Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylë Mujaj:AGIM RAMADANI(Porosia)

Shko poshtë

Sylë Mujaj:AGIM RAMADANI(Porosia) Empty Sylë Mujaj:AGIM RAMADANI(Porosia)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 1:34 am

Sylë Mujaj

AGIM RAMADANI
(Porosia)

(Në telefonin e Agim Ramadanit edhe sot është porosia:
"Momentalisht nuk gjindem këtu, leni porosinë")


Sylë Mujaj:AGIM RAMADANI(Porosia) Agimi%5B1%5D

Më mbeti fjala te porosia
Zëri yt mbushur mallë
Mbas telefonit, ah, vetmia
Unë mbeta i vrarë e ti i gjallë.

Nota në çifteli, ngjyra n`panel
Për atdheun the: nuk çlirohet me fjalë,
"Vërenjtur mos rri rruga duhet çelë,
për Kosovë të gjitha duhet falë".

Detin kalove e në male t`Koshares
mbete Agim në agun e lirisë,
Pushka jote theu gurin e kufirit
Për të qenë simbol i lirisë.

Gurin mbi gur, Kosovë e mallë
me ngjyrë, letër e poezi
Emri yt fluturon mbi dallgë
Është Agimi i lirisë.

Me mbeti fjala te porosia,
ishte zëri yt i mbushur mallë,
Kur mbas telefonit sot ah, Qetësia,
Unë mbeta i vrarë e ti i gjallë.

Syle Mujaj, Lugano"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi