Korrupsioni në çdo sektorë
Korrupsioni në çdo sektorë
Korrupsioni në çdo sektorë
Ismail Shabani
Publikohen të gjeturat e korrupsionit.
Prishtinë, 8 dhjetor - Komisioni Evropian ka paraqitë konstatimet e Studimit të korrupsionit në Kosovë për vitin 2009. Në Kosovë korrupsioni ekziston në shumë forma dhe në të gjithë sektorët. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit duhet të jetë rrënjësor dhe të gjitha institucionet e Kosovës duhet të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me njëra tjetrën, pasi që ka nivel të ulët të interesit politik në Kosovë për ta luftuar këtë dukuri, po ashtu edhe mungesë nga ana e qytetarëve për të raportuar, u tha në mbledhjen publike ku u paraqitën konstatimet e Studimit të korrupsionit në Kosovë. Kjartan Björnsson, shef i operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, tha se konstatimet e studimit duhet të shfrytëzohen në mënyrë konstruktive për të krijuar një mënyrë efikase për luftimin e korrupsionit. “Në Kosovë korrupsioni ekziston në shumë forma dhe në të gjithë sektorët. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit duhet të jetë rrënjësor dhe të gjitha institucionet e Kosovës duhet të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me njëra tjetrën. Duhet të kthehet besimi i publikut dhe duhet të rritet rezistenca kundër sjelljes dhe praktikave të korruptuara”, tha Bjornsson. Ai theksoi se në Kosovë ka një mungesë të vullnetit politik, për ta luftuar korrupsionin dhe ka një gjyqësi me të meta, pasi që ka një dobësi në zbatimin e ligjit. “Rrjete shoqërore dhe lidhjet e ngushta familjare dhe besnikëria klanore ofrojnë mbështetje, kështu që keq bërja nuk bëhet e njohur. Si pasojë, sjellja e korruptuar kopjohet dhe përsëritet. Rrjetet (grupimet) profesionale – mungesa e transparencës në marrëdhëniet midis politikanëve, shërbyesve civilë, udhëheqësve publikë, familjeve dhe bizneseve të tyre krijon një ambient të mbyllur ku ka mundësi dhe ku presioni i korrupsionit është i lartë”, tha Bjornsson.
Hasan Preteni, kryetar i Agjencisë për Kundër-Korrupsion në Kosovë, tha se për fat të keq korrupsioni në vendin tonë ende nuk është duke u gjykuar. Ai tha se raportet e Agjencisë po hasin në veshë të shurdhër. Sipas tij, ka ngritje të aktakuzave, mirëpo nuk ka gjykime. Slagjana Taseva, e cila ka kryer këtë studim të KE-së, tha se dokumenti është relevant dhe vë në pah manifestimet kryesore të korrupsionit dhe ndahet në tri modele të veçanta të sjelljes, që janë të ngulitura fuqishëm në të gjithë sektorët e shoqërisë. “Njëra ndër to, është mundësia e njohur edhe si keq bërje, pasi që korrupsioni gjerësisht pranohet si një mundësi për përfitim financiar dhe si pasojë, rezistenca individuale dhe kolektive ndaj presionit të korrupsionit është e ulët”, tha ajo. Sipas saj, grupimet shoqërore, lidhjet e ngushta familjare dhe besnikëria klanore, ofrojnë mbështetje, kështu që keq bërja nuk bëhet e njohur, dhe si pasojë e kësaj sjellja e korruptuar kopjohet dhe përsëritet. Përgatitja dhe publikimi i studimit është pjesë kyçe e projektit të financuar nga BE-ja, në mbështetje për institucionet kundër korrupsionit në Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi