Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut

Shko poshtë

Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut Empty Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 12:36 am

Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut





















Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut 3037 Pamje nga aktiviteti


Nga Keze Kozeta ZyloMarr nga Alb-Emigrant me botues z.Ajet Nuro Devollinjtë e Diasporës Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York, festuan me madhështi Ditën e Flamurit, këtë ditë të shenjtë Kombëtare. Sa herë që na vinë ftesa nga organizata të ndryshme për të festuar këtë ditë të bukur i mirëpresim me kënaqësinë më të madhe, ashtu si çdo shqiptar që është arratisur nga Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur. Këtë radhë midis tyre zgjodhëm së bashku me bashkëshortin tim, Devollin. E zgjodhëm sepse tek Devollinjtë nuk kishim marrë pjesë ndonjëherë në Diten e Flamurit, ngase dhe është organizatë relativisht e re. Por ne jemi miq prej vitesh, me shumë prej tyre. Megjithatë ne kemi qenë me ta në disa festa familjare dhe ceremoniale së bashku. Komuniteti shqiptar ngaqë po rritet nga dita në ditë, ku vetëm këtu në New York, janë një cerek milion shqiptarë, edhe mundësitë kufizohen në këto raste. Sa shumë që jemi në emigrim, sa shumë kanë ikur dhe po vazhdojnë të ikin, të ikin… Sidoqoftë fara e mëmëdheut është kudo në shpirtrat tanë të mallëngjyer, ajo ka mbirë dhe do të vazhdojë të mbijë edhe tek fëmijët e këtyre emigrantëve që po lindin këtu. Të shkosh te Devollinjtë, është e pamundur të mos kujtosh Dritëroin, të mos kujtosh Menkulasin si pikë loti që vazhdon të rrjedhë nga syri i poetit të Kombit! Eshtë vargu i Dritëroit që i ka kënduar aq ëmbëlsisht Devollit dhe që e ka bërë aq të njohur dhe të dashur për të gjithë shqiptarët. Në sofrat e tyre të shtruara plot e përplot, të duket sikur ndjen erën e mollëve të ëmbla dhe të kulaçit të ngrohtë, të gatuara nga amvisat e mrekullueshme të Devollit. Ata kanë një traditë të veçantë që duket sikur presin cdo njeri me tingujt e orkestrës, me tinguj që e ngrejnë një oktavë më lart… Në veglat muzikore do të luanin orkestrantët, si devolliu Odise Salillari i cili dhe pse shumë i ri në moshë, ka rrëmbyer zemrat e shumë shqiptarëve dhe është i kudogjendur në gëzime dhe cerenomi të tjera festimesh që bënë Diaspora Shqiptare. Muziakanti Dashnor Cene me një mjeshtëri profesionale i bie magjishëm trompës, është bota e tij e artit që ka ditur ta transmetojë dhe te vajza e tij e talentuar, pianistja Mathea Cene. Së bashku me dashamirësin tjetër të artit dhe të muzikës, Dashnor Hoxha përbëjnë një trio të kompletuar për të mbajtur gjallë një sallë të tërë me pjesëmarrës të shumtë. Mbrëmjen festive me ngjyrat e Flamurit tonë, e hapi kryetari i shoqatës së Devollit, fizikanti z.Neritan Bejleri, i cili në Shqipëri ka punuar në Institutin e Fizikes Bërthamore. Ai me kulturë dhe një thjeshtësi në të folur përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi ata: “Gëzuar Ditën e Flamurit”! Ai ftoi pjesëmarrësit të çoheshin në këmbë dhe të këndonin: Himnin e Flamurit! Eshtë emocionuese kur midis të moshuarve shikon në krahë të tyre edhe njomzakët, që belbëzojnë, ose të paktën tundin flamujt e vegjël me doçkat e tyre të njoma. Pasi u këndua himni, në sallë u dëgjuan tingujt e valles pogonishte, një valle tradicionale shqiptare që mbledh bashkëkombasit dorë për dorë për të vallëzuar bukur, tinguj që trokojnë qysh në lashtësi. Vajzat devollite si Zh.Ktona, L.Çeliku, V.Bardhi, L.Bardhi, E.H. dhe shumë të tjera nga të gjitha trevat e Shqipërisë si A.Lacaj, E. Qosja, me veshjet e tyre ku dominonte më shumë e kuqja, ato dukeshin sikur rrëshqisnin si mjelma liqeni në vallet popullore, dhe më sillnin aq pranë kryekëngën devolliçe e cila thotë: "O mëndafsh i kuq, i hollë/ që endesh mollë më mollë/ Ti, moj era manushaqe/ Ç'të kuqëlojnë ato faqe/ Ti moj era trëndelinë/ kush ta fali bukurinë? Moj e mira gojëmjaltë/ Zoti mirësi të faltë/ O truphedhura si ngjalë/ të mora nuse për djalë… Të gjitha këto këngë të mrekullueshme interpretoheshin nga këngëtarët e mirënjohur shqiptare, çifti Luljeta Pëllumbi dhe Xhelal Gjurkaj. Këngëtarja Pëllumbi dhe pse është me origjinë nga Shqipëria e mesme, ajo interpreton me dashuri të veçantë këngët e Korçës dhe të Jugut. Së bashku me bashkëshortin e saj Gjurkaj nga Shkodra sollën një kombinim të bukur me këngët e Veriut, të Shqipërisë së mesme dhe të Jugut, çka i jepte një larmishmëri jo të zakontë kësaj feste. Edhe pse kjo festë organizohej nga shoqata Devolli, veprimtari i dalluar z.Robert Metolli sekretar i shoqatës, pohoi para kamerave të TV Alba Life, ku intervistonte bashkepunetorja e ketij TV, znj.Lacaj, se në këtë Ditë të Kombit tone kanë ardhur edhe shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Këtë festë e nderonte edhe prof.Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane i cili do të thoshte gjatë intervistës për TV Alba Life, intervistë qe filmohej nga kameramani z.Ismail Fifo, se ishte tepër i emocionuar dhe i ngazëllyer për këtë festë të bukur që kanë organizuar Devollinjtë. Kjo festë duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët të një gjaku dhe ta kremtojnë me madhështi këtë ditë, Ditën që Ismail Qemali me Isa Boletinin ngritën Flamurin kuq e zi, Flamurin Kombëtar. Ai falënderoi TV Alba Life dhe premtoi për bashkëpunim të mëtejshëm me këtë TV. Aty takoje shqiptarë nga Elbasani si çiftin fisnik, Kosta dhe Eva Qosja, biznesmenët shqiptarë dhe patriotë nga Maqedonia z.Bllazhe dhe Linda Jonif, po kështu edhe nga Çamëria…që e kam të pamundur t’i përmend të gjithë pjesëmarrësit në një reportazh. Ishte mjaft emocionuese kur papritur u afrua pranë nesh një djalë nga Çamëria, Sazan Zeneli së bashku me vajzën e tij të vogël Amantia dhe bashkëshorten Blerinën. Ai i kishte fituar dokumentat amerikane, si shqiptar çam. Nga familja e tij kishin humbur jetën plot të afërm nga genocidi i gjeneralit famëkeq, Zverdës. Ai me lot në sy kujtoi fjalët e gjyshes së tij e cila i thoshte: “Ah të më bënte Zoti zog dhe të fluturoja të shikoja Çamërinë, të shkoja të vija një tufë me lule tek varret e prindërve të mi'… Në këtë festë kishin ardhur dhe shumë të rinj që ishin me studime në universitete amerikane, ose që kishin filluar punë. Kështu i riu B.Kulla, një djalë inteligjent, i punësuar në një bankë amerikane, na kontaktoi me kënaqësi dhe shprehu dëshirën për bashkëpunim në aktivitetet tona apo dhe në TV. Ndërsa bisedonim me të rinj të ndryshëm, papritur u përhapën si valë të magjishme tingujt e orkestrës për vallen devolliçe. Valltarët si me magji u ngritën në sallë dhe formuan reshtin sipas zakonit… Ajo që më ka magjepsur vazhdimisht me këtë valle është se këtu në New York, vallen devolliçe nuk e udhëheq më i moshuari, por e drejton vogëlushi 4-vjeçar Kelti Kaso. Ç’hijeshi i ka shamia e bardhë që valëvitet në ajër nga doçkat e tij dhe që e mban prej krahu duke vallëzuar dhe dredhur trupin i ati i tij, z.Almir Kaso, i cili është n/kryetar i shoqatës dhe aktivist i dalluar. At e bir shoqëroheshin nga burrat valltarë të Devollit si: A.Shaholli, O.Kacani, N.Bejleri, S.Ago, R.Metolli, S.Gjoza. Të gjithë pjesëmarrësit ishin ngritur në këmbë dhe shkëlqenin sikur t’i kishte prekur një dritëz universi ardhur nga larg, nga Mëmëdheu ynë, ku vallja fluturuese ngrihej deri në qiell, dhe që dukej sikur merrte bekimin prej Zotit, për të vazhduar përjetësisht traditën devolliçe, dhe jashtë tokës mëmë, këtu në tokën e mërgimtarit… Nëntor, 2009 Brooklyn, New York Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03228Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03232Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03241Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03242Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03245Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03247Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03260Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03264Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03272Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03312Keze Kozeta Zylo:Devollinjtë valëvisin Flamurin kuq e zi, në Brooklyn të New Yorkut DSC03316| Më tepër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi