Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Dy poezi

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Dy poezi Empty Lediana Kapaj: Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 07, 2009 10:44 pm

Lediana Kapaj: Dy poezi N744374599_3908
Lediana Kapaj: Pranoj!!

Per here te fundit te putha
vullkan dashurie shpertheva,
per here te fundit tu dhashe
dhe ndjenjen time genjeva....

Per here te fundit te pashe,
e dija qe syte,me jo,sdo mund ti shikoja,
e dija qe skish me asgje ne mes nesh,
e prape ndarjen spo mund ta pranoja!!!


Per here te fundit me fole,
nje therje ne shpirt me ngacmoj,
me la te keputur,te vetme,
dhe prape ndarjen spo mund ta pranoj!

Per here te fundit te pashe,
vazhdoj te vajtoj sot per ty,
pranoj sot dhe dhimbjen e lashe,
te derdh shume lot permbi sy....

Pranoj qe u ndame,nuk kam cbej,
pranoj te vajtoj ne vetmi,
spranoj dot kur zerat me thone...
....nuk ke pse te rrish ti ne zi!

Pranoj qe te dua ne heshtje,
Pranoj qe ty shume te mendoj,
pranoj qe ske qene kurre i imi,
pranoj,po nuk mund te harroj!

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: Dy poezi 13067_193357494599_744374599_2861792_3550246_n



Lediana Kapaj: Lot në shi!

Nje shi i dendur po bie,
e zymte duket bota mbare,
shume pika i ndjej neper trup,
me lotet ato jane shperndare....

Si ndjej jo rrobat e lagura,
se ndjej jo ftohjen prej tij,
ne zemer gjithmone po kam dhimbje,
ky shi po me ben shoqeri....

Nje fjale kam degjuar dikur,
"me mire qe te ndahesh ne shi,
mos shohesh lotet e tjetrit,
mos ndjesh jo ti dhimbjen e tij"....

Egoizem natyres humane,
dicka e tille me eshte dukur,
dhe dielli kur del lart ne qiell,
se ngjit dot nje shpirt te keputur....

Sa dendur tani jane pikat,
perplasen ne toke dhe te une,
u laga e tera dhe qava,
dhe lotet prape rridhnin lume...

Se ndjeva me shijen e kripur,
me shiun bashke u bashkua,
nje re diku lart me keqardhje,
me thoshte..."perse,perse ti po vuan"?!

Dhe lotet s'pushojne, nuk ndalojne,
me kot mundohem ti ndal,
ky qielli me re me veshtroj,
dhe dhimbjen e tij po ma fal.....

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: Dy poezi 11442_162444174599_744374599_2620051_281302_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi