Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane

Shko poshtë

Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane Empty Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:37 am

Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane

Ne jemi të vendosur të qëndrojmë dhe të vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër mafias. Zero tolerancë ndaj tyre. Kjo është motoja jonë

Berisha përshëndet punimet e Kongresit Statutor të Partive Popullore Evropiane Bon09

Kryeministri Berisha i cili ndodhet në Bon, të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Statutor të Partive Popullore Evropiane, përshëndeti sot punimet e këtij kongresi.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të zhvillimeve demokratike dhe ekonomike në Shqipëri, 19 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste.
Duke folur për 8 dhjetorin, ditën simbol të rënies së perdes së hekurt në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se në një manifestim madhështor në sheshin “Skënderbej” festuan mbi gjysmë milion qytetarë, festuan të gjithë ata që kanë vuajtur nga ngritja e Murit të Berlinit dhe që kanë gëzuar lirinë, shpresën dhe besimin për të ardhmen nga rrëzimi i këtij Muri, në këtë datë të shënuar.
Kryeministri u shpreh se viti 2009 ishte një vit i mbarë, plot me ngjarje të rëndësishme për shqiptarët “Shqipëria iu bashkua NATO-s. Në qershor të këtij viti ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe watchdog-et, si më të mirat në historinë e vendit. Këto zgjedhje nuk patën manipulime të rezultatit dhe as numërim të parregullt, ishin zgjedhje në të cilat çdo votë u numërua, fotografua, si dhe u shfaq madje edhe në ekranet e qytetit dhe të komisioneve të numërimit”
Më pas, kryeministri, vijoi “Lideri i opozitës nuk festoi, ai që përkrah bojkotin për shkak të lidhjeve të tij familjare, duke dëshmuar kështu se rrëzimin e Murit të Berlinit e përjeton si një tragjedi familjare e politike të tij dhe të grupit që përfaqëson.”
Duke i vlerësuar zgjedhjet si mundësinë më të mirë për të ecur përpara me projektin ëndërr të shqiptarëve integrimin në BE, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare po vazhdon me procesin e reformave të thella dhe të gjithanshme, si dhe me luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit “Ne jemi të vendosur të qëndrojmë dhe të vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër mafias. Zero tolerancë ndaj tyre. Kjo është motoja jonë.”
Më tej, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të situatës ekonomike në Shqipëri, e cila ia doli më së miri ti bënte ballë krizës së ekonomisë botërore, duke shënuar një rritje prej 5 %, rritje të investimeve të huaja prej 59 %, të turizmit prej 36 % etj.
Duke vlerësuar mbështetjen e EPP si shumë të rëndësishme në procesin e integrimit, Kryeministri theksoi se ashtu si për Shqipërinë edhe për vendet tjera të rajonit, integrimi evropian mbetet një qëllim parësor për tu përmbushur “Me mbështetjen e EPP-së do të arrihen në rezultate shumë të mira në këtë proces,i cili është më madhori për vendin tim, por gjithashtu edhe për vendet e tjerat rajonit.
Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha shoqërohet nga deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe Kryetari i Forumit Rinor të PD, zoti Gert Bogdani, i cili gjatë Kongresit bëri përpara një plateje të gjerë me të rinj të partive popullore Evropiane një ekspoze të zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht tek lideri opozitar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi