Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: Tufëz vjerëshash

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: Tufëz vjerëshash Empty Engjëll Koliqi: Tufëz vjerëshash

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 10:29 pm

Engjëll Koliqi: Tufëz vjerëshash N1567621193_2912

Engjëll Koliqi: Tufëz vjerëshash

45. KUJTIMI I ZBULIMIT

Asokohe
Me premtimin e stinës
Mrekullia më mbushi plot vezullima
Dashuria më zbuloi mua
Unë dashurinë zbulova!
Stubëll, 3 korrik 2006

46. VALLËZIM’ I NGATËRRUAR

Kishin hyrë në njëfarë feste
Pa ditur pse dhe çka të bënin
Në valle ishin gjetur
Dorëpërdore me djaj
Keq ishin ngatërruar
Kokat flakë u digjeshin
Plagët e zemrës gjak u rridhnin…
Gjilan, 4 korrik 2006

47. MIKLOJA LIVADHIN

Pas aktit të kryer
Partnerin erërat ma kishin grabitur
Unë mbeta vetëm
Në mes të fushës
Pa ditur ç’të bëj as kah t’ia mbaj
Mikloja livadhin…
Viti, 4 korrik 2006

48. VETËVARROSJE E MITEVE

Në t’ashtuquajturën kremte
Të jubileve të harruara
I pari i të paqenëve mori fjalën
Ditë zie shpalli…
Turmat u shkapërderdhën
Mitet lakuriq të mbetura
Filluan të vetëvarrosen!
Stubëll, 5 korrik 2006

49. NË PËRZIERJE STINËSH

Dikush thirrej në besë
Dikush në dashuri
Dikush thirrej në drejtësi
Mot i lig mbante
Brenda e jashtë gardhit
Në grumbuj mjegullash
Mbështjelluar bënin ligjin
Interesa plot
Prishtinë, 6 korrik 2006

50. ME DUAR TË SHTRIRA

Një grua n’udhëkryq
Me duar të shtrira
Kahesh të ndërrueshme
Diç kërkon…
Dikush e shpjegon me mëshirë
Të tjerët – me lëmoshë
Ajo priste të vërtetën dashuri për përqafim…
Prishtinë, 6 korrik 2006

51. RRËSHQITJE NDËRMJET NDRYSHIMEVE

Në vazhdën e mosbesimeve
Luhatjet kurrë s’i ndale
Ndërmjet dyshimeve
Mbetur në vetmi
Rrëshqet edhe më
Deri në rreziqe të papara…
Gjilan, 6 korrik 2006

52. PËR TË RINUAR LISIN PLAK

Trupin ia kanë prerë
Pakëz përmbi dhé
Filizat e mbetur në trung
Gjak e djersë kanë thithur
Në këtë truall të Atëloshit
Rriten filizat me besë
Ujiten dhe freskohen gjithnjë
Me yndyrë dashurie!
Viti, 6 korrik 2006

53. NË NUHATJE HAPASH…

Më në fund
Rrugën e gjeta
Nëpër shtegun e valles së fshehur
Në logun e kremtes mbërrijta
Me mrekullinë e dashurisë!
Stubëll, 7 korrik 2006

54. E THARË NGA ETHET…

Nga zjarri i dashurisë në ikje
Hapat i ishin mbështjelluar
Në fund të humnerës kur ka rënë
Përroi i akullt e ka gllabëruar

Dielli si për inat
Ethet ia ka shtanguar
Trupin e harruar
Lëkurë e asht ia ka bërë

Tashmë nuk lëviz dot
Udhët e jetës i kanë humbur
Dhe tjetër s’i ka mbetur
Pos t’ia dorëzoj shpirtin kryeshejtanit
Gjilan, 8 korrik 2006

55. TË RILINDUR BASHKË

Shekullin e ri në dorë e kemi
Vetë presim e vetë qepim
Ne protagonistët e epokës së dashurisë
Bashkë të rilindur
Ndërmjet rrezeve të fatit
Vezullima plot jemi
Dhe botëra shkëlqejmë…
Stubëll, 9 korrik 2006

56. PËR TË MOS HUMBUR

Pa u hamendur udhëkryqeve
Rrugën e vërtetë ta marrim
Dhe ata që na presin t’i respektojmë

Të mos nxitojmë shumë
As të mos ndalemi
Kohën të na ikë mos ta lëshojmë
Stubëll, 10 korrik 2006

57. REALITETE ILUZORE

Vetëm ato që shohin me sy mitesh
Për ata realitete të tjera nuk ka
As nuk u konvenojnë…
Vazhdojnë në stinën e territ
Me kupa gjaku dolli ngrejnë
Dhe shenjtër shpallen…
Edhe kur të vrasin
Kanë gjithnjë të drejtë
Dhe duan falje t’u kërkosh…
Ferizaj, 10 korrik 2006

Engjëll Koliqi: Tufëz vjerëshash 15541_1263061147792_1567621193_30669872_3060164_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi