PËR 2 FËMIJËT (ANARSHISTË ) TË NËNKRYETARIT ( SOCIALIST) TË PARË TË PARLAMENTIT GREK , KA ...AZIL POLITIK
Faqja 1 e 1
PËR 2 FËMIJËT (ANARSHISTË ) TË NËNKRYETARIT ( SOCIALIST) TË PARË TË PARLAMENTIT GREK , KA ...AZIL POLITIK
PËR 2 FËMIJËT (ANARSHISTË ) TË NËNKRYETARIT ( SOCIALIST) TË PARË TË PARLAMENTIT GREK , KA ...AZIL POLITIK
Nga Jakup Gjoça
Në shtëpinë e anarshistëve grekë RESALTOS në Qeracini të Athinës, policia greke, midis 26 anarshistëve, arrestoi edhe dy fëmijët e nënkryetarit të parë të parlamentit greke Grigoris Njiotis. Deputet i PASOK-ut, i partisë qeveritare, ishzvministër i jashtëm në qeveritë e mëparshme të PASOK-ut.
Edhe pse ka tre ditë që digjet Athina, edhe pse u ul flamuri grek nga rektorati i Athinës dhe u dogj , edhe pse u plagos rëndë rektori i Universitetit të Athinës nga dhuna e anarshistëve , sistemi politik si edhe media greke anashkalojnë arrestimin e fëmijëve të nënkryetarit të parë të parlamentit grek.
Madje, vetë zënëdhësi i qeverisë greke pafajësoi politikisht nënkryetarin e parë të parlamentit greke , Grigoris Njiotis,duke përmendur gjithë karrierën politike të Njiotis, si pafajësi politike ndaj përgjegjësisë penale të dy fëmijëve të tij.
Edhe kryetari i LA.O.S Jorgos Karaxhaferis, madje shkoi edhe më tej . Karaxhaferis deklaroi që nuk ka përgjegjësi politike të nënkryetarit socialist të parlamentit grek Njiotis , edhe pse të dy fëmijët e tij akuzohen nga Drejtësia greke për veprime dhune e terrorizëm ndaj shtetit.
Nënkryetari i parlamentit greke shkarkohet nga përgjegjësia politike-sipas Karaxhaferit- ngaqë fëmijët janë të ...rritur e jo të ....mitur!!!
Dy fëmijët e nënkryetarit të parë të parlamentit greke Grigoris Njiotis janë , vajza 30 vjeçe, e diplomuar për juriste dhe djali 28 vjeç, gjithashtu i diplomuar.
Me arrestimin e të dy fëmijëve të nënkryetarit të parlamentit greke Grigoris Njiotis si anarshistë në mesnatën e datës 5 dhjetorit 2009, bien edhe shumë mite të propagandës politike greke.
Që të rinjtë anarshistë janë nga familje të shtresave të ulta të shoqërisë greke, e vijnë nga familje me probleme sociale e shoqërore.
I pyetur nga gazetari Niko Haxhinikolau në radio REAL FM , nënkryetari i parlamentit grek Grigoris Njoitis , u mundua që të justifikojë strehën e anarshistëve dhe ta pagëzojë publikisht atë strehim të anarshistëve me qëndër kulturore e politike të të rinjve....
Theksojmë , se gjatë kontrollit të befasishëm të policisë greke, u gjetën qindra shishe të cilat përdoren për bomba Molotov, dhjetëra maska antigazi, të cilat i përdorin anarshistët në luftën kundër policëve dhe akoma policia greke nuk ka bërë të ditur edhe përmbajtjen e kompjuterit të sekuestruar .
Nënkryetari i parlamentit greke Njiotis, siç duket për maskat antigaz dhe për shishet e bombave Molotov e kishte fjalën se streha e anarshistëve ishte ...qendër kulturore e të të rinjve.
Nuk i ka mbushur akoma 60 ditë qeverisjeje dhe tashmë qeveria socialiste e Jorgos Papandreut ndodhet përballë një skandali të madh politik.
Gjithë sistemi politik e madiak në Greqi mundohen të kamuflojnë dhe të anashkalojë përgjegjësinë familjare, përgjegjësinë qytetare, përgjegjësinë morale, përgjegjësinë politike të nënkryetarit të parë të parlamentit grek Grigoris Njiotis.
Mund të pyesë ndokush, ndoshta edhe me të drejtë.
-Si është e mundur që edhe media , edhe opozita , madje edhe vetë Karaxhaferi ( Samaras dhe ND heshtin djallëzisht) mundohen që të kamuflojnë përgjegjësinë politike të nënkryetarit të parlamentit grek për veprimtarinë anarshiste të dy fëmijëve të tij?
Qeveria greke dhe vetë Jorgos Papandreu, e pakta që mund të kishte bërë , po qe se do të ndjente përgjegjësi politike, do të ishte që të përjashtonte Grigoris Njoitis nga të gjitha detyrat politike.
Mirëpo është vetë sistemi politik grek që ka deri tani gjithë përgjegjësinë politike për sa i përket veprimtarisë të anarshistëve grekë.
Politika greke, e deritanishme asnjëherë nuk ka dashur që të luftojë anarshizmin në rrënjë dhe objektivisht.
Anarshizmi është përdorur deri tani në politikën greke si një mjet politik i zhantazhit dhe i akuzës politike të njërës palë politike ndaj tjetërs.
E djathta në Greqi shumëherë e ka pagëzuar anarshizmin si një taktikë politike e forcave të së majtës.Madje shumë herë e ka lidhur edhe me taktikat politike të PASOK-ut në kohën e Andreas Papandreut.
Vetë PASOK-u, shumë herë anarshizmin e ka pagëzuar me forcat e të majtës të SINAPTIZMOS e të SIRIZA, për të përfituar politikisht nga këto spekulime politike të anarshizmit.
LA.O.S dhe Karaxhaferi për të justifikuar ekstremitetit e djathtë të “ HRISI AVGJI” në dhjetorin e 2008, pas vrasjes të Grigoropullos, e njehësoi anarshizmin me SIRIZA.SRIZA është partia parlametare e forcave të majta në Greqi.
Madje anarshizmi dhe vandalizmat që shkakton kanë shërbyer për vetë politikën greke , sidomos në këto tre vitet e fundit në politikën greke si “Kali i Trojës” për të hequr azilin politik në mjediset e Universiteteve.
Qëllimisht politika greke pagëson të njëjtë azilin politik , dmth lirinë e fjalës , të ideve në mjediset e Universitetit me vandalizmin dhe përgjegjësitë penale që rrjedhin nga dhuna e anarshistëve.
Edhe media greke “ çuditërisht” hesht djallëzisht për përgjegjësinë politike të nënkryetarit të parë të parlamentit greke Grigoris Njiotis, për dy fëmijët e tij të arrestuar nga policia greke si anarshistë.
Shumë herë është vetë media greke përçuese dhe pasqyruese e këtyre politikave greke ndaj azilit politik për vetë anarshizmin e anarshistët në Greqi.
Ndaj , nuk është edhe çudi, që tashmë këto ditët e fundit në të gjitha emisionet informative të media greke përmendet jo rastësisht edhe numri i anarshistëve shqiptarë , që janë arrestuar nga policia greke.
Tek e fundit, media dhe ndoshta edhe politikanët grekë do të fajësojnë shqiptarët emigrantë ( EDHE ) për importimin e anarshizmit në Greqi, sikurse fajësojnë shqiptarët emigrantë edhe për rritjen e krimit organizuar, të krimit të drogës në Greqi.
JAKUP.B. GJOÇA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi