Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Nehat Jahiu

Shko poshtë

Poezi nga Nehat Jahiu Empty Poezi nga Nehat Jahiu

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 4:49 pm

"Poezi nga Nehat Jahiu

KU PO SHKOJME...

...e ku po e leme fushen e malin,
dashurine e mallin,
e ku, e ku jemi nise, ku po shkojme?
Qysh mund te rrojme?!

...e ku po e leme neneloken
dhe token,
e ku,ku jemi nise, ku po shkojme
A mund te rrojme?

...e ku po e leme diellin
dhe henen tone,
ne duar kujt po ia leshojme...
A mund te ia besojme?!

...e ku po e leme buzeqeshjen
dhe etjen
per dashurine tone,
e ku, ku jemi nise, ku po shkojme
A mund te durojme?!

Me vete po marrim
vec mallin
dhe emrin tone e shtrengojme fort
te mos na e prishin, te mos na e marrin...
atje ku shkojme...


ME MERRNI NE KRAHE, DALLENDYSHE!

Deshiroj te shkoj te prek cdogjene,
te shoh a eshte plakur e mira nene.

Deshiroj prane vatres te pushoj
plaget e shpirtit ti sheroj.

Deshiroj pergjithmone atje te pushoj,
gjeresa dheu i tokes te me mbuloje.

Me merrni ne krahe, dallendyshe,
ju, te urtat, qe ktheheni ne vendlindje!


TE PRET MALLI QE NA TRETI...

Po therret e pisket bjeshka,
te pret pranvera e vjeshta,
te kerkon dielli e hena,
ne krye te shkalleve loton nena...

Po therret e pisket deti,
te pret malli qe na treti,
te kerkon fusha e mali,
ne breg te detit mbeti djali.

Po therret e pisket shtepia,
te pret peng dashiria,
te kerkon guri e druri,
ngrire ka shqipja te flamuri...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi