Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: Cikël poetik

Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 07, 2009 10:08 pm

Gjakush Tana: Cikël poetik N1289294870_9960

Gjakush Tana: MË DRIDHET BUZA

( Me rastin e 09.12.89, ditelindjes se binjakëve të mi !
Dikut, që nuk është më ! Dhe Dinit që me pikëllime u rrit. )


Më dridhet buza , më buzëqan zemra
- Dini! Binjak sugari im !
Për ditëlindjen tënde nuk kam germa
të plotë se shkruaj atë urim!

Gjithmon një pjesë më mbet e ngrirë
Gjithmon o bir, diçka më ndez !
Pa Dikun kjo jetë e nxirë,
errësirë më mbeti çdo mëngjes!

Gjithmon një lutje ia drejtoj Zotit
të ndjehesh gjithmon i lumtur Ti!
Sa i rëndë ishte ai çast i mortit
na rrëmbeu gjithë atë lumturi!

Në vargje të mia ka rënë ngujimi
Të uroj Dini! Një shekull jetë !
Për Dikun , pikëllimi më grini
Urimi i tij , i ftohtë, i shkretë !


TI E DI ...!


Ti e di se rikthen në jetën time gjallëri !
Ti e di se u bëre banorë - dhe jeton tek unë !
- Vargu , fjala , rimat janë dëshmia, që derdhen si lumë !

Ti e di se nuk jam vetëm , se ty të kam pranë ,
Ti e di se nga largësia më bën rrezedritë!
- Stinët, vitet, shekulli - për ty janë në pritë !

Ti e di përse unë tretem nëpër këto shestime,
Ti e di pse blatimin e ndjej në gjak e damar !
- Atje ku ranë martirët , u ngriten lapidarë !

Ti e di pse jam pa korniza , përse e humb rrugën,
Ti e di shtegun ku shkojmë dhe pse jemi këtu !
- Sa herë një ditëlindje - bashkë, e kemi festu!

Ti e di se më ka përmbytur e kaluara , keq më ka vrarë
Ti e di përse më bleron, të ndjehem si lis !
- N' ardhmërinë që vjen - shpirtin të qëndis!

Ti e di pse unë nuk thyhem , çdo gjë e përballoj ,
Ti e di pse lumë u bëra - rrjedha ime Ti !
- Të pyes : Si të të dua ? E shenjta Perëndi !



LUTJA IME ...!


Përse mbeta shtigjeve ku më shitojnë rrufetë
Shpirti nuk më del - të hyj në atë përmasë!
mbetur në vetmi, Zemra s'do t'më flasë ...!

Njëmijë e një herë me lot, mbeta për një çast
si Hazreti Mejremja rrijë e duroj i ngrirë
se fjalët më sjellin një jetë të vështirë !

Si ta dëshmoj pafajsinë, që më ngritet akuzë ?
jetoj me vetminë , por se dua atë jetë !
Më ka vrarë gëzimin, më ka ngul shigjetë ...!


Ashtu endem, me kujtime që më bëjnë shkrum!
Ec si Sizifi me barrën mbi shpinë,
Por, kurrë s' ndërpres mos e çmoj njerinë... !


Do të vuaj shpirti im i ndezur mall nga pakuptimi
kot e përmbyt mallkimi në lirikë me shi
Heshtja ime eshtë një Lutje për TY...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi