Kalosh Çeliku: Nuk tё zё nёma e njerkёs po nёma e nёnёs
Faqja 1 e 1

KALOSH ÇELIKU
NUK TЁ ZЁ NЁMA E NJERKЁS
PO NЁMA E NЁNЁS
Mushka, dikur nё kohёn e komunizmit ka “pjellё” edhe viça tё palёpi. Vetёmse, atyre viçave tё palёpi, u ka dhёnё gji te pelat tjera nёpёr livadhe. Shkaku se: kёta viça tё palёpi dikushi ia ka lёnё Mushkёs para dere si kopila. E Mushka si kafshё e butё shtёpiake, patjetёr ёshtё dashur t’i marrё nё shtёpi, japё tambёl nёpёr kojshi, rrisi mёzetёr, qё nji ditё “vёllezёrit” t’i tredhin, bёjnё qe ta tёrheqin qerren me dy e katёr rrota. E dini, lexues tё nderuar ku e kam fjalёn. Edhe kёtij Viçi tё palёpi, Mushka i ka dhёnё gji te kafshёt tjera shtёpiake: pela, lopa, delja, dhia, gomarica, buça, bullica… E ku ta di unё te tё cilat kafshё tjera shtёpiake. Pёrçudi, e ky Viç i palёpi me zgjebe, tashti e shan Mushkёn si nёnё. Ia mohon pёrkujdesjen, tambёlin e gjirit. Taxhinё.
Qesharake, ё?! Viçi i palёpi melez pret tё pjellё Mushka. E jo Lopa qё e polli kёtё Viç tё palёpi melez, i dha tambёl e rriti me shumё mundime nёpёr dyert e hallkut. E bёri ka me brirё tё thyer, qё nuk ёshtё nё gjendje ta tёrheq qerren “demokratike” edhe sot si dje, nё kohёn e “artё” komuniste. Pllugun nё arё.
Dhe, ky Viç i palёpi melez, sot nёnёn e tij qё e rriti me mundime e quan Mushkё. Njё mohim tё kёtillё, nuk e lajon as Bibla e as Kurani: Nёna tё quhet Mushkё. Po, ja Viçi i palёpi, Nёnёn e vet e quan Mushkё. Dhe, pret qё njё Ditёnatё tё Madhe, t’i pjellё nё Lёmё vёllezёr, viça tjerё tё palёpi.
Jo. Jo, o Viç i palёpi melez. E di ti, apo nuk e di: Mushka e ka “pjellё” njё Viç tё palёpi dhe nuk “pjellё” mё viça tё kёtij soji nё Liavdh. Fatkeqёsia yte ёshtё, qё ti vёrtetё ke lindur nё Katund, po nuk i di ligjet e Natyrёs. Problemi: ke punuar nёpёr organizata ndёrtimtarie brenda e jashtё vendit. Koperativa bujqёsore. E mё vonё nёpёr organizata “humanitare”.
Katundin nuk e njeh mirё, edhe pse trumbeton se ke lindur nё Katund. Kjo mё shtyn tё dyshoj si autor i kёtyre rreshtave, ku ke lindur ti si Viç i palёpi, nё cilёn shtёpi?! Dhe, kush tё la para dere te Mushka?! Qё, ne katundarёve rrёzё Çukёs, tё na e mbushish mendjen se, tё ka “pjellё” Mushka. Shkurt, tё tё pranojmё si banor nё Katund, shpresojmё se njё ditё do tё rritesh nё ka dhe do ta tёrheqish qerren e ngarkuar me ferra, rrugёs pёrmes fushёs pёr nё Qytet. Atёbotё, edhe e deshe shumё Mushkёn si nёnё, qё tё polli njё ditё Dimri. E flisje rrjedhshёm kudo nёpёr livadhe edhe gjuhёn e saj, tё Mushkёs si gjuhё nёne. Edhe shkollimin e kreve nё gjuhёn e nёnёs, Mushkёs si gjuhё me perspektivё nё tё ardhmen. Nё emёr tё nёnёs, pra Mushkёs, i fitove edhe disa poste te Klubi i Tullumbave. E mё vonё edhe nёpёr disa Vetёshёrbime tё “vёllazёrim – bashkimit” si argat me parashikime pёr njё tё Nesёrme. Nё njё gazetё tё Mushkёs, ke dhёnё edhe njё intervistё se, i takon fisit tё Mushkёs. Fisit tё zgjedhur sipas teje nё atё kohё, qё e pret njё e nesёrme me perspektivё Evropiane. I ke hёngёr me shokё plot mullarё me barё, hambarё me misёr nё emёr tё Mushkёs, siç e quan sot ti Nёnёn tёnde, e cila tё dha gji dyerve tё huaja, rriti me “varfёri” si Viç tё palёpi.
Eh, Viçi im i palёpi, vonё tё doli gjumi! Vonё. Hiç mё pak je i vonuar pesёdhjetё vjet pёr kёtё kohё demokratike. Argat ke punuar nё tjetёr arё. E ke harruar edhe poezinё satirike qё nё atё kohё ta kam pёrkushtuar ty, dhe e botova me qёllim nё gazetёn ku punoje ti me dy tri poste nё Redaksinё e livadheve, si shpёrblim qё t’i dha komunizmi. Ndoshta, edhe i ke harruar ato vargje nё stilin e popullit. Prandaj, jam i detyruar edhe njёherё tё t’i pёrkujtoj si “mik”, pas njёzetё vjetёsh nё kёtё shkrim:
TY BRE KALEMXHI
TЁ KAM KALLXUE
(Nё stilin e popullit)
Ty bre kalemxhi tё kam kallxue
Nuk ta qet me u provu me mue.
Se, s’ke zemёr me hy nё luftё
Qe pesdhjetё vjetё je tuj u tutё.
Natё e ditё tё kanё vu samarё
Argat ke punu nё tjetёr arё.
Zotnive tuj ua fёrkue pёrditё
Mbylle mё gojёn, he jezitё!
Se tё shkoi jeta me parulla t’ndyta
E kam lapsin me dy tyta...
Ligjet e Natyrёs janё tё pamёshirshёm nё jetё. Nuk e di, a ke ditur ti si Viç i palёpi kёtё fuqi natyrore?! Unё i kam vёrejtur me kohё gjatё jetёs sime, edhe tani i shtyer nё moshё, plak me mjekёr. Zoti gjithmonё na i ka dёrguar shenjat. Nuk ёshtё me rёndёsi pas kujt, misionerёve tё tij, librave tё shenjtё, apo ёndrrave. E problem tejtёr ёshtё ai se, ti nuk ke ditur t’i lexosh ato shenja. Pёrmёtepёr, shenjat nuk kanё ditur t’i lexojnё edhe viça tё tjerё tё palёpi nё Livadh. E kanё dalldisur veten pas kullosёs. tёrfojёs. Taxhisё nё grazhd, ose barit tё njomё nёpёr livadhe.
Dhe, pёrfundimi: nёse nuk di t’i lexosh shenjat e shenjta, nuk ёshtё ky problem i Zotit. Natyrёs. As edhe i imi, si shkrimtar. Po, i yti, dhe sojit tёnd, Kopesё me zgjebe, qё e keni shitur veten njё torbё taxhi nёpёr livadhe. Qё, gjithё jetёn nuk keni ditur, ku e keni kokёn, e ku bythёn.
Populli thotё: Nuk tё zё nёma e Njerkёs (Mushkёs, sipas teje), po nёma e Nёnёs me siguri tё zё keq njё ditё…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi