Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Buzhala: Unë(Tom Sojeri) dhe shoku im(Hakëlberi Fini) në kërkim të dorëshkrimit të humbur.

Shko poshtë

Faruk Buzhala: Unë(Tom Sojeri) dhe shoku im(Hakëlberi Fini) në kërkim të dorëshkrimit të humbur. Empty Faruk Buzhala: Unë(Tom Sojeri) dhe shoku im(Hakëlberi Fini) në kërkim të dorëshkrimit të humbur.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 10:20 pm

Faruk Buzhala: Unë(Tom Sojeri) dhe shoku im(Hakëlberi Fini) në kërkim të dorëshkrimit të humbur. N1456938675_3707
Faruk Buzhala: Unë(Tom Sojeri) dhe shoku im(Hakëlberi Fini) në kërkim të dorëshkrimit të humbur.

Një shqyrtim rreth novelës së Ismail Kadaresë me titull ‘’Ditë kafenesh’’.

Këtë novelë e mora ta lexoj vetëm me qëllimin e vetëm që t’ja qes të palarat në shesh këtij autori shumë të përfolur.Librin e lexova për dy orë – me shpejtësi,duke shpurthë dhe hulumtuar sikur një hajn kur kërkon diçka të vlefshme në një vend plot me gjëra dhe sende të shpërndara andej këndej.Pas leximit të veprës,u ngrita si një somnanbul dhe shkova u ndala aty para pikturës së varur në murin e dhomës.Fillova ta veneroj sikur edhe shumë herë të tjera kur isha në zgripc dhe në situate pa rrugëdalje.Derisa po e veneroja pikturën,ndjeva se si aty afër meje filloi të krijohet një siluetë drite e cila mori formën e një njeriu ! I çuditur ,duke i fshirë sytë shiqoja siluetën e cila po më shikonte duke buzëqeshur.Pas pak e njoha,ishte vetë ai.
-Oho,kah erdhe ti këtu?Kush të thirri ty,a ?-
Më shikoi duke buzëqeshur,pastaj shikoi kah piktura duke më thënë:’’Pikturë e bukur,a ?’’
Varra buzët duke iu përgjigjur kosovarçe:’’Tej dikun.Postmodernizëm.’’
-Jo,është realizëm socialist – më tha.
-?!.Nuk është realizëm socialist por ekspresionizëm. – ia ktheva me zë pak më të lartë se zakonisht.
-Mund të jetë…humanizëm. –
-Çfarë humanizmi more,ky është misticizëm.-
-Mos don të thuash perfektsionizëm apo perfekticizëm?-
-Si,si…çka thua ore ! Ky është iluminizëm,por mund të jetë edhe romantizëm. – ia ktheva disi si i hutuar.Shikova andej kah ai por…nuk ishte më ?!.Kishte ikur tinëz pa më përshëndetur !
I mllefosur u ktheva te libri mbi tavolinë,e shfletova ca,pastaj mora fletoren,lapsin,dhe fillova të shkruaj këto që tani do ti lexoni më poshtë.

Autori i novelës me titull ‘’Ditë kafenesh’’në ngjarjen që e shtjellon aty,mundohet të paraqesë dy të rinjë në një avanturë e cila ta errëson mendjen.Atmosfera e zymtë dhe mot i i ftohtë me shi,breshër,erë dhe dëborë që mbretëron në ngjarje,të bën që të ftohesh edhe ty o lexues i dashur.Gjatë kohës sa e lexova veprën,në dhomë u krijua një ambient i njejtë – plot me tym nga pirja e cigareve një pas një.Nga të ftohtit më rroku edhe teshtima.Tani mbi kokë si një spirale po më silleshin:ombrella,konjaku,musëndrat,këmbanat,qiparisat,mazgallat,presjet,pikët,pikëpresjet,vijat,kryeradhët,prap pikat,pikëpresjet,kllapat,tartabiqët,tabutët,varret,kisha dhe xhamia të përziera me mjegull,shi,breshër,errësirë,frymë dhe dëborë.
Në mua u krijua një kaos simbolesh antagonikë që s’mund ia gjeja fillin.Mundohesha së paku 5% ta kuptoja se çka kishte dashur të thotë autori.Nejse…ashtu i nervozuar me këtë vepër që ma kishte bërë kokën tupan,rashë me fjetë.Nuk vonoi shumë kur ndjeva se si nga errësira dolën ata dy zuzarët dhe filluan ti afrohen shtratit ku po flija.Unë i tmerruar s’mund bëja as gëk as mëk derisa më kapi me duar rreth qafe njëri prej tyre dhe filloi t’më ngulfasë.
- AAAAAAAAH – bërtita me sa zë që kisha !
U zgjova,i shashtisur fillova të shikoj në dhomën e errët.Nuk pashë asgjë.Ata kishin ikur. Nuk mund ta dija tani në ishte ëndërr apo,apo…
Me sa dukej kishin filluar ditët horizontale.Dëgjova sirenat e dy fabrikave të N., si diçka krejt e jashtme e jetës sime dhe më mori malli për jetën e lokomotivave,të cilën e kisha tani më larg se kurrë.
Kjo pra doli si diçka jashta kllapave të mëdha,si diçka për tu shtuar aty ku nuk ka asgjë për tu shtuar.Është vështirë pra të thuash diçka për një kohë dhe hapsirë që nuk e ke jetuar dhe përjetuar.Edhe për mua,sado që nga dëshira e madhe për të njollosur dikë që ka bërë diçka të madhe,është vështirë të kthehem në kohën e paralindjes sime dhe të gjej gabimet e krijuara aty.Ky pra është ai fataliteti që krijon filmi i përsëritur.

5 maj ’06 h 12;04

Faruk Buzhala: Unë(Tom Sojeri) dhe shoku im(Hakëlberi Fini) në kërkim të dorëshkrimit të humbur. 15954_1274668474278_1456938675_756550_5431586_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi