Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim Empty Lediana Kapaj: Lot...Trishtim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 2:41 am

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim N744374599_3908
Lediana Kapaj: Lot...Trishtim

Do mbulohemi nje dite nga pluhuri i harrreses,
do na zhduket befas dhe vetia e kujteses,
do na fshihen gjurmet qe lame ne ket' jete,
nuk do mundemi te shikojme sa i bukur eshte ky det....

Se kam friken qe te fle,me tmerron mos jem e zgjuar,
me tremb dita kur do iki,diku larg per tu harruar,
nuk e di ne ç'bote do shkoj,ku e ka misterin valle,
nuk ka drite,nuk ka as uje,dashuria eshte perralle...

Frike kam qe me mos shoh,frike kam mos kem me lot,
smund te le ata qe dua,smund te rri pa i pare dot,
e urrej,e perbuz ket qetesi,zhurmen dua te degjoj,
dua te shijoj une tingujt,dua kengen ta kendoj....

Dua diellin qe ta shoh,dua yjet ti veshtroj,
dua shiun te me lage,dua boren te me mbuloj,
dua luleve tu mbaj ere,dua gonxhen qe te çele,
dua te qesh,dua te shkruaj,dua frutat vete ti vjele....

Nuk e di a do kem ftohte,sa e dua ngrohtesine,
a do jem e roberuar,a do kem aty lirine,
a mos valle do jem e vetme dhe me shpirt te perveluar,
çfare mekati zot te bera,perse valle me ke denuar?!

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim 5568_117935114599_744374599_2200163_1914511_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim Empty Lediana Kapaj: Kohë ëndrrash...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 2:44 am

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim N744374599_3908
Lediana Kapaj: Kohë ëndrrash...

E lutem ne heshtje,te isha dhe nje here,
nje kohe te riktheja,mos isha kaq e mjere,
nje kohe kur me ty isha dhe doren te shtrengoja,
nje kohe ku do te doja,asgje te mos ndryshoja...

Nje kohe kur ti me puthje mes neteve pa gjume,
nje kohe kur dashuria vershonte si ky lume,
nje kohe kur perkedheljet parreshtur i leshoje,
nje kohe kur ti me thoje qe shume,sa shume me doje...!!

Nje kohe kur bashke rrinim dhe bota na perkiste,
nje lumturi e rralle qe lutesha te mos vdiste,
nje kohe kur diellin preka dhe henen e pershkova,
nje kohe kur dashurova dhe ngrohjen e provova....

Nuk mund te jesh i imi,dhe kurre nuk kishe qene,
me theniet me te bukura ne gjume me kishe lene,
dhe befas hapa syte,sa shume qe kisha fjetur,
sa endrra pata pare....sa shpirti me ish tretur!!!

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim 5568_117976624599_744374599_2200731_7092701_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim Empty Lediana Kapaj: Ah sikur...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 2:46 am

Lediana Kapaj: Ah sikur...

Sikur te mundesha te shndrroja vargun,
ne psheretima plot lumturi,
sikur te mundesha te zevendesoja,
nje brenge te shpirtit ne dashuri....

Sikur te mundesha qe prane luleve,
me bleten vete te thith nektar,
nga buzet e mia mjalt do dhuroja,
ne zemren tende do ndizja zjarr...

Sikur te mundesha te ktheja kohen,
dhe te vallezoja ne krahet e tua,
si flutur e bukur do fluturoja,
do peshperisja..."oh sa te dua"...

Sikur te mundesha te mbija paqen,
ne kopshtin e madh te njerezimit,
çdo nate,çdo dite do te kujdesesha,
qe kesaj bote ti heq trishtimin....

Sikur te mundesha te isha engjell,
dhe te vrapoja ne " Paradi",
Me Zotin vete do tu takoja,
"çfare do te thote fjala njeri"?!

Dhe do ta pyesja e mallengjyer,
pse i bekuar,ky kopsht magjik,
pse larg ne toke drita mungonte,
pse neper sy shikoje frike?!

O Zoti im,jam kryqezuar,
u bera "fli" per dashurine,
asgje sfitova,asgje sme dhane,
ne kete bote pash veç merinë....

Spo kam fuqi qe te rri zgjuar,
qepallat mbyllen me lotin tim,
o perendi te ty besova,
spo mund ta mposht kete zhgenjim...

Sikur te mundesha qe henes vete,
ti flisja afer dhe ta mesoja,
me shume ajo do shtonte yjet,
nje vullkan ndjenjash kur t'ia dhuroja...

Lediana KapajLediana Kapaj: Lot...Trishtim 5568_117915644599_744374599_2199858_6309354_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj: Lot...Trishtim Empty Re: Lediana Kapaj: Lot...Trishtim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi