Koha për halucinacione
Faqja 1 e 1
Koha për halucinacione
Koha për halucinacione
Nazim Bllaca ua tregonte kamerave recetat dhe ilaçet antidepresive që neuropsikiatri ia kishte përshkruar si diagnozë, kurse KTV’ja bashkë me të bijën adoleshente Arta, e trajtonte sikur të kishte zbritur në tokë Jezu Krishti. Kjo ishte një kohë halucinacionesh dhe ndjellje për ndarje të mëdha.
Nga Berat Buzhala
Nuk e di saktë se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i lansimit në opinion të një emri superanonim për publikun kosovar, siç ishte deri javën e kaluar ai i Nazim Bllacës.
Nëse qëllimi ka qenë që ai të bëhet i njohur për publikun kosovar, hallall i qoftë, sepse ketë efekt e ka arritur.
Nëse dikush e ka pasur ndërmend të na rikujtojë disa vrasje të dhimbshme që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, siç ka qenë ajo e Xhemajl Mustafës, hallall i qoftë, sepse edhe ketë efekt e ka arritur.
Gjithashtu na është rikujtuar edhe një herë se sa lehtë është të luash me emocionet e qytetarëve të Kosovës. Prej kur doli në shitje CD’ja e Nazim Bllacës, Prishtina dukej më ndryshe. Dukej sikur gjatë fundviteve të 90’ta, kur secili fliste vesh më vesh, pas ndonjë hataje që forcat serbe bënin në ndonjë fshat të Kosovës. Për herë të parë pas kaq kohësh, një ngjarje e tillë arriti që t’i rivalizojë një spektakli të futbollit, siç ishte ndeshja Barcelona – Real Madrid, që po luhej në të njëjtën kohë kur po shfaqej me plot bujë edhe videoja e Nazimit.
E tash kur ujërat po kthjellohen ngadalë, e kur njerëzit filluan që jo vetëm ta shikojnë videon dhe t’i dëgjojnë interpretimet e Adem Salihajt, por ta dëgjojnë vet Nazim Bllacën, po e shohim se praktikisht asgjë nuk ka ndryshuar, pos që një kamikaz me probleme evidente shpirtërore ishte kujtuar - apo ia kishin kujtuar - që ta hedhë një bombë tepër të rrezikshme në një ambient tepër të brishtë.
Këtij zjarri, më kënaqësi që nuk e fshihte dot, i frynte KTV’ja me gjithë arsenalin që pati në dispozicion. Si provë e sigurt se Nazimi kishte të drejtë për çka po fliste merreshin edhe disa receta që neuropsikiatri Fatmir Xhelili ia kishte lëshuar atij. Nazimi thoshte se njihet më Zëvendësministrin sepse kishte qenë klient i tij në Shtimje. Ndoshta Xhelili njihet me Bllacën, por fakti që e ka pasur klient nuk është provë e sigurt. Zakonisht klientët e njohin më shumë mjekun, se sa e kundërta.
Kur Zoti t’i qorron të dy sytë, e kur storien në kokën tënde e ke të ndërtuar edhe para se të ndodhë ngjarja, është e mundshme që disa prej mediave të mos i bëjë përshtypje as një listë e gjatë me ilaçe antidepresive, që vet Nazimi e tregonte para kamerave. Më interesante për gazetarët ishte fakti se cili neuropsikiatër e ka kontrolluar dëshmitarin, se sa prej cilës sëmundje vuante dëshmitari, dhe nëse kjo sëmundje mund të kishte ndikim në vërtetësinë e deklaratave të tij dhe nëse një person nën ndikimin e qetësuesve mund të merret fare për bazë për dëshminë e tij. Nuk po e gjykoj dëshmitarin për sëmundjen e tij, sepse ai nuk është aspak përgjegjës për problemet e tij shëndetësore, por gazetarët që po luanin me fatkeqësinë e tij vetëm për të arritur që t’i plotësojnë agjendat e tyre. Avokati i Bllacës sipas detyrës zyrtare, ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet një skanim i gjendjes shpirtërore.
Më e rëndësishme se sa e vërteta, doli të jetë përmendja sa më e shpeshtë e emrit të Xhemajl Mustafës, Ejup Visokës, Agim Veliut, e të ndonjë tjetri në këtë kontekst. Nuk u harrua as planifikimi i atentatit kundër Presidentit Ibrahim Rugova. Pra, çfarëdo që thoshte Nazimi merrej si punë e kryer. Na kishte mbetur vetëm t’i arrestonim personat që i apostrofonte ky njeri.
Kur po kalonin orët, e kur Nazimi filloi t’i shpaloste publikisht simptomat e tij, gjërat erdhën e u bënë më të qarta. Kishim të bënim me një njeri që paradite thoshte se filan viktimën e kishte vrarë Faruku, e pasdite Sadiku. Paradite thoshte se e dinte me saktësi se kush i ka vrarë krejt ata që në Kosovë ishin likuiduar në rrethana enigmatike, e pasdite tregonte se kënd e kishte vrarë me dorën e tij.
Mirëpo, hajde për një moment ta lëmë anash gjithë këtë rrëmujë dhe të merremi pakëz me “spin doktorin” kryesor të këtij lajmi: “viktimën” Adem Salihajn, i cili ishte aq i ngazëllyer që e kishte zbuluar, jo ndonjë vëlla të humbur, por atentatorin e tij potencial. Ai doli, e dha kushtrimin dhe organizoi konferencë pas konference për shtyp, e bile kërkoi prej LDK’së që ta lëshojë Qeverinë, sepse tash e vërteta cullak do t’i shpaloset opinionit publik. Tha se e kishte në dorë zogun e artë, i cili tash do të na tregojë të vërtetën supreme për krimet që kanë ndodhur në vendin tonë këtu e 10 vjet më parë.
Në fakt, krejt çka ne dëgjuam ishte një variant i Salihajt për këto ngjarje, të cilin e kemi dëgjuar shumë herë më parë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi