Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi

Shko poshtë

Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi Empty Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 19, 2009 2:38 am


Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi U1_EngjellKoliqi2
Engjelli me Vitoren dhe familjen Dauti nga Pavia
Vlera të larta të diasporës shqiptare
ENGJËLL KOLIQI
Nga Baki Ymeri
Pedagog, shkrimtar, publicist. U lind më 10 nëntor 1956, në Stubëll të Vitisë (Kosovë). Shkollën fillore tetëvjeçare e ka mbaruar në vendlindje, gjimnazin – drejtimin e shkencave natyrore/matematikore në Viti dhe në Ferizaj. Në Universitetin e Kosovës në Prishtinë ka mbaruar fakultetin e edukimit dhe ka narrë titullin akademik: Profesor i Pedagogjisë. Tetë vjet ka punuar në vendlindje, si mësimdhënës e edukator. I ndjekur nga regjimi okupues i Beogradit, pasi më parë edhe ishte arrestuar, në mars 1990 është detyruar të largohet nga vendlindja dhe shkon në Itali, ku edhe sot jeton e vepron me familjen e tij. Që nga fillimi ka punuar gazetar dhe redaktor në Radio Vatikan, korrespondent i radiotelevizionit shqiptar – RTSH në Tiranë e pastaj i radiotelevizionit të Kosovës – RTK në Prishtinë. Ka punuar edhe për radiotelevizionin publik të Maqedonisë, si dhe për radiotelevizione të tjera private në gjuhën shqipe. Mbi 20 vite shkruan në shtypin e përditshëm dhe atë periodik shqiptar – në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporë. Më së shumti ka shkruar në gazetat: Rilindja, Bujku, Bota Sot, Lajm Ekskluzive, Pavarësia News, Koha Jonë, Rilindja Demokratike, Panorama, Shekulli etj. Ka bashkëpunuar edhe me gazetat italiane – Corriere della Sera, La Repubblica, Il Messaggero, La Stampa, Il Mattino, Resegone, L’Avvenire, Famiglia Cristiana etj. Poashtu ka bashkëpunuar edhe me dy qendrat kreyesore radiotelevizive italiane – RAI dhe MEDIASET
Mbi 30 vite është marrë me organizimin e shoqatave atdhetare, kulturore, artistike dhe humanitare. Aktiv në politikë nuk është angazhuar në asnjë parti, edhepse bashkëpunon me të gjitha palët e politikës shqiptare, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Është i akredituar nga Qeveria e Kosovës, si gazetar dhe veprimtar në Itali. Përveç artikujve gazetareskë dhe shkrimeve publicistike, ka botuar edhe qindëra poezi, nëpër gazeta e revista shqiptare. Në italisht ka botuar përmbledhjet me poezi “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im quhet dashuri), si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” , në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli, si dhe përmbledhjen tjetër voluminoze, prej 161 poezishë, me titull “Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull “Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil). Ndërkaq në vitin 2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa – um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves. I ka në dorëshkrim edhe disa libra, që së shpejti do i botoj në gjuhën shqipe, italiane dhe portugeze, si dhe disa në frengjisht e në gjermanisht, që po i përkthehen në Brazil. Është prezent edhe në antologjinë “Altri Mondi”, që e pa dritën e botimit në Bukuresht (2008). Me keqardhje kemi marrë lajmin e dhembshëm se si pasojë e një aksidenti automobilistik, poeti dhe publicisti patriot Engjëll Koliqi, gjendet në spital, në një gjendje të rëndë shëndetsore. Zoti ia këndelltë shëndetin dhe ia lehtësoftë dhembjet!
POEZI TË ENGJËLL KOLIQIT NË GJUHËN SHQIPE
NË MOTIN E HESHTJES

Njeriu duke kërkuar rrënjët e veta,
kapet e arrestohet
...
Sa e rëndë akuza:
endacak mes shungullimave të shkëmbinjve
...
Heshtje
...
Përbirohet labirintheve të hiçit njeriu,
tashmë mbi lavditë e kohës,
me vrullin e historisë në shpejtësi mba hapin
...
Megjithë akuza e kërcënime,
në heshtje kërkon:
Ku janë rrënjët e kësaj bote?!
...
Vazhdon udhën njeriu,
në heshtje gjithnjë kërkon
...
Nën shungullima e nën flakë vetëtimash,
diku mes shkëmbinjve,
zanafillën e vërtetë zbulon.
Ferizaj, 27 shtator 2005

NËN DRITËN E HËNËS
Edhe në këtë natë të dalldisur,
hise më ra,
në shërbim të dashurive të plagosura,
tri herë rreth i rashë malit,
derisa ujkun e vrara.
Prishtinë, 27 shtator 2005

NJË MUZIKË PO NA VJEN

Një muzikë po na vjen,
me frymën e shpirtit tonë,
zemrat na i ngazëllen.
Një muzikë po na vjen,
Me vrull lumturie,
ëmbël na i përkund zemrat,
dashuri seç na rrëfen.
Një muzikë po na vjen,
me melodi të lashtësisë,
gjithë zhurmën e kohës së re
me këngë antike e rrëmben.
Një muzikë po na vjen,
me këngë antike e psalme përzier,
drejt cakut seç na shpie,
në fronin mbretëror seç na bën vend.
Një muzikë po na vjen,
me këngët përkëdhelëse,
shpirti ëmbël seç po e ndjen.
Viti, 27 shtator 2005

MBAS BETIMIT

Nisem me pastërti
Drejt diellit ngjitem
Mes mrekullive fluturoj
Me këngën dhuratë zemrës sate
O Dardania ime!
Stubëll, 29 shtator 2005

ME SIGURI MREKULLIE

Vështirësitë do të jenë të mëdha
Edhe pengesat gjithnjë e më shumë
Por
Fuqia e dashurisë sonë është shembullore
Me veprim të mrekullueshëm do ia dalim
Sot e përjetemot
Në fronin e dashurisë do jemi bashkë
Të palëkundshëm kurrë
!!!
Garlate (LC), 21 shtator 2008

SI KURRË MË PARË

E madhja mbretëreshë e mori fjalën
Pranverën e dashurisë e shpalli
Gjithëkëndej trojeve ilirike
Me vendimin që ndërroi historinë
Shekullin tim e pagëzoi
Me më të mirin emër – Besëdashuri!
Garlate (LC), 1 tetor 2008

KËMBANAT E MESHËS SË MADHE

Biejnë panda
Që nga sot
Dëgjojini e nderojini
Po fillon festa e dashurisë
Me hapje të epokës së mrekullive
Eni të gjithë pa ngurrim
Me të Zotit bekim
Enin ta fillojmë festën
Gëzuar
Amen!
Garlate (LC), 21 qershor 2008

NË KËND TË BUZËVE

Një buzëqeshje
Një fjalë e mirë
Një freski
Një puthje e paharrueshme
Një mrekulli fatlume
Në të bekuarën histori
Garlate (LC), 28 qershor 2008

MREKULLISHT

Mbi krahët e mrekullisë
Më erdhe
Në çastin më të duhur
Engjëllusha ime
V
Me fuqi mrekullie
Bashkë
Do e ndërrojmë botën
Dhe shekullin tonë do e pagëzojmë
Me emrin e dashurisë!
Garlate (LC), 20-21 qershor 2008

N’UDHËN TIME

Mund të ketë ndoj vonesë
Por mungesa kurrsesi
As sot as nesër
Askurrë
N’udhën time shekullore
Gjithçka në lëvizje
Me koordinim dashurie
Edhe këngët
Edhe vallet rrjedhin
Pandalur
Sikur sot
Deri në amshim
Përjetemot...
Garlate (LC), 19 qershor 2008

PA HUMBUR KOHË

Le t’i mbledhim bashkë
Të gjitha legjendat nëpër shekuj
...
Le t’i hyjmë historisë
Të gjitha kronikat t’ia shpalosim
Bashkë
Të gjejmë të vërtetën udhë
Drejt fronit të dashurisë!
Garlate (LC), 19 qershor 2008
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi Empty Re: Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 19, 2009 2:39 am

PËRBËRJET E SHPIRTIT TIM

Dashuria
Ti – Mbretëreshë
Dhe mrekullia!
Garlate (LC), 5 korrik 2008

DUA TË SHKRUAJ

Nuk dua të luftoj
E urrej gjakderdhjen
...
Padrejtësitë nuk i duroj dot
As përbuzjen
As ndjekjen
...
Edhepse rëndë
Shumë padrejtësi ndjej
-
Nuk dua të hiqen koka
As kurrë nuk urrej
...
N’udhëkryqe interesesh
I prekur në zemër përherë
Bërtas e vuaj
...
Me dashuri dua ta ndërroj botën
Nuk heq dorë nga kjo
-
Gjithnjë e më shumë
Dua të shkruaj ...
Garlate (LC), 27 maj 2008

BRENDA FSHEHTËSISË

Më e pashmja
Gjithmonë e pashme dhe e ndritur mbetet
Dashuria jonë e bekuar
Me historinë që pret për t’u shkruar!
Garlate (LC), 5 korrik 2008

MBRËMJEVE MUZIKORE

Atëherë të rregult ishim
Me dekrete e me venome
Edhe kanunin bashkë zbatonim
Me të bukurat këngë
Edhe vendin
Edhe Zotin
Edhe njeriun
I bënim të lumtur
Tash ....
Herë-herë bëhemi të pashëm
Përkundër njëmijenjë pengesave ...
Hora a Arbëreshëve (PA)

LE TË QESHET BOTA
Tashmë ne kemi marrë mbretërinë
Me rregulla dashurie drejtojmë njerëzinë
Me fuqi mrekullie shndrisim mbarë gjithësinë
Përfundimisht
Le të qeshet bota
Kudo le të shpallen garancitë e jetës
Le të sheshohet krenaria
Kudo mbretëron dashuria
!!!
Palermo, 18 korrik 2008

SHUMË ZEMRA TË MBYLLURA

Në mungesë të ajrit të pastër
dhe fjalëve të vërteta
dashuria nuk gjendet dot
-
Si kundërpërgjigje këtij realiteti të hidhur
Shumë zemra mbesin të mbyllura
Sivjet dhe në mot!
Lugano, 1 shkurt 2008

ENGJËLL KOLIQI NË GJUHËN ITALIANE
Nato il 10 di novembre 1956 a Stublla di Viti – in Kosova. La scuola elementare e la media inferiore ha fatto nel paese di nascita, por il liceo scientifico a Viti e Ferizaj. In Università di Kosova ha finito la facoltà dell’educazione e ha preso il titolo accademico: professore in pedagogia. Per otto anni ha lavorato nel paese di nascita, come insegnante ed educatore. Perseguitato dal regime occupante di Belgrado, dopo che in precedenza era arrestato, nel marzo di 1990 è stato costretto di allontanarsi dal suo paese e va in Italia, dove anche oggi vive ed opera insieme alla sua famiglia. Già dall’inizio ha lavorato come giornalista e redattore in Radio Vaticana, corrispondente della radiotelevisione albanese – RTSH a Tirana e dopo della radiotelevisione di Kosova – RTK a Prishtina. Ha lavorato anche per la radiotelevisione pubblico di Macedonia e anche per le altre radiotelevisioni privati in lingua albanese. Più di 20 anni scrive nella stampa quotidiana e periodica albanese – in Kosova, in Albania, in Macedonia, in Montenegro ed in diaspora. Di più ha scritto nei giornali: Rilindja, Bujku, Bota Sot, Lajm Ekskluzive, Pavarësia News, Koha Jonë, Rilindja Demokratike, Panorama, Shekulli ect. Ha collaborato anche con i giornali italiani - Corriere della Sera, La Repubblica, Il Messaggero, La Stampa, Il Mattino, Resegone, L’Avvenire, Famiglia Cristiana ect. Lo stesso ha collaborato anche con due principali centri radiotelevisive italiane – RAI e MEDIASET. Più di 30 anni è stato impegnato con l’organizzazione degli associazioni patriottiche, culturali, artistiche ed umanitarie.. Non è stato mai impegnato come attivista di nessun partito, anche se collabora con tutte le parti politiche albanese, in Kosova e negli altri luoghi albanesi. È accreditato dal Governo di Kosova, come giornalista ed attivista in Italia.
Oltre gli articoli giornalistici ed i scritti pubblicistici, ha pubblicato anche centinaia di poesie, nei giornali e nelle riviste in lingua albanese. In italiano ha pubblicato le raccolte con poesie “Il mio secolo si chiama amore”, come finalista del concorso internazionale “Autori per l’Europa 2005”, nell’Editrice IBISKOS ad Empoli, poi l’altra raccolta voluminosa con 161 poesie, intitolata “Sentimento di luce”, nell’anno 2007 in Editrice BOOPEN, a Napoli. Lo stesso libro, in lingua portoghese, con titolo “Sentimento de luz” è stato pubblicato dall’Editrice PROTEXTO, a Curitiba (capitale dello stato Paraná, in Brasile). Mentre nell’anno 2008, l’Editrice O LUTADOR, a Belo Horizonte (capitale dello stato Minas Gerais, in Brasile) ha pubblicato il libro di questo autore “Madre Teresa – um amor sem limites” (Madre Teresa – un amore senza confini), con la prefazione della Sua Eminenza Cardinale Serafim Fernandes Araújo ed è stato ben accettato dai lettori e dalla critica. Entrambi i libri in lingua portoghese sono stati tradotti dalla Professoressa ben conosciuta Dr Vera Lúcia Alves Neves. Ha in manoscritto alcuni libri che li pubblicherà presto nelle lingue albanese, italiana e portoghese, come anche libri in lingua francese e tedesca, che già stano in traduzione in Brasile. Pubblicherà anche nella lingua romena.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi Empty Re: Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 19, 2009 2:41 am

SOTTO LA LUCE DELLA LUNA
Anche nella questza notte invaghita,
mi è toccato,
nel servizio degli amori feriti,
tre volte mi sono girato intorno la montagna,
finchè ho ucciso il luppoo.
Prishtinë (Prishtina), 27 settembre 2005

CI VIENE UNA MUSICA

Una musica ci viene,
con l’ispirazione dell’anima nostra,
esultano i nostri cuori.
Una musica ci viene,
con impeto della felicità,
cullando dolcemente i nostri cuori,
ci racconta tanto amore.
Una musica ci viene,
con melodia dell’anticittà,
tutto il rumore dei nuovi tempi
strappa e lo porta via con le canzoni antiche.
Una musica ci viene,
mescolata con canzoni e con salmi,
ci porta verso la destinazione,
nel trono reale ci fa il posto.
Una musica ci viene,
con canzoni accarezzanti,
l’anima nostra la sente dolcemente.
Viti, 27 settembre 2005

DOPO IL GIURAMENTO

Parto con la nettezza
Salgo verso il sole
Volo tra i miracoli
Con la canzone – dono al tuo cuore
O mia Dardania!
Stubëll (Stublla), 29 settembre 2005

CON SICUREZZA DEL MIRACOLO

Le difficoltà saranno grandi
Anche gli ostacoli sempre di più
Ma
La forza del nostro amore è esemplare
Con atto miracoloso riusciremo
Oggi e per sempre
Nel trono dell’amore saremo insieme
Non crollati
!!!
Garlate (LC), 21 settembre 2008

COME MAI PRIMA

La grande regina ha preso la parola
Ha proclamato la primavera dell’amore
Ovunque nei suoli illirici
Con la decisione che ha cambiato la storia
Ha battezzato il mio secolo
Con il nome migliore – Fedeamore!
Garlate (LC), 1 ottobre 2008

LE CAMPANE DELLA MESSA SOLENNE

Suonano senza fermare
Ascoltatele ed onoratele
Comincia la festa dell’amore
Nell’apertura dell’epoca dei miracoli
Venite tutti senza esitare
Con la benedizione di Dio
Venite e cominciamo la festa
Evviva
Amen!
Garlate (LC), 26 giugno 2008

NELL’ANGOLO DELLE LABBRA

Un sorriso
Una buona parola
Una freschezza
Un bacio indimenticabile
Un miracolo della buona fortuna
Nella benedetta storia
Garlate (LC), 28 giugno 2008

MIRACOLOSAMENTE

Sulle ali del miracolo
Mi sei venuta
Nel momento giusto
Mia Angelina
V
Con la forza del miracolo
Insieme
Cambieremo il mondo
E battezziamo il nostro secolo
Con il nome dell’amore!
Garlate (LC), 20-21 giugno 2008

NELLA MIA STRADA

Può essere qualche ritardo
Ma assenzioni in nessun modo
Ne oggi ne domani
Mai
Nella mia strada secolare
Tutto in movimento
Anche le canzoni
Anche i balli scorrono
Senza fermarsi
Come oggi
Fino all’eternità
Per sempre …
Garlate (LC), 19 giugno 2008

SENZA PERDERE TEMPO

Raccogliamole insieme
Tutte le leggende nei secoli
Entriamoci nella storia
Sfioriamole tutte le cronache
Insieme
Troviamoci la verissima strada
Verso il trono dell’amore!
Garlate (LC), 19 giugno 2008

LE COMPONENTI DELL’ANIMA MIA

L’amore
Tu – Regina
Ed il miracolo
Garlate (LC), 5 luglio 2008

VOGLIO SCRIVERE

Non voglio combattere
Odio il versamento di sangue
Non supporto ingiustizie
Neppure disprezzo
Neppure perquisizioni
Anche se oneroso (pesante)
Sento tante ingiustizie
-
Non voglio che si tagliano le teste
E non odio mai
Negli incroci degli interessi
Sempre toccato nel cuore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi Empty Re: Baki Ymeri: Vlera të larta të diasporës shqiptare Engjëll Koliqi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi