Ilir Mirena:Cilat vrasje?
Faqja 1 e 1
Ilir Mirena:Cilat vrasje?
Cilat vrasje?
Nga novela e Nazim Bllacës s’dëgjuam që ai të ketë asistuar ose kryer personalisht ndonjë nga vrasjet që kishin ndarë, gati armiqësisht, opinionin dhe politikën kosovare. Përfytyrimi i përgjithshëm që u krijua pas çudës që na shpalosi ai, futi gjithçka në një thes.
Nga Ilir Mirena
Vrasjet e pasluftës në Kosovë mund të kategorizohen në dy grupime.
Paraprakisht, le të lexohet kjo si diçka thellësisht personale, e jo si interpretim suprem rreth vrasjeve pas vitit ’99.
Ato që ndodhën, të cilat kundërmojnë prapavijë politike, janë vrasjet që u bënë në emër të eliminimit të atyre që kishin bashkëpunuar me regjimin pervers të Serbisë së Millosheviqit, që mund t’i fusim në grupin e parë, dhe së dyti, ato të figurave të njohura publike, kryesisht të politikës.
Të gjitha kanë mbetur të pasqaruara deri më sot.
Nga kutia e vrasjeve të pasluftës, që e çeli Nazim Bllaca, dolën ato që kishin ndodhur prej fundit të luftës. Bile, tash përmenden, dhe inkorporohen në dëshminë e tij, edhe vrasjet e ndodhura gjatë luftës!
Përfytyrimi i përgjithshëm që u krijua pas çudës që na shpalosi ai, futi gjithçka në një thes.
Pas luftës është vrarë edhe Xhemajl Mustafa. Sigurisht më së shumti për familjen e tij, por edhe për opinionin, sot ajo mbetet ndër vrasjet më të dhimbshme dhe më tronditëse. Mllef, dhimbje, e për dikë përfitim, sjell emri i tij, sa herë që hallakaten ato vite.
Pas luftës është vrarë edhe Selim Broshi, një emër i njohur i sigurimit të ish-Jugosllavisë. Figura e tij është e mbuluar me shumë rrëfime të zeza, sidomos nga pjesa e të burgosurve politikë që ishin skanuar nëpër duart e tij gjatë viteve ’80. Tregimi që rëndon mbi shpirtin e tij është edhe për vrasjen me tortura të Metush Krasniqit.
Edhe pse Nazim Bllaca nuk zuri ngoje asnjë nga vrasjet që kishin tronditur opinionin e vendit – kryesisht ato që kishin prekur zyrtarët e LDK’së - percepcioni i përgjithshëm që u krijua, futi në një thes edhe vrasjen e Xhemajl Mustafës, e edhe atë të Selim Broshit.
Sigurisht, mes rregullave etike që njeriu i ka imponuar vetes për t’u shliruar nga gjendja natyrore, vrasja renditet e para.
Megjithatë, aspekti më kontravers për këtë çështje sensitive është kur ne përpiqemi ta analizojmë vijën ndarëse mes një vrasjeje “të keqe” prej asaj, nëse mund të themi, “më pak të keqe”. Për shkak të specifikave ku jetojmë, për rastin tonë ky mund të jetë një debat i pafundmë, por i destinuar të mos sjellë asgjë produktive. Përkundrazi.
Në këtë farë stadi ku kemi rënë këto ditë nga novela e Bllacës, s’dëgjuam e s’kuptuam që ai të ketë asistuar ose kryer personalisht ndonjë nga vrasjet që kishin ndarë gati armiqësisht opinionin dhe politikën kosovare.
Insistimi i Adem Salihajt që në rrëfimin e Bllacës të bashkëngjisë edhe gjitha krimet e karakterit politik, në thelb është i lig. I lig, ngase vjen nga një individ që mund të shquhet për gjithçka, por më së paku për kredibilitetin e fjalës së tij. Pse duhet t’i besojmë rrëfenjëzave të një njeriu që plagosi veten aksidentalisht, shpalli më pas të ketë mbijetuar një atentat, për ta pranuar në fund, dhe pa u skuqur, se gjithçka ndodhi nga një rrëshqitje e armës. Durimi u pa t’i sosej pak ditë pas konferencës së Bllacës, kur shpalosi apelin që Lidhja Demokratike e Kosovës të braktisë koalicionin aktual qeveritar!
Në këtë xhurulldi, pozicioni që është duke mbajtur LDK është i përafërt me atë të Salihajt. I pandershëm. Liderë të saj qëllimshëm kanë dhënë deklarata plot mjegull, duke mos bërë diferencimin e vrasjeve, mes atyre ku me të vërtetë ishin atakuar për vdekje drejtues të partisë së tyre, dhe atyre që dreqi e di se për çfarë motivesh ishin bërë. Shkohet deri aty sa të konspirohet edhe vrasja e Ukë Bytyqit, dorasi i të cilit tashmë disa vite është duke vuajtur dënimin prej 20 vjetësh, shqiptuar nga një gjykatës ndërkombëtar.
Gjithçka që ka përmendur Nazim Bllaca, aq sa kemi dëgjuar deri më sot, nuk përfshin asgjë nga rasti i Xhemajl Mustafës, Ekrem Rexhës, Smajl Hajdarajt, Rexhep Lucit, Ismet Rracit, Shaban Manajt... dhe të tjerëve që mund të mos na kujtohen nga distanca e viteve që kanë kaluar.
Veçse, ashiqare lexohet shpërfaqja e një vullneti që patëm menduar së është harruar, që LDK’ja të fillojë rimbledhjen e sërishme të benifiteve nga të vdekurit, si dhe nga përmendja e SHIK’ut. A nuk e nisi Isa Mustafa debatin e parë televiziv në fushatën zgjedhore me akuza për shantazhe dhe SHIK? A nuk iu shpalos një pllakë a bust, po gjatë fushatës, Ukë Bytyqit?
Është e mundshme që diku vrasësit zgërdhihen me hamendësimet dhe interpretimet tona për rrëfenjën e Bllacës. Por, në heqjen e hamendësimeve se cilat krime do të duhej të zbardhen, LDK duhet ta ketë një gjuhë të prerë e të qartë. Ajo duhet të heqë dorë nga roli i kukuvajkës politike që pret vetëm momente trishtimi për t’i transformuar në momente mëshire prej të tjerëve, për ta përkthyer në fund në pushtet.
Do të ishte optimale që secili krim të zbardhet, e kriminelët të vihen në ndonjë birucë.
Nëse vazhdohet me këtë kurs, atëherë është legjitime të bëhen ato pyetje që ngriten pas secilës skenë të krimit, të nevojshme për t’i ndërtuar pistat e hetimeve.
Zakonisht, dyshimet e para bien mbi të gjithë ata që ka njohur viktima. Më vonë, vjen ajo pyetja fundamentale:
Kush përfiton nga krimi?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi