Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Shko poshtë

Cikël me poezi nga Përparim Hysi Empty Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:27 am

Cikël me poezi nga Përparim Hysi U1_PerparimHysi
Cikël me poezi

Nga Përparim Hysi

1.Sa nuk bëj bam!

Me mënd,kam ardhur dhe të shoh
Të shoh,i nemitur:të zhveshur!
Aq mall kam sa nga dhimbja bëj"oh!"
Dhe mbeta pa fjetur.

Zbrazëtirë të madhe në shpirt kam
Humbas në peshë,sikur jam në kozmos
Ta dish,ta dish,se sa mall për ty kam
Nga shtrati ngrihem se jam bërë nervoz

Më duket sikur më janë mbytur gjemitë
Rehat e qetësi më nuk kam
Ti je mbi të gjitha dashuritë
Dhe nga malli për ty,sa nuk bëj bam!

13 dhjetor 2002

2.Në mes të territ të gjeta

Në mes të territ të gjeta
Sado që ishte mesnatë
Si mjalti i hojes nga bleta
Qe buza jote,e mjaltë.

I velur siç qeshë nga mjalti
(se taze qe:pa vënë në zjarr!)
E humba pusullën i ngrati
Dhe bëra unë pakëz"zarar?!"

Ç'zarar që bëra,s'e di
Por "fajin" jam gati ta laj
Mesnatës më prit përsëri
Dhe"hakën" merrma pastaj...

13 dhjetor 2002

2.Mbeta pa përgjigje

Ç'dëshirëqë kisha,ta thashë
Përgjigje hiç nuk më dhe
Dhe hajde,mandej,mos plas
Hamëndësoj,i mbytur në pse?!

S'më the e s'më the asnjë fjalë
Sikur hiç mos kishe gojë
Po unë këmbëngul si djall
Le të skuqem,kur thonë,me bojë.

Kam rënë me ty nën lak
Dhe laku sa vjen e më shtrëngon
Po keq nuk të vjen ndopak
Që një përgjigje hiç nuk më çon?

Po zbraze një fjalë të shkretën
Se kam kohë që përgjigje pres
Ta mbaj të gjallë unë shpresën
A duke pritur tërë jetës do mbesë?!...

13 dhjetor 2002

3.Të"lodhë" sevdaja

Ta putha buzën e njomë
Dhe tak...më filloi një zjarrllëk!
U deha nga jotja aromë
Më tutje,kërkoj "jarallëk!"

Se dihet që jam i "pangopur"
Ende unë kam tahma!
Dhe zbrita "poshtë"për t'u "çlodhur"
Të "lodhë",kjo e shkretë sevda.

14 dhjetor 2002

4.Dhe thonë...

Të pruri tek unë rasti
Dhe ndihmën ta dhashë bujarçe
Po do isha veçëse xhambazi
Në rastin shrytëzoja"esnafçe"

Kohë kaloi,pothuajëse,goxha
(secili qe në punë të vetë!)
Papritur,takohemi dhe"uaaaa!"
M'u hodhe e më puthe nxehtë.

Natyrisht,që pakëz u habita
Se i madh më qe befasimi
Më puthe,po unë u"kurdisa"
Dhe thonë që"faj" ka Përparimi...

15 dhjetor 2002

5."Hakmarrje?!"

Kur kam pulën,nuk ha sorrën
Por pas ardhka historia
Keq e paskam ndezur"zonjën"
Dhe mbi mua u zbraz "mëria"

S'qe mëri,po qe maraz
Si rrufe shkarkoi mbi mua
Dhe tani sa nuk bërtas
Nga ç'më ndodhi me të mua.

Më kish zënë mua pusinë
Edhe priste si një kobër
Mbi mua lëshoi gjithë"mërinë"
Ndaj unë rashë si i "ngordhur"

14 dhjetor 2002

6.Mikja me cigar

Mu si pyll lëshuar floku
Mua sa s'më zë amoku
Paf e puf tymos cigar
Tymi"pyllit" seç ka marrë.

Tymi pyllit seç ka marrë
Po kam frikë zjarr mos marrë?
Dreq-o punë,po pse kam "frikë?!"
Apo jam"ngatërruar" içikë?!

Se,për ndryshe,s'ka se si?
"Dehem"unë,pse pike ti?!....

16 dhjetor 2002

7.Unë

Unë nuk pretendoj që të jem puritan
Si gjithë të vdekshmit,kam mëkate
Ja!Nuk e vë dot në fre sevdanë
Sevdaja,mua,mëkatarin,më nxin në faqe.

Përjgithësisht,jam i ndershëm dhe stoik
Mua nuk më tundon dot me para
Egoist,pakësa, dhe ca nevrik
Po pashë një të bukur,tjetëroshem sa ka...

16 dhjetor 2002

8.M'u kujtua një kohë që iku

M'u kujtua një kohë që iku
Më erdh mikja që më piku
Që më piku,që më fshiku
Sa dhe gjumi krejt më iku.

Vij vërdall si rakitiku
Edhe mëndja pas saj iku
Ku të futem unë ashiku
Vajta,vajta kokëshiniku!...

17 dhjetor 2002

9.Kur syri qan

Ti hedh vështrimin në hapësirën pa fund
Dhe humbet e tretesh në këtë zbraztësirë
Kujtesës i bën thirrje,po ja që dot nuk mund
Të harosh një kohë apo çast aq të dlirë.

Se çasti aq i dlirë të ka lënë aq mbresa
Që nuk mundesh,nuk mundesh që t'i harrosh
Zhytur në det mjegullash,tani është kujtesa
Por çasti i lumtur...të bën të lotosh

Ly lot i pastër,është tëri ngarkuar mall
(ah,koha virane që befas ne na ndau)
Zëmra zë rënkon nga pesha e rëndë:mal!
S'i mban dot lotët dhe syri qau,qau...

18 dhjetor 2002

10.U prish gjumi

U prish gjumi.Shkoi,u çart
Më s'më zë mua për qamet
Nuk m'u çart se sos jam plak
Po ma çart një isharet.

Ishareti qe i rëndë
Ndaj ma çarti gjumin mua
Halli im ju mos u zëntë:
Kam një mike që e dua.

Kam një mike që e dua
Dhe ajo ma mori gjumin
S'kam ç'e dua,s'kam ç'e dua
Kur kam miken,ç'ta dua gjumin?!...

23 dhjetor 2002
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi