Gjergj B. Kabashi: Një shpirt i madh, mbathur me sandale
Faqja 1 e 1

Tridhjetë vjet nga koha kur Nëna Tereze u nderua me Çmimin Nobel për Paqe
”NJË SHPIRT I MADH,MBATHUR ME SANDALE!”
- Në ditën e 10 dhjetorit 2009, kur Presidentit amerikan Barack Obama i ndahet Çmimi Nobel për Paqe në Oslo, mbushen tridhjetë vjet kur ky çmim prestigjioz në të njëjtin vend iu nda një gruaje të njohur në gjithë botën për veprat e saj humanitare, shqiptares Gonxhe Bojaxhiu, të njohur si Nëna Tereze
Nga Gjergj B. Kabashi*, Oslo
Kohërat kanë ndryshuar. Në ditën e sotshme kryeqyteti i Norvegjisë,Oslo,përveçse është në një atmosfere festive në pritje të Presidentit amerikan Barack Obama që Komiteti Nobelit për Paqe e nderon dhe vlerëson përpjekjen e tij për paqen në botë, njëherit është në një atmosfere ankthi dhe nën masa të shtuara sigurie. Kështu nuk ishte kur ky çmim iu nda Nënës Tereze vëren shtypi dhe televizioni norvegjez, duke theksuar se “masat e sigurisë në atë kohë kanë qenë thujse të padukshme”. Sado që ndahet i njëjti çmim, rrethanat dhe personat janë të ndryshëm; Nëna Tereze(1910-1997) ishte një bamirëse që jetën e saj ia kushtoj njeriut të varfër, madje më të varfërve ndër të varfërit, përderisa Presidenti amerikan Obama e merr çmimin për paqe përpara se t’i jepet rasti në kohë e vite që të ndikojë për një paqe e siguri në botën e trazuar. Jo vetëm shtypi norvegjez e shtron pyejten: Për çka i ndahet ky çmim kur ai është mu në fillim të rrugës dhe duhen dëshmi për paqen botërore, simbolika e nderimit të tij me Çmimin Nobel për Paqe flet diçka tjetër,ndoshta diç që më shumë nënkuptohet sesa që thuhet. Shumë korrespondent të shtypit botëror të pranishëm në Oslo e thonë këtë në mënyra të ndryshme, ndërsa komentatori i Newsweek dhe CNN, Fareed Zakaria, është në mesin e atyre që sipas Aftenposten të 9 dhjetorit, provojnë ta mbrojnë “nderin” e Komitetit të Nobelit, me fjalët se “Obama nuk ka arritur diçka nga qëllimet e tija tanimë. Por,pyet ai, a e mënjanoi Nëna Tereze varfërinë para se ta fitonte çmimin, a i mënjanoi Al-Mohamed Elbaradei armët bërthamore apo i dha Woddrow Wilson fund çdo lufte? Çmimi jipet shpesh me qëllime vizionare sesa për qëllimet e arritura,mendon Zakaria. Barack Obama, Presidenti Amarikan i ëndrrës së njohur të Martin Luther Kingut,që, po ashtu në Oslo u nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, është një pasqyrë e Amerikës moderne, e lirisë shembullore të saj.,dhe është, po ashtu, një simbol për një botë të ndërvarur ku gjithnjë e më shumë paragjykimet racore i takojnë një mendësie të prapambetur.

Nëna Tereze me diplomën e Çmimit Nobel për Paqe, Oslo, 10 dhjetor 1979 |
E VESHUR HOLL-NË VENDIN E DIMRIT!
Çmimi Nobel për Paqe është një çmim për punën për paqe në mënyra dhe fusha të ndryshme. Nëna Tereze mbi 45 vjet u ndihmoj të varfërve, fëmijëve të pa prindër, të braktisurve, të harruarve, -në emër të Zotit! Në shekullin e kaluar ishte një simbol i dashurisë njerëzore. Që nga viti 1948 u mor me punë sociale me të varfërit ndërsa në vitin 1950 e formoi rregullin Missionaries of Charity (Misjonarët e dashurisë),të cilin ajo e udhëheqi deri në vitin 1979. Në traditën e gjatë të Nobelit kjo shqiptare e madhe hynë në mesin e dymbëdhjetë femrave që iu nda ky çmim për kontribute në fusha të caktuara, në mesin e të cilave edhe avokatja e njohur iraniane dhe mbrojtësja e shquar e të drejtave të njeriut ,Shirin Nebadi,autorja e librit “Irani po zgjohet”. Në Norvegji është një literature e tërë e shkruar për Nënën Tereze, shumë libra, artikuj, shumë analiza, kështu që kjo shëmbëllesë njerëzore thuajse në vazhdimësi mbetët inspiruese për kulturën e popullit norvegjez ku vazhdohet me gërmimin në të fshehtat e mendimit të kësaj humanisteje të madhe. Vitin e kaluar u botuar edhe përmbledhja e letrave të saj,- përkthim nga anglishtja,me titull:”Eja e bëhu drita ime-Letra private të shenjtëreshës nga Calcutta”, ku në hyrje prin mendimi saj mistik, parathënës:
”Nëse unë ndonjëherë do të jem e shenjtë- sigurisht do të jem një shenjtëreshë e “errësirës”. Une gjithmonë do të jem larg qiellit-për ta ndezur një dritë për ata që jetojnë në errësirën e tokës-“
Gazetari Kort-John Olsen, duke e përshkruar ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe Nënës Tereze, më 10 dhjetor 1979, në Aftenposten e 28 shtatorit 2003, theksonte se ajo ka qenë hero nacional në Indi dhe rikujtonte se shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu-e njohur si Nëna Tereze i frikësoj jo vetëm anëtarët e Komitetit të Nobelit,por edhe shumicën e të tjerëve. Ajo grua e vogël me shpirt të madh dukej e veshur mjaft holl në vendin e dimrit dhe- me sandale në këmbë! Ajo refuzoi të merrte pjesë në drekën tradicionale festive në Grand Hotel. “Ato para do të jenë shumë më të dobishme për një drekë të mire për të varfërit e më të varfërve në Calcutta “,njoftoj ajo Komitetin.Dhe ashtu u bë. Absolutisht nuk ka pasur asnjë kritikë kur Komiteti i Nobelit në tetor të vit 1979 bëri të ditur se Nëna Tereze ishte fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e vitit 1979. Rrallë ka ndodhur që ky Komitet të ketë marrë aq shumë lëvdata, si atëherë kur ajo u ftua në Oslo për ta marrë diplomën dhe 190.000 dollarë. Pasi Nëna Tereze e kishte marrur Çmimin Nobel për Paqe nga kryetari i Komitetit të Nobelit,John Sannes, ajo e nxiti gjithë sallën që të merrte pjesë në lutjen për paqe. As dje e as sot nuk u pushua së përmenduri kontributi i saj për paqen dhe sidomos kontributi i saj i jashtëzakonshëm për t’i ndihmuar të varfërit dhe këtë e theksojnë pothuaj të gjitha radio-televizionet dhe gazetat norvegjeze, anipse nga koha kur ajo e mori Çmimin Nobel për Paqe kanë kaluar 30 vite.
ÇKA NUK ARRITËN POLITIKANËT BOTËROR, ARRITI NENA TEREZE
Në luftën e gjatë izraelito-palestinese kur poltikan botëror kishin dështuar që të ndikonin në armpushimin e dëshiruar, kishte ndërhyrë edhe Nëna Tereze dhe kishte arritur pajtimin për armpushimin izraelito-palestinez në mes të Qeverisë së Izraelit dhe Autoritetit Palestinez të udhëhequr nga tashmë i ndjeri Jaser Arafat. Ky shembull i lartë i ndikimit të një bamirseje në zë për paqen botërore dhe shpëtimit të mijëra jetëve njerëzore nga lufta mizore ndërmejet makinerisë ushtarake izraelite dhe luftëtarëve palastinez, merret si shembull se paqja në botë mund të ndihmohet edhe nga të tjerë, nga njerëz me autoritet e njerëzi të dëshmuar ku Nëna Tereze merret si një shembull tipik njerëzie dhe bashkëndjesie njerëzore. Në kohën kur Nëna Tereze,-kjo rrënjë e madhe e kombit shqiptar nuk është më ndër të gjallët, vepra e saj udhërrëfyese në favor të mirëqenjes njerëzore, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet njerëzve vazhdon të jetë një burim frymëzimi për njerëzit e vullnetit të mirë anekënd rruzullit tokësor. Nëse bota paqëdashëse krenohet aq shumë me të dhe veprat e saj, atëherë shqiptarët kanë shumë më shumë arsye që të jenë të lumtur e krenar me të dhe veprën e saj të madhe për njerëzimin dhe vet kombin shqiptar, gjë që në tridhjetëvjetorin e nominimit dhe marrjes së Çmimit Nobel për Paqe nga ana e saj nga Instituti i Nobelit në Oslo, në kohën kur në vitin e ardhshëm bëhen njëqind vjet nga lindja e saj, vit ky që është shpallur si Viti i Nënës Tereze është entuziazmues fakti se kombi shqiptar e nderon me pietet bijen e saj të madhe qoftë në Prishtinë ku nën përkujdesjen e Presidetnit Fatmir Sejdiu mbahet Akademi Solemne për të përkujtuar tridhjetë vjetorin e nderimit të saj me Çmimin Nobel për Paqe a qoftë edhe në Tiranë ku shqiptarja e madhe në shpirt kujtohet me nderim e dashuri të madhe.
Urtësia dhe shpirtbardhësia e Nënës Tereze dhe e shumë intelektualëve të shquar të kombit shqiptar që nga Ismail Kadare, Ali Podrimja,Arben Xhaferi e shumë e shumë njerëz të zgjuar e zemërbardh që ka ky komb i vuajtur, duhet të shërbejnë si model për të reflektuar njerëzi e bashkëndjesi ndaj njëri-tjetrit, për respekt më të madh, për njohje të veprës së seclit prej nesh dhe për ruajtjen e paqes dhe integritetit kombëtar dhe sigurisë e interesit nacional në rend të parë. Shqiptarët e zgjuar e dijnë se kombi shqiptar është në ndërtim e sipër dhe e dijnë se sa të përgjegjshëm duhet të jenë për mbrojtjen e e shërimin e shëndetit kombëtar pas dhunës e gjenocidit të tmerrshëm që ka përjetuar ky komb i destinuar për zhdukje nga të gjithë pushtuesit e saj në histori. Asnjë shqiptar nuk duhet të mendoj se ne jemi ”aq të fortë” aq sa duhet të mendoj se ne parasëgjithash duhet të jemi të vëmendshëm në ruajtjen e interesit e kulturës sonë, i cili mund të ruhet vetëm duke qëndruar së bashku në interesin kombëtar, e duke i ndejtur përball çdo ”dekonstruktuesi” të interesave të huaja! Kombit shqiptar i është marrë një kohë e pakthyeshme nga njerëz që kanë shpërnda vazhdimisht mesazhe urrejtjeje brendakombëtare, përderisa kombe të tjera edhe më të pakët në numër kane ecur përpara duke qenë më afër trendeve bashkëkohore dhe, kuptohet, më të gatshëm në mbrojtjen inteligjente të interesave nacionale. Asgjë në këtë botë të trazuar s’është e sigurtë. Ne duhet t’i shpiejmë përpara shpresat e Nënës Tereze për një jetë mëtë mirë e më të dinjitetshme njerëzore e kombëtare.
I pyetur sot nga një gazetar në Oslo se a e ka merituar Çmimin Nobel për Paqe, Obama u përgjigj:”Sigurisht e kan merituar shumë të tjerë më shumë se une, por nëse nuk realizohen ato që unë shpresoj të realizohen, atëherë nuk vlejnë as çmimet e botës...” Pra,asgjë s’është e sigurtë meqenëse paqbërja është e ndjeshme e këtë e vërtetoj edhe fituesi i Çmimit për Paqe për Vitin 2005, Mohamed Ebaradei, në një intervistë dhënë Washington Post-it, të cilën e boton Aftenposten e sotshme, kur thotë: ”Ne nuk mund të vazhdojmë me jetuar nën shpatën e Demoklit, me armë bërthamore...kjo do të shpije në zgjerim më të madh të armatimit bërthamor dhe, herët a vonë, dikush dëshiron ta përdor armatimin bërthamor, ose me dëshirë apo për shkak të ndonjë gabimi teknik.”
Sido që të jetë, kombi shqiptar me kapacitet modeste që i ka për paqen botërore pikë së pari ka obligim ta ruaj e forcoj paqen e brendshme, luftimin e krimit të gjithllojshëm dhe korrupsionit elitar dhe flakjen e gjuhës së urrejtjes me të cilën padrejtësisht po infektohet mendimi i një kombi të tërë.
*Bajram Kabashi ka qenë gazetar terreni në ish-Gazetën Rilindja dhe ka qenë zëvendëskryeredaktor i kësaj të përditshmeje përpara luftës së vitit 1999

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi