Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Faqja 1 e 1

DHEMBJA RENDON PLUMB PËR TË VRARET E PAFAJSHEM
Nga Neki LULAJ
Situata e ditëve të fundit, sidomos pas përfundimit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Republikës të Kosovës, qiti në shesh edhe shumë gjëra të tjera, të njohura dhe të pa harruara për opinionin kosovar, por që disi qëndronin të mbuluara dhe të heshtura si gacat e bungut, nën hirin e pa mëshirshëm. Dëshmitë e vrasjeve tronditën opinionin publik, por edhe atë politik në Kosovë e më gjerë.
Gjëra të pa hijeshme pamë edhe gjatë fushatës paraelektorale,me akuza fërkime,ofendime e skena të pa pëlqyera mes individëve dhe partive politike, të cilat garonin e nganjëherë kandidatët për kryetar komunash ju përngjanin gangstërve holivudian, e jo njerëzve të zakonshëm, se pushteti është vetëm i tyre dhe se çdo gjë në këtë botë fillon dhe përfundon vetëm duke u pyetur ata. Ilustroj rastin e Skënderajt, kuptohet sjelljet cinike dhe harbuteske të kryetarit aktual,Sami Lushtakut, i cili mund të jetë çdo gjë, por kurren e kurrës as zot shtëpie, e jo më kryetar komune! Nuk ishte gjë më i mirë as Thaqi me fjalët e tija “lavdëruese“ para delegatëve të Kuvendit dhe paraqitja e tij. Ai mund të thonte se në këto zgjedhje fitoi e tërë Kosova e jo ashtu siç thoshte, sepse sjelljet e tilla popullin e mllefosin dhe e irritojnë. I përjetshëm ishte vetëm Tita.
Rasti i Nazim Bllacës dhe heshtja e institucioneve të Kosovës ka terrorizuar dhe ka shkaktuar habi tek të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe më gjerë, sa që ka vënë shumë gjëra para dilemave të mëdha.Po aq qesharake dhe dramatike ishte deklarata e Hashim Thaqit ,kur thotë se :Nazim Bllaca ka rrezikuar „sigurinë nacionale“, a thua siguria nacionale nuk u rrezikua për Thaqin dhe qeverinë e tij, kur u kall kufiri dy ditë pas shpalljës të pavarësisë të Kosovës, më 19 shkurt të vitit 2008.
Sigurinë nacionale Thaqit nuk ja rrezikojkan strukturat paralele të Serbisë dhe sigurimet e tjera sekrete që natë e ditë punojnë dhe veprojnë kundër pavarësisë të Kosovës dhe kundër gjithë shqiptarëve kah janë dhe ku gjenden! Thaqit po ja sigurojka sigurinë nacionale vetëm ekzistenca e SHIK-ut, jetëgjatësinë dhe qendrimin e tij në postet udhëheqëse të politikës kosovare. Atëherë lind pyetja kend e përfaqësojnë kjo udhëheqësi dhe të ashtuquajturit këta politikaj?
Familjet e goditura shqiptare ka vite e vite që me vëmendje, ankth dhe në heshtje përcjellin ngjarjet që zhvillohen në Kosovë,me shpresë se me ndërtimin e shtetit do të forcohet edhe gjyqësia dhe rastet të zbardhen, por me këtë qeveri dhe me këta njerëz jo kurrë. Ishte shumë irrituese dhe jo njerëzore fodullëku i Jakup Krasniqit, i cili në Kuvend sillet sikur të ishte kryefamiljar, me tre anëtarë të familjes e jo para deputetëve të partive të ndryeshme politike. Eshtë shumë qesharake ndërprerja e seancës të Kuvendit kur atij ja don qejfi?
Likuidimi i një kalvani të gjatë intelektualësh e patriotësh, pastaj dy atentatet e pasuksesëshme ndaj Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ,nuk dojnë shumë koment, por edhe guximi prej patriotëve të deputetëve Gani Geci dhe Adem Salihaj, për publikimin e krimeve nga dëshmitar të gjallë siç ishte i implikuari në krime Nazim Bllaca, don përkrahje dhe mbështetje nga të gjitha forcat politike –përparimtare, në ndriçimin e rastit deri në fund, pa shantazhe e emocione.
Janë të gjata listat e dosjeve që duhet të hetohen, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe shtytësve të tyre si dhe vënien e tyre para përgjegjësive. Provat janë të gatshme, por mungon gatishmëria dhe drejtësia e nëpërkëmbur dhe e shantazhuar në shtetin e ri dhe nga disa pjesëtarë të kësaj qeverie, që janë të involvuar në krime.
Historia e tradhtive dhe vrasjeve të intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë është e gjatë, e dhembshme dhe e lashtë nepër pjesët e ndryeshme të Evropës të pa përgjegjshme. Jo me kot kryeministri i atëhershëm jugosllav Nikolla Pashiqi , u shkruante këtë porosi konsullatave te veta: ”Hiqni dorë nga pëpjekjet për ta bërë për vehte Hasan Prishtinën. Atë nuk e thyen as ari i botës. Drejtohuni nga të tjerët, se atje do të keni sukses, gjeni ndonjë shqiptar qyqar që ta vret". Dhe, vërtet, Beligradi gjeti një emigrant nga Ilirida, tregtar frutash, që jetonte në Nice të Francës, për ta kryer atentatin. Pra Ibrahim Çelon, i cili me 13 gusht të vitit 1933 e vrau Hasan Prishtinën në Selanik të Greqisë, duke plotësuar apetitet armiqësore të Beligradit si dhe të armiqve të tjerë shqiptar.
Shkrimi i Uran Butkës, më 19.11.2009, në gazetën kombëtare “Bota sot” me titull: “Terroristi Enver Hoxha i futi shokët e liceut në listën e vdekjes” ku mes tjerash thotë: "Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahaj, më 31 gusht 1944, e kjo nuk don shumë koment për të vazhduar gjuetia e shtrigave në atentatin e kryer më 21 shtator të vitit 1998 në qendër të Tiranës, mbi kolonel Ahmet Krasniqin, komandant i FARK-ut. I gjithë ky zinxhir i vrasjeve që u kryen në Kosovë, Tiranë dhe Europë -a thua a do të kenë emër dhe a do te zbulohen ndonjëherë kryesit vandal të këtyre veprave makabre. Duhet zbuluar se nuk bën dhe të gjithë ata që janë involvuar, direkt apo indirekt, duhet të hapen dyert e gjykatave dhe për veprat e tyre të kryera, të përgjigjen individët e jo të humbin pa gjurmë e pa nishan si sopata pa bisht në pyllin e dendur? Atëherë besoj që edhe ata që u vranë në pusi e pabesi natën e ditën do të prehën të qetë në dheun e praruar të tokës dardane.
Përndryshe Kosova me krime e kriminel, me shantazhe e kërcënime, me rrahje e tradhti, nuk do të ecën kurrë përpara. A është ky një lloj gjenocidi ne vazhdim me motive politike e me përmasa kombëtare? Vrasja e intelektualëve dhe patriotëve me të mire pabesisht, pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa lënë asnjë gjurmë, këto krime i bën SHIK-u me bashkëpuntorët e tij, në Kosovën e traumatizuar, halle madhe e plagëhapur. Sigurisht, vjedhja apo më saktë - marrja e gjërave në dhomën e dëshmive, në lokalet e policisë në Prishtinë, është rast unikal në historinë e policisë botërore, madje për të gjitha kohërat! Kurrë dhe askush nuk u mor në pyetje, as nuk dha llogari! Kush e ka besimin më në këtë uniformë apo në udhëheqësin e tyre Sheremet Ahmetin? Askush më jo. Por me një bindje të plotë se të gjithë nuk janë të njëjtë, por vetëm ata që e ruajnë dhe e mbajnë krimin peng. Këtë e thonë kosovarët me belbëzim, sepse haptas frikësohen se do të ndeshkohen pabesisht nga duart e zgjatura të SHIK-ut dhe strukturave të tjera paralele, që kanë zënë e shtrihen nëpër Kosovë. Andaj kjo kërkon zbardhje dhe drejtësi. Besoj se atë ditë që do të fillojë zbatimi i drejtësisë të mirëfilltë në Kosovë, baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, bashkëshortet dhe fëmijët, të cilët ngelën bonjakë nga këto vrasje "enigmatike", do të hjekin petkun e zisë nga zemrat e tyre të damkosura dhe do të thonë me vete :” Tashmë ne kemi shtet dhe rend juridik, sepse vrasësit dhe kriminelët i ngujuan pas grilave e ne mund te rritemi pa droje, se nuk do te kemi fatin e prindërve tane”. Të turpërohen të gjithë ata qe shkojnë te varri i Adem Jasharit dhe te varrezat e herojve teë tjerë, kur në zemrat e tyre kanë të fshehura krimet që i kanë bërë ose i dinë autorët e krimeve të tilla vandale, ose kanë formuluar lista për vrasjen e shqiptarëve. Adem Jashari ,edhe pse është i vdekur, ai nuk i don këta njerëz. Ai edhe nga ajo botë i mallkon këto gjëra, sepse ai kurrë nuk e deshi trathtinë, për ata edhe u flijue me pushkën zëmadhe e çlirimtare në duar. Edhe patrioti vizionar Sali Çekaj, heroi i kombit, intelektuali i mirëfilltë, kurrë nuk e deshi trathtinë, as trathtarët, edhe ai bën thirrje, prej burri e heroi, që “Kurrë mos t` i vizitojnë varrezat e herojve dhe të dëshmorëve vrastarët e kombit, trathtarët dhe kolaburistët e tjerë”. Ata nuk i bëjnë nderë as atdheut dhe as kombit.
Shqetësimi i mbarë diasporës është i madh dhe i thellë, sepse çdo gjë që ndodh në atdheun tonë të ri dhe të dashur, na plagosë shpresën dhe dëshirat e flakëta, për ta parë të mirë dhe të lulëzuar, pa probleme dhe të përparuar.Neve nga atje kemi ardhë dhe secili mban në zemër nga një gurë të madh të peshës së mëmëdheut dhe nga një ndërgjegje të pastër të shqiptarizmit. Andaj një ditë ne duhet të kthehemi në vatrat tona të boshatisura, prandaj kemi të drejtë të interesohemi, por edhe të shqetësohemi në momente të caktuara. Lusim të gjitha institucionet e Kosovës që t’i thirrin arsyes, t’i herrin fjalët më të mira dhe këtyre gjërave t`u bien pas, me zërin e arsyes dhe ndergjegjen e pastër sot se nesër është vonë, sepse çdo vonesë ose neglizhencë në këto momente është e kushtueshme, sa ishin të kushtueshme edhe jetërat e atij karvani të gjatë emrash intelektualësh e patriotësh, që u vranë padrejtësisht, në të katër anët e Kosovës, Shqipërisë dhe Evropës.

Dhjetor, 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Neki Lulaj
» Neki H. Lulaj: Ahmet Krasniqit
» Neki Lulaj: Janarët e përlotur
» Neki Lulaj: Anton Çetta
» Neki Lulaj:VETËM MBRËMË
» Neki H. Lulaj: Ahmet Krasniqit
» Neki Lulaj: Janarët e përlotur
» Neki Lulaj: Anton Çetta
» Neki Lulaj:VETËM MBRËMË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi