sfidojë okupimin terrorizues sllav dhe komunist!Sot, Kosova ka shtetin që e kanë njohur ndër vendet më të fuqishme dhe ndikuese, ka institucionet, qeverinë, parlamentin!Këto dy institucione, janë dhe nuk janë!Janë kur dikush nga politikanët dalin të “recitojnë”, të “vjershërojnë’ siç është “kryevjerështari” vet kryeministri i Kosovës!Me gjestikulacione të tepërta të disharmonizuara me leksikun, kryeministri Hashim Thaçi ka bërë, deri më tani, gafin e vitit!Ka dashur të tregojë se qeveria ekziston derisa apo deri kur të dojë Ai!Një teke me rezultat të disfavorshëm nga reaksioni i partisë në partneritet, LDK-së!Them se, personalisht i dështoi afekti kërcënues në nervozë dhe i nxituar në kohën kur në “Zanzi Bar” ishte zhvendosur qeveria që jepnin prononcime për media për prishjen e koalicionit dhe emrat e rinj të koalicionistëve! Nga “Zanzi Bar”, jo shumë metra larg nga ndërtesa e qeverisë!Vendim nga “qeveria në ekzil’ që argëtoheshin në ato kohë por ja që celulari di dhe të shqetësojë, të prish rehatinë!Qeveria është dhe nuk është, pasi për një natë të plotë dhe paraditen e së nesërmes e la Kosovën pa qeveri!Ashtu sikurse parlamenti është dhe nuk është pasi dy ditë radhazi nuk funksionoi! Jo se pauzoi, por deputetët ikën nga puna, ikën nga përgjegjësia edhe morale ndaj votuesve!Nuk ka kush ti ndëshkojë, të paktën tani për tani!Por, dikë po se po, që në zgjedhjet e ardhshme! Ndodhin këto dy gafe fare të papjekura dhe të pafalshme institucionale!Të njëjtën kohë ndodhin dhe denoncime, akuza dhe kundërakuza, duke u nisur që nga parlamenti, nga deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci! Vazhdojnë në rrugë dhe me DVD nga Nazim Bllaca deri tek më e fundit e veja e Abedin Rexhës, në kohën e luftës të njohur me nofkën “Sandokani”, në prononcime zyrtare, në debate televizive! Në prononcime dhe debate mediale janë politikanë në pushtet dhe në opozitë dhe assesi nuk ka mundësi që qytetari i vetëdijshëm dhe vërtetë patriot të mos irritohet nga spektaklet e tilla kur mbartësit e politikës tek ne shkojnë deri aty sa të bëjnë thirrje edhe për qetësi dhe përmbajtje të qytetarëve!Unë mendoj se jo vetëm se duhej të ishte por edhe qëndron e kundërta!Qytetarët po tregohen të përmbajtur, me shpresën, herë herë edhe me besimin, se ligji dhe drejtësia do punojnë për faktet dhe se siguria për ta të jetë më e sforcuar! Qytetarët, deri më tani, janë atë që karshi politikanë në institucione menaxhuan shembëllyeshëm nga lartë, nga institucioni i normës, etikës dhe nga institucionalistë shtetëror jashtë institucioneve menaxhuese deri fitimprurëse materiale për dikë apo shumë kë prej politikanëve!Dhe, atë në këtë kohë krizash të mëdha financiare kur ekonomikisht rëndë okupohen nga korrupsioni dhe monopoli i dhunshëm i bizneseve të caktuara!Dikush prej tyre “ka harruar miqtë e ngushtë ” kur në një kohë në “zadrug’ të koperativës së fshatit apo mëhallës kanë pirë birra Peje me “narezak” dhe kanë folur për patriotizëm. Për shkak të kohës shumë të kufizuar, në mënyrë të pavetëdijshme për ta, kisha uruar që 24 orë të rikthehen fizikisht dhe materialisht aty ku ishin dhe të shanin politikanët që “nuk po mendohen për ta por që mendojnë vetëm për xhepin e vet”! Nuk kam të drejtë të udhëzojë askë, nuk jam kompetent!Por po them edhe unë diç në këtë kakofoni politike: udhëzoj dikë apo disa politik/marrës/bërës që mos të bëjnë më shumë demagogji, sepse pos interesngushtëve përfitues joparimor dhe servilëve, struktura tjetër e popullatës ju njeh dhe ju kupton!Adios!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi