Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tia Vushi: Memorie per nje engjell!!

Shko poshtë

Tia Vushi: Memorie per nje engjell!! Empty Tia Vushi: Memorie per nje engjell!!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 2:39 am

Tia Vushi: Memorie per nje engjell!! N1579542812_1465
Tia Vushi: Memorie per nje engjell!!

Dhe koha behet dje , e kaluar
por me kohen ti s'rritesh
nje buzeqeshje e fundit, ishte
nje lot , i fundit s'eshte
ishte fillim i nje dhimbje
por qe ska fund .
Zemer e embel , lule e brishte
engelli im delikat, zog ne fluturim
sa doja , dua te shpreh
por me frenon kjo vuatje bir.
Sa jete do te jepja ,
per te puthur ,per te shtrenguar
vetem 1min bir, kurrre s'do te largoja.
Po sot dua te dish , ti shpirt i nenes
sa shume me mungon
sa dua te te kem perseri
vetem 1 min bir me ty te jetoj.
Ofroj gjithcka qe kam
per te dhene ty , drite
ate qe do te mungoje
dashurime time pafund bir
me mall do te mbuloje.
Ti pushoje ne ate krevat
mbuluar me bardhesi
i zbehte, i qete, i buzeqeshur
sa dhe vdekja tu perul ne gjunje
ne krahe te mori ,pa ceremoni.
Tani ajo tu be nene, ajo me zevendeson
ajo te tund, te kendon ninullat
ajo te mbeshtjelle, nga mua te largoje.
Ah Bir i nenes, sa lot te pashterur
mekem ....duke te prekur
shtrihem, mundohem te fal ngrohtesi
qelizat ti mbush , gjaku yt te riperterije.
Te kerkon nena bir
nate e dite, si somnabul
naten me ty vallezoj
luajme bashke ate melodi
ate pjese jete qe sdo ta harroje.
Gjthcka ngelet , jeta vazhdon
lotet shoqerojne kujtimet
me torturohet shpirti, biri i nenes
valle ty kush do te mbroje.
Tani puth endrrat, ledhatoj fotografite
perqafoj cdo loje , cdo send
por jo trupin tend biri im.
Tani ku je une se di
ku eshte ai ze , ajo pafajsi
kush toke te mban nen dhe
ti qe je fara e njerezise.
Ishe rruzulli im, ishe ditet e mija
ishe feste, ishe drite
ishe koha, ishe muzike
ishe mrekullia ime biri im.
Do te doja te hidhja henen,yjet ti shtypja
te ulja diellin, te boshoja oqeanet
te prisja pyjet, por te te kisha biri im.
Kerkova shpjegim
per tretjen tende si qiri,
per humbjen tende tragjike
s'pati meshire per ty as Zoti, biri im .
As per buzeqeshen tende,
as per zemren tende te vogel
as per vitet e tua
as per fytyren tende engellore.
Kerkoj mbeshtetje tek ty
per ti rezistuar dhimbjes,
per te larguar deshperimin.
Per te rigjetur ylli im
kaperceva vitet, harrova rinine
u mundova ,te kerkova
por dot s'te morra
qielli te mban ne burgim.


Dedikuar dhimbjes se nje nene per humbjen e femijes se saj .
Fjalet e mija do tju bejne te mendoni, te trishtoheni, te emocionoheni ,por ka dhimbje si "KJO" qe veshtire ta kapercesh , ta gelltisesh , s'mundesh se peshe behet loti i saj.
Keto fjale jane te diktuara nga zemra, si nene qe jam dedikuar nje nene , nje vajze te re qe ne thellesine e shpirtit te saj , zemra i eshte pergjysmuar , nuk ushqehet si dikur por eshte tkurrur dhe helmuar .
Humbja e nje jete te re krijuar me aq dashuri , rritur e deshiruar si perendi vjen nje dore e ta rremben dhe ti pa fuqi mbetesh e s'ben dot asgje por vec jeton me kujtim.
Dhe vjen momenti qe kujtesa behet ankth , behet deshperim , behet vuajtje , trasformim shtohet s'gjen dot paqe por kerkon ate mister qe e ndan nga ty me forze e pa meshire.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi