Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përsëri vihet në pikëpyetje përdorimi i flamurit kombëtar

Shko poshtë

Përsëri vihet në pikëpyetje përdorimi i flamurit kombëtar Empty Përsëri vihet në pikëpyetje përdorimi i flamurit kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:37 pm

Përsëri vihet në pikëpyetje përdorimi i flamurit kombëtar

Rahmi Veliu
Disa gjëra po na përsëriten!

Kaluan gati dy dekada nga periudha moniste-komuniste. Disa gjëra janë duke na u përsëritur! Thënë më mirë, po ringjallen shqiptarët e trazuar. Përsëri janë duke dalë në sipërfaqe kërkesat e periudhës së viteve 1981-1991. Përsëri janë duke u vu në veprim disa ligje diskriminuese për të cilat menduam se me përmbysjen e komunizmit, u përmbysën edhe ata ligje diskriminuese. Por ja, jemi duke u ballafaquar me kërkesat e nacional shovinistëve maqedonas. Përsëri kërkohet ndryshimi i toponimeve gjeografike. Përsëri vihet në pikëpyetje përdorimi i flamurit kombëtar, përsëri kërkohet që evidenca pedagogjike të shkruhet në dy gjuhë, përsëri kërkohet që nxënësit shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase prej klasës së parë dhe ku ta dish nesër çka do të kërkohet nga shqiptarët.
Thënë troç, historia po përsëritet në periudhën e viteve 1981-1991, u bë reduktimi i të drejtave të etniteteve të cilat, disa prej tyre nuk mundën të realizohen në atë kohë, por tani duan t’i realizojnë në përpikëri. Kanë strategji afatgjate. Strategji që janë duke u realizuar hap pas hapi. Ka ndonjë lapsus, veçanërisht “diferencimet” dhe prishja e mureve të oborreve të shtëpive. Ku ta dish, ndoshta i kanë lënë për herë tjera!
A kanë fund këta devijime? A do të mbarojnë këta diskriminime anticivilizuese dhe anti njerëzore apo do vazhdojnë deri në pafund? Për këtë që e theksova më lartë, do të ndalem të bëj një paralelizëm në mes të së tashmes dhe asaj të kaluare të periudhës komuniste:
a. Toponimet gjeografike – në periudhën komuniste, pas ngjarjeve në Kosovë, filloi gjenocidi i paparë antishqiptarë. Filluan ti akuzojnë shqiptarët se kanë bërë shqiptarizimin e toponimeve gjeografike. Për këtë u shkruajt në shtyp si p.sh. “U ndërruan emrat qyteteve dhe fshatrave” (“Rilindja” 23.VIII.1983), më tutje: “Emrat e vendbanimeve në maqedonisht?” (Flaka 17.IV.1987). Raste të këtilla kishte shumë si në shtypin shqip, ashtu edhe në atë maqedon. Përdoreshin terme vend e pa vend sa që nuk bëjnë dallim në mes “PËRKTHIMIT” dhe SHQIPTIMIT të toponimeve. Theksonin se Skopjen e kanë përkthyer në shqip Shkupi, edhe pse kjo ishte vetëm një shqiptim e jo përkthim! Harronin se kush ka bërë përkthimin e toponimeve gjeografike, shqiptarët apo sllavët.
b. Simbolet kombëtare – me flamurin kombëtar shqiptar, gjatë luftës së Dytë Botërore shqiptarët luftuan, pas luftës ndalohet përdorimi i këtij flamuri. Pat disa përpjekje që të rikthehet ky flamur si në vitin 1963, 1968 dhe pas ngjarjeve të vitit 1968, përsëri lejohet përdorimi i këtij simboli kombëtar. Në demokraci, përsëri kërkohet që ky simbol kombëtar të ndalohet.
c. Evidenca pedagogjike – është bërë evidentimi vetëm në gjuhën amtare- Shqipe prej pas LDB e deri në vitin 1981. Në monizëm u bë reduktimi i evidencës pedagogjike, d.m.th, të shkruhet në gjuhën zyrtre maqedonase dhe në atë shqipe. Një ligj i tillë nuk u përfill në monizëm se ishte ligj diskriminues. Tash shpejtë, u pru ligji që evidence pedagogjike të shkruhet në dy gjuhë, në gjuhën zyrtare maqedone dhe në shqip. Po gjuha shqipe a nuk është gjuhë zyrtare?! Sipas lajmeve, ky ligj është akt i kryer. Do të shkruhen në dy gjuhë edhe librezat, libri i amzës, ditari edhe pse nuk bëjnë pjesë në dokumentacionin pedagogjik, e shtynë në këtë dokumentacion, vetëm e vetëm të evidentohet në dy gjuhë.
d. Ligji për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë – është temë diskutimi. Opinionet e tyre i dhanë arsimtarët, pedagogët, por e kotë është. Maqedonishtja do të mësohet nga kl.I dhe këtë se luan as “top ii Karadakut”. Qeveritarët e mbështesin një gjë të tillë se anglishtja mësohet nga kl.I, pse mos të mësohet edhe maqedonishtja atëherë.
e. Diferencimi – që në periudhën moniste bëri që të largohen nga puna një numër i madh i punëtorëve të arsimit. Kjo tash nuk është duke u realizuar, por këtë janë duke e bërë partitë tona politike me motivacion tjetër: “I ka kaluar afati i kontratës në vepër” dhe përsëri arsimtari, apo punëtori ynë ngel rrugëve pa ekzistencë minimale.
f. Prishja e mureve të oborreve të shtëpisë – ishte aktuale në monizëm. Tash, akoma nuk është në rend dite. Ndoshta e kanë lënë për një rast tjetër. Ku ta dish, ngjanë edhe kjo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi