Naile Zhupani: Një herë Komunist, gjithemonë Komunist...!
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Një herë Komunist, gjithemonë Komunist...!
Naile Zhupani: Një herë Komunist, gjithemonë Komunist...!
Qofsha i gabue, por kam përshtypjen se sociologjia e sotme në Shqipni po interesohet ma shumë për Kanunin e Lekës, sesa për rolin që ka luajtur Partia e Punës, gjatë gati gjysmë shekulli, në krijimin dhe riprodhimin e shumicës së strukturave dhe të institucioneve sociale në Shqipninë totalitare.
Njëlloj sikurse historiografia interesohet më shumë për Besëlidhjen e Lezhës dhe Shoqninë e të Shtypurit Shkronja Shqipe, sesa për dokumentimin historik të këtij institucioni sui generis, si Partia e Punës, i cili parazitoi mbi shoqninë shqiptare gjatë viteve 1945-1990, duke marrë kontroll të plotë mbi të.
Brezat e rinj, që nuk e kanë jetue totalitarizmin, e kujtojnë Partinë e Punës si ndonjë version veçanërisht të rreptë të partive të sotme politike; por nuk janë në gjendje të përfytyrojnë si artikulohej famëkeqi rol udhëheqës i asaj “partie” në jetën e vendit; me ç’mekanizma e ç’metoda; e sidomos me ç’autoritet.
Edhe një institucion i tillë i rëndomtë, si organizata bazë e Partisë (me P të madhe), po përjetohet sot si emër i zbrazët ose kujtim fëminie; edhe pse sot e kësaj dite në Shqipni jeton një brez ish-komunistësh, duke fillue nga kryeministri i tanishëm, që kanë qenë anëtarë aktivë të këtij institucionu, bile janë formue atje politikisht dhe e kanë mirëmbajtur e drejtue me vite.
Por si mund të ndodhë, që komunistët një ditë prej ditësh të jenë gdhirë jo-komunistë? A mjafton vallë refuzimi i ideologjisë, ose triumfi i ndonjë skepticizmi të vjetër ndaj udhëheqjes dhe vetë diktaturës së proletariatit, ose admirimi për Perëndimin, kapitalizmin dhe borgjezinë, bile edhe thjesht dëshira për të qëndrue mbi ujë me çdo kusht, për t’ua shlyer përnjimend nga profili vite dhe dekada të jetës në Partinë e Punës?
Përgjigjen kësaj pyetjeje unë nuk ia jap hiq këtu. As besoj se mund t’i jepet tamam, pa ndriçuar më parë, me anë studimesh të hapëta, mënyrën si ka ndikue veprimtaria e organizatave bazë të PPSh-së në jetën shqiptare gjatë pesëdhjetë vjetëve; veçmas nga veprimtaria dhe bëmat e Enver Hoxhës dhe të aparatit represiv totalitar si të tillë.
Për të kuptue randësinë e problemit, duhet vënë në dukje, menjëherë, se Partia e Punës nuk ishte aspak parti në kuptimin e rëndomtë të fjalës; por më tepër një urdhër monastik ose kalorësiak, që kishte për mision ruajtjen, konsolidimin dhe riprodhimin e pushtetit totalitar në Shqipni.
Disa tipare të këtij urdhri mund të shpjegohen me randësinë e punëve që kryheshin – p.sh. sekreti i mbledhjeve ose i dokumenteve; të tjera, si fetishizimi i teserës së anëtarësisë ose gardhimi i një hapësire publike çfarëdo për t’u përdorur për mbledhjet dhe aktivitetet e tjera (“dhoma e Partisë”) kanë të bëjnë me rituale të vjetra, të nevojshme për të konfirmue ekzistencën e organizatës dhe të hierarkive përkatëse; njëlloj sikurse edhe veprimtaritë ciklike të mbledhjeve të zakonshme dhe Formave të Edukimit.
Disa tipare të tjera, të trashëguara ndoshta nga parti simotra por të përsosura me kohë, gjatë dekadave autarkike pas vitit 1960, lidheshin me ritualet iniciatike të pranimit, të kandidaturës, të “stazhit” në prodhim që duhej të kryenin kandidatët dhe të tjera trimëri ose gjeste të mundimshme, që u kërkoheshin të rinjve. Studiuesit do t’i tërheqin vëmendjen edhe mënyrat e tërheqjes së kandidatëve të rinj, sikurse analizat e hollësishme që do t’u bëheshin biografive të tyne për kleçka çfarëdo, njolla dhe pengesa gjithfarësh; por edhe rrëfimet e detyruara të anëtarëve, për mëkatet e kryera prej tyne dhe të afërmve prej tyne; dosjet dhe karakteristikat e hollësishme, ose “dokumentet” e Partisë, ku regjistrohej e shkuara për t’u përdorur në të ardhmen po të ishte nevoja.
Tërheqin vëmendjen edhe tipare monastike të urdhrit, të cilat njëfarësoj do të jenë përcjellë nga modelet religjioze; dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për sekretin, por edhe për përkorën – që në çështje të seksit dhe të hedonizmit shkonte deri në asketizëm dhe seksofobi; por edhe përmbysjen e hierarkive tradicionale, si sfidë ndaj pushtetit shekullar; që ndeshej në ato organizata ku sekretar Partie zgjidhej portieri i shkollës, ose karrocieri i kooperativës.
Sipas një recete të njohur e të kolauduar prej shekujsh, anëtarët e Partisë kaliteshin etikisht nëpërmjet abstinencës, ose duke u qëndrue larg mëkateve ideologjikisht relevante, çka i bënte, me kalimin e kohës, superiorë ndaj vdekëtarëve të zakonshëm; kësisoj edhe morali borgjez, përndryshe i damkosur prej kohësh si hipokrit nga Marksi & Co., dhe i dëbue nga dera prej rebelëve komunistë anembanë botës, kthehej nëpërmjet dritares së disiplinës komuniste.
Brezat e sotëm e kanë të vështirë, besoj, të kuptojnë edhe mënyrën si riprodhohej pushteti në kushtet e ushtrimit të dyfishtë – ekzekutiv dhe ideologjik. Figurat arketipale të komandantit dhe të komisarit, të përjetësuara në personazhet e Memos dhe të Rrapos te Komisari Memo i Dritero Agollit, përthyhen e pasqyrohen në të gjitha hallkat e hierarkive, nga majat e pushtetit deri poshtë në bazë. Partia ishte pushteti që i kundërvihej pushtetit, ose vegla që ia hapte rrugën arbitraritetit absolut.
Natyrisht, asgjë heroike nuk ka pasur në këto organizata bazë, të cilat zakonisht i kalonin mbledhjet e tyne të përfshira në rituale të mërzitshme formulimesh ideologjike ose “zbërthimesh” të gjithfarë dokumenteve rutinë që vinin nga lart; edhe pse në momente tensioni ose spastrimesh, funksiononin si impiante për trajtimin e ujërave të zeza të thashethemeve, ose instanca të detyrueshme të inkuizicionit totalitar.
Të merrje pjesë aktive, me vite të tëra, në veprimtaritë e organizatës bazë të Partisë do të thoshte edhe të mësoje si të orientoheshe mes intrigave, censurës, thashethemeve, rreziqeve biografike, kurtheve, prapaskenave; por edhe të përvetësoje gjuhën e përshtatshme për t’i folur autoritetit absolut që buronte nga lart, deri në atë shkallë sa ajo gjuhë të merrte në kontroll vetëdijen dhe ta mbronte, me garanci, nga gabimi ideologjik.
Kam njohur komunistë të panumërt – në familje, në rrethin shoqnor, në shkollë dhe në vendet ku kam punue. Pa qenë vetë komuniste, bile një anti komuniste e fortë, nuk pretendoj të kem pasur kurrë ndonjë epërsi morale ndaj tyne; e kam të qartë se, për një periudhë kohe shumë të gjatë në Shqipni,(edhe ne Kosovë) anëtarësimi në PPSh ishte për shumëkënd e vetmja mënyrë për të ba përpara në karrierë ose në profesion; sikurse e kam të qartë se, një pjesë e madhe besonin se do të ishin në gjendje t’i rezistonin efektit përvetësues (ose korruptues) të jetës së Partisë.
Megjithatë, në të gjitha rastet, organizata bazë e Partisë më ka lënë përshtypjen e një vatre ku jo vetëm riprodhohej sundimi politik dhe ideologjik i PPSh-së ndaj të gjitha institucioneve, formave shoqërore dhe individëve, por edhe përftoheshin paprerë trajtat e së keqes në jetën shoqërore, publike dhe private.
Po i kthehem këtu pyetjes që shtrova në krye: a po studiohet aktivisht ndonjë sociologji e komunistit në Shqipninë e sotme? A jemi të vetëdijshëm për karakteristikat etike, ideologjike dhe psikologjike të njerëzve – nënave tona dhe baballarëve, vëllezërve tanë dhe motrave – që kanë kaluar vite dhe dekada në mjedise të tilla të helmuara si organizatat bazë?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi