Skender Korça: Një zë burri
Faqja 1 e 1
Skender Korça: Një zë burri
Skender Korça: Një zë burri
Aleks, bërtiti më një zë të trashë.
Ishte Xia.E dija se ishte zëri tij. Unë isha në ëndërr dhe ëndrroja një gjë të bukur. U tremba nga ky zë. I hapa sytë dhe vërtetë pash babain tim që më kishte kapur për krahë dhe donte të më zgjonte. Nuk shihja mirë, më dukej sikur në ëndrrën që kisha, më ishtë bërë dhe babai im një protagonist.
Duke fërkuar sytë, ja ktheva…
Hë…hë de hë babi im, çfarë ka ndodhur?
Ja po zgjohem dhe mund të më thuash ngadalë për këtë gjë, ja ktheva unë…
Më bëri me një shenjë më dorë sikur të ngrihesha shpejtë nga shtrati…O bir, më duhet të flas me Ty, më tha, duke kthyer kokën andej nga dera nga kishte ardhur në dhomën time
U kthye befas duke më thënë: Po të pres në dhomën time, ngritu, sepse nuk presin gjërat…
Duke dalur ma ktheu: Më ke thënë një ditë diçka, e tash sillesh sikur të mos më kuptoje se çfarë po dua të të them.Por eja se ka ikur dita dhe duhet të reagosh për një gjë, për njerzit tuaj….Jo për mua.Doli dhe unë shikova nga sytë e tij të verbër se po donte të më dëftonte diçka të rëndësishme. Nuk e vrisja shumë kokën se çfarë do më thonte, sikur tërë kohën mendoja se ka diçka që e ka shqetësuar natën dhe do të më zgjojë të rrinim në atë mëngjes të së dielës bashkë. Kishte të drejtë i shkreti. Ishte verbuar në kohën më të re, pa bërë ende pesëdhjetë vjetë. Vuante nga diabeti.Deri sa po mendoja për fatin e tij, ngadal u ngrita dhe dola për ti larë sytë. Në një cep kuzhine pash edhe mamanë time. Ishin bashk sikru donin të pija kafen e mëngjesit me ta.Dukej se ata kishin pirë një kafe dhe donin të dytën me mua.
Ika në banjo dhe aty duke i larë sytë, mendoja çfarë mund të thotë, …prapë isha disi i lodhur dhe nuk më shkonte ndërmend aspak për asnjë ide. Duke fshirë sytë dhe sapo po shtrëngoja edhe më pantollonat, më ra në mend një gjë kur një ditë i kisha folur për një gazetar nga zona e luftës.
Ai më kishte dëgjuar me kujdes kur unë i kam thënë që e kisha njohur rastësisht atë burrë dhe i kisha ofruar pa njohur më parë apartamentin tim për të qenë i strehuar aty.
Kjo ishte një rastësi kur takova një gazetar që ishte pa stremi në qytetin tim dhe bëntë punë gazetari. Vinte çdo ditë në një organizatë ku punoja unë dhe kërkonte një servis interneti pa pagesë. Unë i kisha ofruar atij shërbim ditor falas sepse kuptova se ishte një njeri që dukej nga pamja shumë interesant. Në bisedë e sipër mësova se punonte për një medium që kish apunuar unë para dhe pas lufte në vendin tim.
Kur bisedova me këtë burrë, ishte shumë i thinjur, i lodhur, pa rruar, i trishtuar dhe unë pa një e pyeta se çfarë pune bënë?
Ai ma tha: Jam një rrugaq, merrem me të tjerë dhë flas për të tjerë....dhe qeshi.
Kjo më bëri mua përshtypje shumë dhe ja thashë: Nuk dukesh edhe rrugaq i keq, je nga ata që pranohesh shpejtë në shoqëri…Qesha dhe unë…Shikoja nga shkallët ku flsinim më vëmndje lëvizjet e tija dhe nuk më dukej shumë person i zakonshëm.
Befas e pyeta: Ku jeton?
Më tha: Unë nuk jetoj askund, unë jam kudo dhe nuk jam askund, bëjë ate që ta thash, e kurrë nuk më duhet shtëpi për të fjetur.Lepujt nuk flënë, ma tha... me një buzëqeshje dhe duke thithur një cigare, fërkonte mustaqet dhe sikur donte të njihet më mua.
E pyeta vërtetë së kush ishte, ja zgjata dorën dhe i thash unë jam Aleksi, jam nga jugu por që sikur ty edhe ne ishim, por ne bëmë në veri një shtepi dhe tash vetëm për një gjë dallojmë unë dhe Ti. Kështu i thashë....Sapo ja thashë këto fjalë më pyeti: Ku është jugu dhe ku është veri për ty?
Duke shikuar me bisht syri dhe duke vërejtur në fytyrë reagimet e tij ja ktheva: Jugu është nga vijnë shqiptarët e veriu nga vijnë vllezërit e shiptarëve, janë shqiptarë të tjerë, ja thash...Dhe qesha...
Më shikoi me habi dhe pa një pa dy, u hodh në supet e mia me një përqafim duke më belbezuar me sytë të përlotur, më tha: Kjo më pëlqen që po flasim me gjuhën e kodit tonë....qenke nga fisi im...dhe për një çast i ra telefoni. Mori celularin dhe po dëgjoja:
Po jam unë, jam aty ku shkoj përditë, jam me çunin që punon këtu...Po bisedojmë me te...herë pas herë përgjigjej vetëm kështu: po, ëhë...po...
Pastaj më shikonte mua me sy dhe sikur donte të më inkuadronte edhe mua në atë bisedë. Unë e shikoja dhe duke dashur të ikja nga kjo gjë, për të mos cenuar privatësinë e askujt për të dëgjuar bisedën, fillova të ik shkallëve për dy më lartë dhe duke u ngjitur shkallëvë më bëri një zë: Mos ik, jam në adresë të duhur...më duhesh ty, dua të flasim dhe duke mi thënë këto fjalë, ati j që kishte në linjë ja tha: Po, po do flas unë dhe mirupafshim.
Sapo ndaloi celularin, me një zë të butë më tha: Je ty Aleksi?
Unë ja ktheva: Po unë jam
Do më duhet të flasim për një gjë, unë e dija që do takoheshim, por e kisha për të studiuar rrethin. Unë e pyeta, pse çfarë do duhet të studiosh këtu, unë i njohë njerzit por nuk të njohe ty. Ai ma kthyu duke më thënë: Unë të njohë ty por nuk i njohë njërzit…dhe qeshi…
Aty kuptova se ishte një njëri me halle, donte diçka nga unë dhe vendosa që të pranoja çdo gjë që do kërkonte.
Me një guxim ju afrova, ja thash: Fol o burrë bote, çfarë halli kje, sepse mjaftë i kemi lënë vehtës kohë në ilegale, ma thuaj troq: Çfarë do dhe çka mund të bëjë për Ty?
Duke më shikuar, duke marrë atë cigare përgjysmë, ma tha shkurt: Unë duhet të jam tek ty për ca ditë, më duhet ndihma e juaja. Nuk kam strehë, jam nga zona e luftës. Jam gazetar. Jam i përndjekur politikisht. Më kanë dërguar këtu tek Ty duke më thënë se vijmë nga familja e njejtë.Saktë e di Aleks, se Ti je gazetar, je nga kjo familje...
Pa e pyteur më shumë, më ra në mend ekzodi i shqiptarëve në kohën e luftës, ato kalvare të gjata që ju bënë strehë dhe i shpëtuan nga uria...Duke menduar kështu, ja ktheva: Po mos ke merak dhe do më kesh mua.Unë do jam në servisin tënd. Mos u brengos...Jam unë që më ke pranë.
Kështu erdhi në aparatmentin tim zotriu nga familja ime, dhe këtë rrëfim i kisha treguar babit tim një ditë. Aparatamenti im ishte i vetëm dhe duke njohur personalitetin e këtij njeriu, frikën se mos po i ndodhë gjë, babi im e kishte menduar këtë gjë ndryshe...Sapo isha me këto mendime u dëgjua zëri tij duke me thënë: Aleks eja se u bë mjaftë, je bërë si qerret me therra, eja dhe dua të i bie shkurt.
Sapo hyra në kuzhinë, ma priti me fjalët:
Miresevjen në odë të shkretë nuk ka or biri im, shko sot dhe merre atë burrë që ke bllokuar dhe sille në shtëpinë tonë. Nëse je burrë edhe ti, duhet ta trajtosh sikur mua, duhet të kujdesesh sikur për mua…Mos e harro këtë gjë dhe dua që sot të ha mëngjesin me at njeri…Ishin fjalët tim atit Xisë, që më bëri më shumë se kurdo përshtypje mënyra dhe reagim i tij…
Gazetari erdhi në shtëpinë time…
(vazhdon)
11 Dhjetor 2009 (00:35)
Lecco, Itali
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi