Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Faqja 1 e 1
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Hapja e kutisë së Pandoras
Nga Alma Lama
Ajo që për vite të tëra është konsideruar një dosje e mbyllur, vrasjet e pasluftës, u hap këto ditë me një lehtësi të habitshme. Një njeri i implikuar në ndjekje, tortura dhe vrasje u vetëdeklarua kriminel, në mes të ditës me diell, vetëm pak metra larg ndërtesës së qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Autoriteti i këtyre institucioneve përfshirë policinë dhe prokurorinë u sfidua si kurrë më parë. Pas deklaratave të cilat implikuan bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të vendit, i vetëshpalluri vrasës shëtiti i lirë, duke e bërë edhe më spektakolare të gjithë këtë skenë. Rreth një muaj më parë kishte bërë të njëjtin rrëfim tek zyrtarët e EULEX-it. E po kështu dy vite më parë kishte rrëfyer bëmat e tij në prokurorinë e UNMIK-ut. Por Nazim Bllaca nuk ishte marrë seriozisht ose më saktë ende nuk kishte ardhur koha për tu marrë seriozisht. Ngjarje të mëdha e prisnin Kosovën atëkohë, siç ishte shpallja e Pavarësisë dhe hapja e këtyre dosjeve do të ishte një vetëvrasje politike. Ama dosja mbeti aty, për t’iu lënë trashëgim misionit të ardhshëm, EULEX, së bashku me 2000 dosje të tjera të krimeve të rënda. Bllaca si një test Vetëm një muaj më parë krerët e EULEX-it bënë një deklaratë të fuqishme sipas të cilës “peshq” të mëdhenj do të dërgohen pas hekurave. Thonë se aq seriozisht e kanë marrë këtë punë “peshqit” e mëdhenj sa po investojnë miliona euro në burgun e Dubravës që së paku t’i ngrysin ditët në kushte komode. Sepse nuk e ka thënë kot George Orwell “Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat…” Ata pra, siç la të kuptohet EULEX, janë pjesë e krimit të organizuar, e korrupsionit dhe e krimeve të së shkuarës. Sepse as Kosova nuk është një përjashtim; edhe këtu krimi dhe bartësit e tyre janë shumëdimensionalë. Të fortët bëjnë ligjin dhe ja pse “il pentitto” që na kujton mafian italiane i ka zënë në befasi si kurrë më parë. Por EULEX, një mision i cili është në krizë identiteti që prej zbarkimit të tij në Kosovë, duket se e ka pritur këtë rast të artë. Mirëpo i duhej një përgjigje e rëndësishme përpara se hedhë grepin për peshqit e mëdhenj, pasi ata kanë mbështetje dhe mbrojtje publike; janë njerëz me ndikim, të cilët mund ta çojnë vendin drejt destabilitetit. E kjo është gjëja e fundit që i duhet EULEX-it. Pra pyetja themelore për ta ka qenë: A është përgatitur mjaftueshëm opinioni në Kosovë, për ta hapur kutinë e Pandorës? E Nazim Bllaca, një njeri i cili si duket nuk ka çfarë të humbasë më në jetë, ishte guri i provës. Ai nuk u dërgua prapa kangjellave kur bëri rrëfimin në EULEX, por thjeshtë u bë pjesë e skenarit të përpunimit të opinionit publik, i cili filloi në Kuvendin e Kosovës dhe përfundoi në rrugë, afër ndërtesës së tij. Rreshtimi i mediave Dhe opinioni u testua. Rreshtimi i pjesës më të madhe të mediave në Kosovë, me ndonjë përjashtim, në mbështetje të emrave që dilnin të implikuar në rrëfimin e Bllacës është një provë e fuqishme se porta e së shkuarës peshon shumë rëndë. Tentativa, madje edhe nga avokati i tij mbrojtës, i caktuar nga Gjykata, për ta shpallur Nazim Bllacën me çdo kusht një të sëmurë psiqik që nuk di çfarë flet, është prova tjetër. Lidhja me shërbimet sekrete serbe, duke e quajtur bashkëpunëtor të tyre është në të njëjtën linjë. Mosbesimi nga ana e EULEX-it për ta lënë në ambjentet e paraburgimit të arrestuarin Bllaca, për shkaqe sigurie, është një tjetër dëshmi. Po kush tha se Nazim Bllaca është një ëngjëll xhanëm? A ka njeri që beson se qëllimi i tij për të thënë të vërtetën është fisnik? Ai doli vetë e deklaroi para kamerave se është një kriminel që ka marrë pjesë në 17 ekzekutime dhe përgatitje ekzekutimesh. Ai, me gjuhën e trupit që na e shfaqi para kamerave, rrëfeu se është i hurit dhe litarit. Pra në vend që mediat të merren me investigimin e dëshmive të Bllacës, të emrave që ai përmendi dhe implikoi, ato u bënë mburoja e tyre. U shndërruan në zëdhënëse të të gjithë atyre që gjetën “argumentin” se ky ishte momenti më i papërshtashëm pasi në Gjykatën e Ndërkombëtare të Drejtësisë po flitet për Kosovën. Por a ka moment të mirë për lajmin e keq? Bllaca versus Bllaca E Nazim Bllaca gjithsesi është një lajm, sa i keq, aq edhe i pashmangshëm. E po kështu misioni i tij si testues për hapjen e kutisë e Pandoras është një thikë me dy presa. Faktet tregojnë Nazim Bllaca duket se nuk ka qenë njeriu më i përshtashëm për të testuar nëse shoqëria në Kosovë është e përgatitur për tu ballafaquar me krimet e së shkuarës, të kryera nga individë të caktuar për qëllime personale. Sepse në listën e emrave të ekzekuatuar me urdhër të SHIK-ut siç ka deklaruar ai bëjnë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët më të zellshëm të regjimit serb, në duart e të cilëve kanë kaluar mijëra shqiptarë, janë ndjekur, tortuaruar apo vrarë. Vrasja e Selim Broshës, Ibush Kllokoqit apo ndonjë tjetri, le ta themi të vërtetën, ka mbështetjen e pjesës më të madhe të njerëzve në Kosovë, sado johumane mund të duket kjo. E këtu kurba e distancimit nga krimi bie në zero. Por nga ana tjetër vrasja e disa figurave të rëndësishme gjatë apo pas luftës si Ahmet Krasniqi, i vrarë në Tiranë, (gjë që e implikon edhe shtetin shqiptar) Xhemajl Mustfës, Enver Malokut etj është hija e zezë e së shkuarës, e cila një ditë duhet të daravitet. Padia e së vesë së Abedin Rexhës, për vrasjen e të shoqit nga Gani Geci, promotori i rastit Bllaca në Kuvendin e Kosovës, ishte reaksioni i parë i fuqishëm që vuri dorën mbi plagë.Zonja në fjalë nëpërmjet aktit të saj i dha Kosovës një mesazh të rëndësishëm: asgjë nuk është bardhe e zi, asgjë nuk ka qenë bardhë e zi. Një hetues ndërkombëtar i UNMIK-ut, i cili ishte marrë intensivisht me krimet e luftës, në një intervistë rreth kësaj çështjeje pat deklaruar: “Kemi shumë raste kur njerëz të caktuar kanë vrarë njerëz për të qëruar hesape personale dhe këto krime tentojnë t’i paraqesin si krime lufte.” Dhe këtu duket so do të fillojë misioni i vërtetë e EULEX-it, të zbardhë krimet e së tashmes por mbi të gjitha të së shkuarës, të kryer nga shqiptarët, serbët apo kushdoqofshin ata. Është thelbësore për këtë vend që të bëhet qartë dallimi i atyre që kanë luftuar me idealizëm, që kanë dhënë edhe jetën për liri, nga profiterët e luftës që shpesh janw shndërruar edhe në profiterë të paqes.
(Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi