Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: ''Bac u kry''

Shko poshtë

Faik Krasniqi: ''Bac u kry'' Empty Faik Krasniqi: ''Bac u kry''

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 07, 2009 1:14 am


Faik Krasniqi: ''Bac u kry'' U1_FaikKrasniqi''BAC U KRY''

Nga Faik Krasniqi

Pas ketij sllogani i cili po shihet dita dites se me te vertete eshte nje genjeshter e pa menduar mire( ose nje deshire e tyre, por deshirat dhe endrrat kombetare nuk realizohen kur punohet vetem per perfitime personale), sepse me ngecjet e Kosoves ne tere aspektet po e turperojne edhe figuren e BACES, nga ish pjesetaret e UCK-se, nga miqte e Baces, te gjitha keto te ngjajne si ne libra te ilustruara me ngjyrat bardhe e zi, si foto e viteve te Komunizmit. Ja sa kemi ece rruges per ta permbushur vertete amanetin e BACES. Ne Komunat ku udheheq PDK-ja, kemi investime me te dukshme, por pa as nje peshe per mireqenien ekonomike sociale te qytetarve, pa dallime se a jane familje te deshmorve apo jo. Dhjetori ka filluar dhe ende nuk kemi hasur ne probleme me ore te tera te energjise elektrike, duke pasur parasysh se te ne eshte Feste kur mbahen zgjedhjet,e sidomos tash qe jane zgjedhjet per balotazh ne 21 Komuna te Kosoves,por Feste tek ne nuk eshte kur jane Festat kombetare apo fetare qe i kalojm ne erresire, sepse kete muaj do te ri-fitojne Horrat pushtetin qe po e katandisin Kosoven si nje fole e krimit organizuar dhe korrupsionit, e duke u zotuar se keto dukuri negative jane duke u luftuar,e fakt kete e deshmoje ''Rasti Bllaca'',se si po luftohen dukurite negative ne vendin tone! Keta jane qe e njollosen rrugen e Baces dhe te gjithe Deshmorve te Luftes se fundit, keta jane ata qe po njollosin politiken duke pare cdo dite fakte qe manipulojne me taksat e qytetarve, me donacionet nga jashte per Kosoven, dhe zedhensat e tyre dalin arsyetojne cdo dite se nuk jane te verteta ato fakte qe shohim, keta jane ata qe mundohen te na bindin se e Zeza eshte e Bardhe, dhe nuk duhet diskutuar! Jemi i vetmi vende ne bote pas Kubes, qe analfabetat ne krye na udheheqin shtetin! E gezojme nje pavaresi e cila u be pa deshiren e popullit, por populli me vlera njerezore festoje duke u besuar ketyre qe thone ''BAC U KRY''. Kemi nje kushtetute ku nuk na prezanton kombesine, thjeshte jemi qytetar te nje SHTETI, ku ne fakt me ate kushtetute duhet te quhemi Shtetez. Nuk jane ata qe nuk kane njohuri mbi protokolet qe do na i servire edhe ne te ardhmen EULEX-i, por, si gjithmone popullit liridashes dhe pro paqes ja servirin pjeset ku duket kopsht me lule! Te gjitha keto ndodhin, perderi sa ne Shqiptaret ane e mbane trojeve shqiptare nuk krijojme Keshillin Kombetar, sepse sikur te kishim nje keshille, per konsultim para se te nenshkruajme pako e dhurata antishqiptare nuk do ishim te kanosur siq jemi sot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi